Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit”

23/11/2024 - 08:30
në Kryesore, Lajme
A A
“Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Philip Reeker, ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk beson se do të jetë prioritet për administratën e re të Donald Trumpit.

Sipas Reeker, fokusi i SHBA do të jetë siguria dhe prosperiteti, së bashku me mbështetje për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. 

Ai tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellë marrëveshje të mira, por zbatimi i tyre ende mbetet një sfidë e madhe.

Diplomati amerikan Filip Reeker e vlerësoi situatën e tanishme pas formimit të Komisionit të ri Evropian dhe rikthimit të Donald Trumpit në krye të administratës amerikane si një moment të rëndësishëm për shqyrtimin e hapave të ardhshëm në zgjidhjen e sfidave në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk mendoj se çështja e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të jetë në krye të agjendës së administratës amerikane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të kapërcejnë problemet e së kaluarës dhe të gjejnë një rrugë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e tyre”, thekson Reeker në RTK.
Sipas Reeker, i cili ka marre pjesë në Konferencën e Sigurisë në Beograd, fokusi kryesor i presidentit Trump do të jetë siguria dhe prosperiteti, në përputhje me politikën e tij “Amerika e para”.

“Presidenti Trump ka përcaktuar qartë prioritetet që janë të orientuara nga ajo që është e rëndësishme për Amerikën dhe qytetarët e saj. Kjo nuk është një izolacionizmi i plotë, por njerëzit duhet të jenë të rezervuar në pritshmëritë e tyre që SHBA të zgjidhë problemet e tyre. Bota sot përballet me sfida të mëdha gjeopolitike që kërkojnë vëmendje urgjente”, tha Reeker.

Reeker, i cili ka qenë zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, theksoi se dialogu nën Bashkimit Evropian mbetet mjeti kyç për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por shprehu shqetësimin për përparimin e ngadaltë.

JU REKOMANDOJMË

Të shtëna me armë në jahtin luksoz, ndalohet Astrit Gjonpalaj i “Globus Travel”

Të shtëna me armë në jahtin luksoz, ndalohet Astrit Gjonpalaj i “Globus Travel”
03/08/2026 - 10:51

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në bordin e një jahti luksoz, në zonën bregdetare të Palasës. Pas sinjalizimit, Policia Kufitare, në bashkëpunim me forcat speciale “Delta...

Më shumëDetails

89 vjet jetë, nëna e ish-presidentit Thaçi sot feston ditëlindjen

89 vjet jetë, nëna e ish-presidentit Thaçi sot feston ditëlindjen
03/08/2026 - 10:39

Nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot e feston ditëlindjen. Ajo ka mbushur e 89 vjet. Edhe këtë festë, Nëna Hyrë do ta kalojë pa praninë fizike...

Më shumëDetails

Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së
03/08/2026 - 10:31

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë, duke bërë të ditur ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj. Përmes një postimi...

Më shumëDetails

Nëna nga Prizreni raporton në polici zhdukjen e vajzës dhe djalit të saj

Zhduket një person në Ferizaj
03/08/2026 - 10:20

Policia e Kosovës është duke trajtuar një rast të zhdukjes së dy personave në Prizren, pasi një grua ka raportuar se vajza dhe djali i saj janë larguar...

Më shumëDetails

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, “Trainkos”-i merr këtë vendim

Treni godet një veturë në zonën industriale në Prishtinë
03/08/2026 - 09:52

Trainkos”-i ka njoftuar se trenat me numër 760 dhe 4201 në relacionin Pejë-Prishtinë dhe anasjelltas janë anuluar për sot. Njoftimi i kompanisë vjen në mëngjesin kur një grua...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Një person u gjet pa shenja jete në bodrumin e një banese

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
03/08/2026 - 09:38

Një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e një banese në rrugën “UÇK” në Pejë, mbrëmjen e së dielës. Lajmi u bë i ditur nga Driton...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Arrestimi i kosovarit në kufi me Hungarinë, çka thotë MPB-ja serbe?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë