Dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morinës dhe Berhan Zekës, të cilët humbën jetën tragjikisht në Gjermani, do t’u jepet sot lamtumira e fundit.
Ceremonitë mortore do të mbahen në fshatin Sapniq të Rahovecit, ku familjarët, të afërmit dhe qytetarët do t’i përcjellin për në banesën e fundit.
Sipas njoftimit, varrimi i Leart Morinës do të bëhet në orën 13:00, në varrezat e fshatit Sapniq.
Ndërkaq, ceremonia e varrimit të Berhan Zekës do të mbahet në të njëjtat varreza, në orën 15:00.
Vdekja tragjike e dy të rinjve në Gjermani ka lënë në pikëllim familjet e tyre dhe komunitetin në Rahovec.













