Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DW: Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

04/10/2025 - 09:48
në Lajme
A A
DW: Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjermanët të pakënaqur me punën e qeverisë, kanë frikë se Rusia do të sulmojë vende të tjera dhe një shumicë dërrmuese është pro njohjes së Palestinës, sipas sondazhit.

Kancelari Friedrich Merz foli për kthesë në Gjermani, pas fitores në zgjedhje, si dhe një vrull të ri në zhvillimin ekonomik. Kur mori drejtimin e vendit në maj ai tha se për ta parë këtë ndryshim do të duheshin vetëm 100 ditë.

Por shumë qytetarë në Gjermani janë të pakënaqur edhe me këtë qeveri. Sipas sondazhit të fundit për “Deutschlandtrend”, që zhvillohet me porosi të televizionit publik gjerman ARD, vetëm një ndër pesë gjermanë është i kënaqur me punën e qeverisë së KancelaritMerz.

Nëse këtë të dielë do të zhvilloheshin zgjedhje, Kristiandemokratët e Merzit dhe partnerët e koalicionit, Socialdemokratët, nuk do të kishin më shumicën.

Në disa sondazhe të tjera Alternativa për Gjermaninë (AfD), partia pjesërisht ekstremiste e djathtë ka marrë tashmë vendin e parë. Ndërsa sipas Deutschlandtrend, AfD zë vendin e parë bashkë me Kristiandemokratët, me nga 26 përqind. SPD është shumë më e dobët me vetëm 14 përqind, të Gjelbrit do të kishin 12 ndërsa e Majta 10 përqind.

Ribashkimi i Gjermanisë

3 tetori 2025 shënoi edhe 35-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë. Në këtë sondazh i kushtohet natyrisht një pyetje edhe këtij përvjetori

Në lindje të vendit, vetëm një në dy persona (pra rreth gjysma) mendojnë se ribashkimi ka pasur një ndikim pozitiv, ndërsa në perëndim, dy të tretat e njerëzve mendojnë kështu.

Gjermanolindorët përmendin në mënyrë specifike lirinë e lëvizjes si një avantazh, ndërsa demokracia dhe liritë politike theksohen si arritje e madhe vetëm nga një në pesë. Siç pritej, ata vlerësojnë negativisht hendekun në prosperitet dhe zhvillim, që ende ekziston midis lindjes dhe perëndimit të vendit.

Në të dy pjesët e vendit, mbizotëron pakënaqësia me mënyrën se si funksionon demokracia në Gjermani sot. Në Perëndim, 53 përqind janë të pakënaqur, në Lindje madje deri në 67 përqind.

NATO dhe Rusia

Pas shkeljeve të fundit ruse të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s, me avionë dhe dronë, deri në dy të tretat e gjermanëve kanë frikë se Rusia mund të sulmojë një vend tjetër në Evropë.

Më shumë se gjysma (54 përqind) janë të mendimit që NATO duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Rusisë, ndërsa 34 përqind preferojnë përmbajtje.

Më së shumti votuesit e AfD-së, dy të tretat e të cilëve nuk janë të shqetësuar se Rusia do ta përhapë agresionin e saj në vende të tjera, janë në favor të përmbajtjes.

Pro njohjes së Palestinës

Java e ardhshme (7 tetor) shënon përvjetorin e dytë të sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit. Shumica e qytetarëve gjermanë (63 përqind) e kundërshtojnë mënyrën se si Izraeli reagoi ushtarakisht, duke e përshkruar atë si të tepruar. Vetëm 15 përqind besojnë se një reagim i tillë është i përshtatshëm, ndërsa gjashtë përqind mendojnë madje se veprimi izraelit nuk është mjaftueshëm i ashpër.

55 përqind e të anketuarve janë në favor të njohjes së pavarësisë së Palestinës, 20 përqind janë kundër. Gjithashtu, 55 përqind besojnë se Gjermania duhet të mbështesë planin e Komisionit Evropian për të hequr privilegjet tregtare dhe doganore për Izraelin.

