Gazeta Online Veriu.info kishte raportuar në korrik të këtij viti për arrestimin e një grupi personash të cilët dyshoheshin për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria dyshohet se kanë importuar ujë në vend të derivateve të naftës, duke përdorur kompani fiktive dhe kompani aktive në Kosovë për të realizuar skemën dhe për të fshehur gjurmët e transaksioneve.
Pjesë e këtij aksioni të madh ku ishin bastisur dhjetra lokacione ishte edhe hoteli “Premium” i Korab Visokës.
Sot Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë Korab dhe Fatmir Viskoës si dhe të akuzuarve Faruk Mazrek, Fariz Mazrek, Nisret Bajraktari, Dashnim Miftari, Adem Morina, Muhamet Mazrek, Naser Morina, Gazmen Quni dhe Sasivar Mazerek, lidhur me dallavere me transportimin e naftës nga Durrësi për Kosovë.
Sipas aktakuzës, duke vepruar në bazë të marrëveshjes me Fariz dhe Faruk Mazrek. një pjesë të derivateve që u realizonte në emër të “Standard Petorl” me pronar Korab Visokën nga përcjellja me GPS mjetet transportuese kanë ndalur në Bashkinë e Vlorës në Shqipëri rreth 30 kilometra larg portit të Durrësit.
Ndërkaq, thuhet se nga kontrolla doganore janë ndaluar katër mjete transportuese nga të cilat mjeti tranpsortues në emër të “Standard Petrol” nga 3 komora, dy ishin me ujë mbi 90 për qind, ku më pas Fatmir Visoka lëshon dhe pranon faturë fiktive në stok për shitje për biznesin “Extra Petrol” si dhe 31 fatura të “Standard Petrol” në vlerë prej 1,028.768.57 euro dhe fatura për “Kosovo Olim” n vlerën prej 3.6 milionë, pa mall, pa import dhe pa pagesë bankare.
Me kërë rast, sipas aktakuzës, dëmi ndaj buxhetit të shtetit arrin vlerën e 1 milion e 294 mijë e 869 euro e 2 centë.
Gjithashtu, thuhet se Fatmir Visoka duke qenë person përgjegjës për “Kosovo Olim” aksionar formal Aldo Gaeta, me 63 deklarata të padorëzuara dhe me deklarimet e vitit 2022-24 brenda një dite të vetme dëmton buxhetin e shtetit në vlerë prej 2 milionë e 347 mijë e 314 euro e 43 centë, ndërsa Korab Visoka si aksionar në biznesin “Standard Petrol” ka deklaruar si naftë 2,181.272 litra me ujë, ka lëshuar 31 fatura pa mall ndaj “Kosova Oil” dhe me para të gatshme ka paguar “Gega Oil” 2,921.465.00 euro pa deklaruar si qarkullim. si dhe duke qenë përgjegjës dhe aksionar në “Premium Hotel”, të hyrat e fshehura të të cilit janë rindërtuar nga dokumentet e identitetit të mysafirëve. ka dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerën prej 2 milionë e 87 mijë e 632 euro e 17 centë.
















