Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DRENA letër e hapur për Institucionet e Kosovës: Kërkojmë subvencionim për përpunimin e qumështit dhe mbështetje për eksportin

10/05/2026 - 21:14
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
DRENA letër e hapur për Institucionet e Kosovës: Kërkojmë subvencionim për përpunimin e qumështit dhe mbështetje për eksportin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas disa veprimeve të ndërmarra ditëve të fundit nga institucionet vendore që rregullojnë tregun e përpunuesve të qumështit, kompania DRENA u është drejtuar institucioneve të Kosovës përmes një letre të hapur, duke kërkuar trajtim të barabartë për produktet vendore dhe ato të importuara.

Kompania DRENA, e cila menaxhon qumështoren me të njëjtin emër, ka kërkuar gjithashtu nga institucionet e Kosovës subvencionim për përpunimin e qumështit për litër dhe mbështetje për eksportin.

Letra e plotë nga DRENA:

Letër e Hapur për Institucionet e Kosovës

Të nderuara institucione të Republikës së Kosovës,

Drena, si pjesë e industrisë vendore të qumështit dhe prodhimit ushqimor, ndjen obligim të ngrejë shqetësimin për gjendjen gjithnjë e më të vështirë të sektorit vendor.
Sot po rrezikohen ferma, po rrezikohet prodhimi vendor dhe po rritet varësia nga importi.

Ndërkohë, prodhuesit dhe perpunuesit vendorë përballen me kosto të larta, mungesë të mbështetjes së mjaftueshme dhe konkurrencë të pabarabartë nga produktet e importuara.

Një shqetësim i veçantë lidhet me përdorimin e vajit të palmës dhe qumështit pluhur. Përderisa prodhuesit vendorë po përballen me kufizime dhe kontrolle të rrepta, në tregun tonë vazhdojnë të hyjnë lirshëm produkte të importuara që përmbajnë yndyra bimore, vaj palme dhe produkte të rikombinuara me qumësht pluhur.

Kjo krijon pabarazi në treg dhe e vendos prodhuesin dhe perpunuesin vendor në pozitë të pafavorshme konkurruese.

Ne nuk kërkojmë privilegje, por mbrojtje e trajtim të barabartë, transparencë dhe rregulla të njëjta me ato te BE se.

Zhvillimi i sektorit blegtoral duhet bërë së bashku.

Institucionet kanë ndihmuar përmes subvencioneve dhe granteve për fermerët, ndërsa ne si industri kemi garantuar grumbullimin e qumështit vendor, kemi investuar në teknologji, kemi organizuar trajnime dhe kemi mbështetur fermerët edhe në periudhat më të vështira, si ajo gjatë pandemisë.

Shpesh kemi krijuar stoqe dhe kemi pësuar humbje vetëm për të mos e lënë fermerin vendor pa treg.

Megjithatë, përpunuesit vendorë vazhdojnë të mos përfitojnë mbështetje direkte, ndërsa në investime per diversifikim jemi trajtuar në mënyrë jo të drejte nga AZHB ja.

Prandaj kërkojmë:
• trajtim të barabartë për produktet vendore dhe ato të importuara,
• subvencionim për përpunimin e qumështit për litër,
• mbështetje për eksportin,
• prioritet për produktet vendore në institucionet shtetërore,
• fushata vetëdijesuese për konsumimin e produkteve vendore,
dhe krijimin e rezervave shtetërore me produkte vendore.
Ne jemi të gatshëm të ulemi bashkë me institucionet dhe të kontribuojmë me ide dhe zgjidhje konkrete për forcimin e fermerit, përpunuesit dhe kredibilitetit të prodhimit “Made in Kosova”.

Forcimi i prodhimit vendor nuk është vetëm interes ekonomik — është interes kombëtar dhe strategjik për të ardhmen e Kosovës.
Së bashku ja dalim!

Me respekt,
Drena
Prishtinë, Kosovë

JU REKOMANDOJMË

Dimri n’derë: Policia me goma vere, dështon tenderi

Dimri n’derë: Policia me goma vere, dështon tenderi
03/11/2026 - 20:50

Data se kur veturat duhet të pajisen me goma të dimrit dihet, por jo edhe ajo se kur do të furnizohet policia me to. Kjo pasi tenderi i...

Më shumëDetails

Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia
03/11/2026 - 20:38

Pronari i depos së armëve “Tactical” në Gjakovë, Valon Curri, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se e kishte inskenuar vjedhjen e mbi 100 armëve të...

Më shumëDetails

Përfitoi grant 75 mijë euro kur ishte ministër, dy vite më pas fiton tender 253 mijë euro në komunën që drejtohet nga po i njëjti

Përfitoi grant 75 mijë euro kur ishte ministër, dy vite më pas fiton tender 253 mijë euro në komunën që drejtohet nga po i njëjti
03/11/2026 - 20:34

Bizismeni që kishte përfituar grant prej 75,449 eurosh në kohën kur Faton Peci drejtonte Ministrinë e Bujqësisë, tash është pjesë e grupit të operatorëve ekonomikë që ka fituar...

Më shumëDetails

Kurti njofton për identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës

Kurti njofton për identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës
03/11/2026 - 20:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar edhe tre persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, pas pranimit të raporteve të reja të ADN-së. Bëhet...

Më shumëDetails

“Më në fund mund t’i japim lamtumirën”, djali i doktor Adem Ademit me mesazh prekës pas identifikimit të babait

“Më në fund mund t’i japim lamtumirën”, djali i doktor Adem Ademit me mesazh prekës pas identifikimit të babait
03/11/2026 - 20:05

Pas 27 vitesh pritjeje, është identifikuar përmes analizave të ADN-së trupi i doktor Adem Ademit, i cili ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Djali i tij, Erblin Ademi,...

Më shumëDetails

OVL e UÇK-së fton mediat në konferencë për media

OVL e UÇK-së fton mediat në konferencë për media
03/11/2026 - 19:59

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka ftuar përfaqësuesit e mediave në një konferencë për media, e cila do të mbahet nesër,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    374 Shpërndaje
    Shpërndaje 150 Tweet 94
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Beteja për pronën e shtrenjtë ku mbesa i hodhi në gjyq Ethem Çekun me vëllëzër | Dokumenti i kontestuar për falsifikim shkon në Forenzikë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë