Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj komentoi zhvillimet e fundit politike dhe refuzimin e partisë së tij për të votuar Vlora Çitakun si nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.
Rexhaj tha se për të Ganimete Musliu është emër i pranueshëm teksa shtoi se do të lobojë brenda partisë që ajo t’i ketë votat për nënkryetare nëse propozohet nga PDK-ja.
“Meqë ka një bllokadë të tillë, ku tashmë PDK tha se nuk do të merr pjesë në seancë, duke pasur parasysh edhe rrethanat dhe kontekstet politike nëse ju kujtohen zgjedhjet e dhjetorit ku edhe pse ka pasur aktvendim të Gjykatës Kushtetuese patëm propozuar Haxhiun, pastaj nëse më kujtohet mirë Nagavcin dhe gjithmonë derisa hasëm në një kandidatë të cilin e votoi në atëbotë edhe PDK edhe LDK. Duke menduar në këtë kontekst politik ose rrethanor të asaj kohe më e përshtatshmja në kuptimin e asaj që mendoj unë politikisht sepse është ndër deputetet e pakta që nuk e kanë votuar Gjykatën Speciale, unë e vendosa emrin e znj.Musliu dhe tash kam mbledhje të grupit parlamentar dhe do të lobojë që ajo ta ketë përkrahjen”, tha Rexhaj.