Nga ana tjetër, dy të tretat e të anketuarve mendojnë se artistët dhe atletët izraelitë nuk duhet të ndëshkohen për veprimet e autoriteteve të tyre, për shembull duke u përjashtuar nga Eurosong apo nga garat e futbollit të UEFA-s.

Ajo që ka ndodhur më 7 tetor dhe gjithçka që ndodhi pas tij, ka pasur një ndikim edhe në shoqërinë gjermane – numri i incidenteve antisemite është rritur në Gjermani.

Shumica e qytetarëve besojnë se lufta kundër antisemitizmit nuk duhet të zbutet. 40 përqind e tyre besojnë se duhen bërë përpjekje edhe më të forta. Në nëntor 2023, menjëherë pas sulmit të Hamasit, kjo përqindje ishte 56%. Rreth 35 përqind e qytetarëve mendojnë se po bëhet mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin, ndërsa 10 përqind mendojnë se po bëhet tepër./DW/

JU REKOMANDOJMË

Katër shoferë në Ferizaj dënohen se vozitën të dehur – dy të tjerë se tejkaluan shpejtësinë

Katër shoferë në Ferizaj dënohen se vozitën të dehur – dy të tjerë se tejkaluan shpejtësinë
26/07/2026 - 13:36

Gjashtë shoferë janë ndëshkuar nga Policia në Ferizaj pas kontrolleve të shtuara në trafik, ku janë evidentuar raste të vozitjes nën ndikim të alkoolit dhe tejkalimit të shpejtësisë...

Më shumëDetails

Kurti viziton familjen e heroit Enver Zymberi, në 15 vjetorin e vdekjes së tij

Kurti viziton familjen e heroit Enver Zymberi, në 15 vjetorin e vdekjes së tij
26/07/2026 - 13:01

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen e heroit Enver Zymberi në Ditën Memoriale në nderim të policëve që humbën jetënnë krye të detyrës. Ai u...

Më shumëDetails

Gjendet Golf II i vjedhur në Gjilan, arrestohet hajni

Gjendet Golf II i vjedhur në Gjilan, arrestohet hajni
26/07/2026 - 13:00

Një Golf II GTI i vitit 1990, i cili u vodh nga një garazh në Gjilan, është gjetur vetëm një ditë më vonë nga Policia e Kosovës, ndërsa...

Më shumëDetails

Adem Demaçi kujtohet për qëndresën dhe sakrificën për lirinë e Kosovës

Adem Demaçi kujtohet për qëndresën dhe sakrificën për lirinë e Kosovës
26/07/2026 - 11:56

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, bënë homazhe në përvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Adem Demaçi, duke...

Më shumëDetails

Avni Arifi: Nëse konfirmohen pretendimet për koordinimin e Lule Gjelit, do të ishte një nga format më të rënda të manipulimit politik

Avni Arifi: Nëse konfirmohen pretendimet për koordinimin e Lule Gjelit, do të ishte një nga format më të rënda të manipulimit politik
26/07/2026 - 11:38

Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me pretendimet se Lule Gjeli është koordinuar nga persona që...

Më shumëDetails

Gërxhaliu: Politika po e lë në hije ekonominë, rritja e çmimeve po godet qytetarët, fuqia blerëse çdo ditë e më dobët

Gërxhaliu: Politika po e lë në hije ekonominë, rritja e çmimeve po godet qytetarët, fuqia blerëse çdo ditë e më dobët
26/07/2026 - 11:02

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se gjendja ekonomike në vend është shqetësuese për shkak të fokusit te politika. “Në aspektin ekonomik, situata në Kosovë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Kajtazi nxjerr shkrimin e gazetës amerikane për “Lule Gjelin”: Është Albin Kurti në tastierë, llumi i arratisur nga vendi i tij

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Haki Abazi i vetëofrohet Prokurorisë: ‘Lule Gjeli’ është në shërbim të Kurtit e Mihalit, e kam takuar në vitin 2021 në Delaware

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Skandal: “Intergen” i Serdar e Gulay Ceylaner kapet duke kryer shërbime laboratorike të gjenetikës pa licencë në Kosovë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Zbulohet shuma marramendëse që pritet të fitojë Kristian Prenga nga dueli me Joshuan

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë