Punëtorët e sektorit privat, konkretisht ata të ndërtimtarisë, çdo ditë po e rrezikojnë jetën e tyre. Statistikat e bëra të ditura nga Sindikata e punëtorëve të sektorit privat tregojnë se vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2023, janë shënuar 15 raste të vdekjeve në vendet e punës.
Një rast tejet i frikshëm ka ndodhur sot tek ndërtesa e “Afri Univerzal” që po ndërtohet afër objektit të Policisë në Mitrovicë, ku një person ka qëndruar mbi kran.
“Jepi zë” ka siguruar foto ku shihet se si punëtori ecën mbi sipërfaqen e kranit që parashihet vetëm për të bartur gjëra, ndërsa shihet se nuk ka qenë i lidhur me litar që të mbrohet nga rreziku i rënies.

Ndonëse sot është ditë e diel, ku do të duhej të ishte ditë pushimi, ky punëtor ka rrezikuar seriozisht jetën e tij.
Ky objekt banesor që po ndërtohet banesor nga “Afri Univezal” është pothuajse ndërtesa më e përfolur javëve të fundit në Mitrovicë, pas shqetësimit të ngritur nga analisti Nexhmedin Spahiu, i cili ka thënë leja për këtë ndërtim është lëshuar në kundërshtim me tri ligje në fuqi.
Në një kronikë të përgatitur javë më parë nga gazetari i Nacionale, Vullnet Krasniqi, shihet se janë dëmtuar disa shtëpi përrth, pronarët e të cilave thonë se dëmet u janë shkaktuar si pasojë e punineve nga “Afri Univerzal” në objektin banesor që po ndërtohet disa metra larg objektit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Stacionit të Policisë.
Ndëryshe, kompanisë “Afri Univerzal” në mars të këtij viti i janë ndërprerë punimet nga Inspektorati i Punës për shkak të mungesës së sigurisë në punë, rast për të cilin kishte raportuar ekskluzivisht Veriu.info.












