Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtori Tmava për largimin e asfaltit në “Lah Nimani”: Nuk është në cilësinë e duhur për përmirësimin e infrastrukturës tonë, do shtrohet si duhet

03/07/2024 - 13:36
në Kryesore, Lajme
A A
Drejtori Tmava për largimin e asfaltit në “Lah Nimani”: Nuk është në cilësinë e duhur për përmirësimin e infrastrukturës tonë, do shtrohet si duhet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asfalti i shtruar para disa muajsh në rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë është larguar plotësisht, shkruan Mitropol.

Pas kritikave dhe shqetësimeve të qytetarëve, drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava ka dhënë sqarim duke thënë se pjesa e cila është punuar më herët nga kompania e kontraktuar nuk është në cilësinë e duhur dhe asfalti do shtrohet si duhet.

“Me këtë vendim, dua të siguroj që çdo projekt i realizuar në emër të qytetarëve tanë të jetë një investim i vërtetë në të ardhmen tonë të përbashkët.”, ka shkruar Tmava.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Mitrovicës,
Detyrimi im kryesor është të siguroj që çdo punë publike të jetë e kualitetit të lartë dhe të shërbej në përmirësimin e jetës tonë të përditshme në qytet. Ne sot duam të ndajmë me ju një vendim të rëndësishëm që kemi marrë në emër të përmirësimit të kualitetit të infrastrukturës në rrugën “Lah Nimani” duke refuzuar një pjesë të punimeve në këtë rrugë.

Ne kemi pranuar shqetësimet për punimet në këtë rrugë dhe kam vlerësuar me kujdes se pjesa e cila është punuar më herët nga kompania e kontraktuar nga komuna nuk është në cilësinë e duhur për përmirësimin e infrastrukturës tonë. Qëllimi jonë është që çdo investim publik të jetë në përputhje me standardet më të larta për të siguruar sigurinë dhe përdorueshmërinë për ju, banorët e lagjes dhe qytetarët e Mitrovicës.

Nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë sepse e mirëkuptojmë shqetësimin tuaj, e kam pritur edhe kritikën për këtë vendim por përgjegjësinë që unë kam marrë dua ti dal zot me punë dhe nderë në mënyrë që puna jonë të ndikoj në jetën tuaj dhe kjo është dhe do të mbetet e pamohueshme.

Me këtë vendim, dua të siguroj që çdo projekt i realizuar në emër të qytetarëve tanë të jetë një investim i vërtetë në të ardhmen tonë të përbashkët. Unë dua të ju falëndëroj për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj sepse jam i bindur se bashkë ne do ta bëjmë më të mirën për qytetin tonë Mitrovicën.
#bashkëpërMitrovicën

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
22/08/2026 - 23:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton se ditën e nesërme pritet që temperaturat minimale të jenë mes 11 dhe...

Më shumëDetails

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
22/08/2026 - 22:42

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë organizon Marshin për Liri nën moton “Kosova po pret”. Ky marsh do të mbahet katër ditë para se...

Më shumëDetails

Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video
22/08/2026 - 22:28

Policia e Shqipërisë sot njoftoi ndërmarrjen e një aksioni madhor anti-drogë, që rezultoi me prangosjen e tre të dyshuarve, shtetas të Kosovës. Lënda dyshohet se ishte siguruar në...

Më shumëDetails

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione
22/08/2026 - 22:13

Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) kanë paralajmëruar për nesër dy aktivitete simbolike para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimeve të dërguara për media, Aleanca do...

Më shumëDetails

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët
22/08/2026 - 21:56

“Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian dërgoi helikopterë dhe zjarrfikës për të ndihmuar Serbinë të luftojë një zjarr masiv në një rezervat natyror në verilindje të këtij...

Më shumëDetails

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
22/08/2026 - 21:41

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë të ditur vetë KQZ, në njoftimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Pusho i qetë, melaqja jonë”, bashkëshortja kujton 32-vjeçarin që humbi jetën në KEK

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gjykata Speciale: Aktgjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së do të transmetohet me 10 minuta vonesë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë