Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy fjalë, në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese

14/08/2025 - 12:05
në Opinione
A A
Dy fjalë, në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Kadri Kryeziu

DY FJALË, NË PRITJE TË AKTGJYKIMIT TË PLOTË TË GJYKATËS

KUSHTETUESENjoftimi i datës 8 Gusht 2025 i Gjykatës Kushtetuese nxori në pah katër elemente të vendimit, tekstin e plotë të të cilit jemi duke e pritur. 1. Kryesuesi Avni Dehari nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin KO124/25 të datës 26 Qershor 2025. 2. Këtë mos pajtueshmëri Gjykata e ka përdorur si justifikim për ta resetuar rrjedhjen e afatit 30 ditor për konstituimin e Kuvendit. 3. E drejta e nominimit për Kryetar të Kuvendit vazhdon të jetë e drejtë ekskluzive e grupit më të madh parlamentar, në këtë rast atij të partisë VETËVENDOSJE. 4. Një kandidat i caktuar për Kryetar të Kuvendit mund të nominohet vetëm tre herë. Pra, pas konsumimit të tentimit të tretë, grupi më i madh parlamentar duhet ta propozojë një kandidat tjetër.

Le të ndalemi pak te pikat 1 dhe 4, nga këto të cekura më sipër. Sa i përket veprimeve procedurale të Kryesuesit Avni Dehari, edhe unë i kam vërejtjet e mia. Konsideroj që Kryesuesi Dehari ka pasur të drejtë të tentojë votimin e fshehtë, por ka gabuar me vazhdimin, për 30 ditë, të insistimit vetëm në votim të fshehtë. Në mendimin tim profesional, në mungesë të një rregullimi të qartë procedural në favor të njërës apo tjetrës formë të votimit, janë vetë deputetët që vendosin se a do të votojnë hapur apo në mënyrë të fshehtë.

Refuzimi për të votuar në çështjen e komisionit për votim të fshehtë, në vetvete përbën refuzim të kësaj mënyrë të votimit. Nuk ka pasur nevojë që Kryesuesi Dehari, çdo 48 orë, për 30 ditë rresht, ta provojë të njëjtën gjë. Ky veprim i Kryesuesit Dehari tregon që periudha prej 26 Qershor e deri më 26 Korrik, kur vendoset masa e përkohshme e ndalimit të të gjitha aktiviteteve në seancë konstituive, është shfrytëzuar për taktizime politike dhe jo për zgjidhje procedurale të ngërçit. Por, thënë këtë, po ashtu mendoj që Gjykata nuk mund ta deklarojë aq lehtë Kryesuesin Dehari se paska vepruar në papajtueshmëri me Aktgjykimin KO124/25 të datës 26 Qershor 2025. Konsideroj që në tekstin e Aktgjykimit të datës 26 Qershor 2025, Gjykata Kushtetuese ka dështuar në gjënë më të thjeshtë, e që më së shumti pritet nga ajo, pra të jetë e qartë në formulime dhe konstatime.

Nuk është punë e Kryesuesit Dehari dhe e dikujt tjetër që të merret me qëmtime juridike se çfarë ka dashur të thotë Gjykata. Vetë Gjykata duhet të na tregojë këtë. Bashkangjitur keni pikat 141, 178, 180, 182 dhe 187 të Aktgjykimit KO124/25 të datës 26 Qershor 2025. Në pikat 141, 178 dhe 180, Gjykata riafirmon që, në mungesë të përcaktimeve të qarta kushtetuese dhe ligjore, të dy mënyrat e votimit janë të ligjshme. Pastaj në pikat 182 dhe 187 e fut në përdorim formulimin “praktikat e deritanishme parlamentare”. Logjikisht, formulimi “praktika të deritanishme parlamentare” nënkupton praktikën e zgjedhjes së kryetarit dhe të nënkryetarëve me votim të hapur, sepse kështu është vepruar deri tani. Por, pse Gjykata nuk e ka thënë këtë gjë në mënyrë të qartë urdhërore, “Kryesues vazhdo seancën konstituive sipas praktikave të deritanishme parlamentare duke e aplikuar votimin e hapur”, dhe pikë?

Pra, Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i ikë pjesës së vet të përgjegjësisë për situatën e krijuar pas 26 Qershorit 2025. Për mua, si ekspert i të drejtës kushtetuese dhe ish nënkryetar i kësaj Gjykate, është e qartë që një urdhër i tillë i qartë, e që nuk lë hapësirë për interpretime kontradiktore, përbën një fizkulturë jo të lehtë ligjore, pra Gjykata ka dashur t’i shmanget futjes në një fushë ku i mungon kompetenca ligjore. Gjykata Kushtetuese nuk mund të interpretojë diçka për të cilën Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit qëndron e heshtur. Rregullimi ligjor nuk është punë e Gjykatave, por vetëm e trupave legjislative. Për mua, si profesionist i fushës, është me shumë interes të shohë se mbi çfarë argumentimesh juridike Gjykata do të justifikojë përcaktimin vetëm për votim të hapur? Praktika e mëhershme parlamentare nuk është normë juridike. As krahasimi me rregullimet kushtetuese dhe parlamentare të vendeve tjera nuk përbën bazë ligjore, sepse krahasimet vlejnë për norma të ndryshme brenda një sistemi unik juridik, pra jo për norma të ndryshme në sisteme të ndryshme juridike.

Po ashtu është shumë me interes të shohë si do të justifikohet përcaktimi për kufizim të së drejtës së nominimit vetëm tre herë për një kandidat të caktuar. Gjykatat, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, nuk e kanë kompetencën dhe fuqinë juridike që thjesht me vendim gjykate të krijojnë rregullime të reja juridike. Sot për sot, askund në botë përfshirë edhe diktaturat, nuk ekziston as edhe një rregullim shtetëror të tipit republikë gjyqësore, ku Gjykatat kanë edhe kompetenca legjislative. Konsideroj që, gjatë trajtimit të çështjeve që lidhen me ngërçin aktual (që është thellësisht politik dhe aspak juridik), Gjykata është dashur të rikujtojë praktikën e vet nga viti 2020, përkatësisht Aktgjykimin KO54/20 të datës 6 Prill 2020. Aso kohe, përballë veprimeve të Qeverisë së Kosovës, të cilat qëndronin në fushën e parregulluar me normë të qartë juridike, përkundër seriozitetit situatës dhe rrezikut të madh që përbente COVID19, Gjykata ishte e vendosur në gjykimin e drejtë që, pavarësisht presionit dhe rrezikut publik, sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë dhe që zbrazëtirat juridike mund të plotësohen vetëm me normë të re juridike të aprovuar nga Kuvendi. Në fund duhet ta theksoj që e gjithë kjo situatë absurde është pasojë e Aktgjykimit KO119/14 të datës 27 Gusht 2014.

Ky vendim e ka përmbysur logjikën e rendit demokratik, duke instaluar mekanizma bllokues dhe veto informale në procesin si ndërtohen institucionet kryesore në vend. Zgjidhjen e përhershme duhet kërkuar në ndryshime kushtetuese ose në anulimin e plotë të këtij Aktgjykimi dhe rikthimin në rregulla sensus communis të rendit demokratik.

 

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë