Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares”, Haxhiu kërkon takime e marrëveshje që të mos shkojmë në zgjedhje

22/04/2026 - 11:59
në Kryesore, Lajme
A A
“E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares”, Haxhiu kërkon takime e marrëveshje që të mos shkojmë në zgjedhje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtruesja e detyrës së presidentes, njëkohësisht kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se e ka ofruar pozitën e kryeparlamentares që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

Ajo, ka thënë se ka kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare të bëjnë përpjekje maksimale që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, por që t’i jepet mundësia takimeve dhe një marrëveshje për çështjen e zgjedhjes së Presidentit apo Presidentes.

“Së pari, mendoj që nuk është mirë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Unë e kam shpjeguar disa herë që kemi shumë punë para vetes, shumë reforma që duhet t’i shtyjmë përpara, një agjendë legjislative ambicioze e Qeverisë së Republikës së Kosovës që përmban diku 174 projektligje, secili projektligj më i rëndësishëm se tjetri. Por edhe për shumë aspekte të tjera, jo vetëm ato të brendshme, por edhe të jashtme. Në këtë drejtim, unë kam kërkuar edhe publikisht që të gjitha grupet parlamentare të bëjnë përpjekje maksimale që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, por që t’i jepet mundësia takimeve dhe një marrëveshje për çështjen e zgjedhjes së Presidentit apo Presidentes së vendit. Ka qenë shumë e rëndësishme që të dëshmohet vullnet, gatishmëri, seriozitet, përkushtim maksimal që ta tejkalojmë këtë sfidë që e kemi para vete.

Për faktin se vitin e kaluar ne kemi humbur shumë, me mos-konstituim fillimisht të Kuvendit të Republikës së Kosovës e pastaj me mos-votimin e Qeverisë, edhe me mos-votimin e Kryeministrit Kurti edhe të kandidatit tjetër Glauk Konjufca. Në këtë vit, ne arritëm pra ta konstituojmë njëherë Kuvendin sapo u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, u votuan në po të njëjtën ditë Qeveria e Republikës së Kosovës, shumë marrëveshje ndërkombëtare u ratifikuan e po ashtu edhe shumë projektligje tjera u votuan në lexim të parë. Prandaj besoj që gjatë këtyre ditëve do të duhej që të ketë sërish takime, sepse unë i pashë me shqetësim deklarimet e subjekteve opozitare që thoshin që kjo temë tashmë është e mbyllur. Si ka mundësi që të jetë tema e mbyllur për sa kohë ne kemi afat deri të hënën, përkatësisht me 27 prill?”, tha Haxhiu para mediave.

JU REKOMANDOJMË

Sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës në tregjet globale

Sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës në tregjet globale
22/04/2026 - 12:45

Nafta globale luhatet pranë 100 dollarëve për fuçi pas sulmeve ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit. Çmimet e naftës u rritën pasi u raportuan sulme ndaj anijeve me...

Më shumëDetails

KQZ për zgjedhjet e parakohshme: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues

KQZ: Decertifikohen 9 kandidatë për zgjedhje lokale
22/04/2026 - 12:24

Në rast se deri më 28 prill deputetët e Kuvendit nuk arrijnë të zgjedhin presidentin, Kosova pritet të hyjë në një proces të ri të zgjedhjeve të parakohshme....

Më shumëDetails

Kurti thotë se u tregua “shumë bujar” me opozitën: Ata s’kanë probleme me mua, por me popullin

Kurti thotë se u tregua “shumë bujar” me opozitën: Ata s’kanë probleme me mua, por me popullin
22/04/2026 - 12:23

Kryeministri Albin Kurti ka folur më ashpër kundrejt partive opozitare pas dështimeve të negociatave për të gjetur një marrëveshje mbi Presidentin e ri. Ai tha se nga ana...

Më shumëDetails

Kurti: PDK-ja refuzoi takimin, nuk po më duken të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje

Kurti premton pagën e 13-të, për të gjithë punonjësit e sektorit publik
22/04/2026 - 12:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është e domosdoshme që të merren vesh për zgjedhjen e presidentit. Ai tha se nëse vendi shkon në zgjedhje Kosovës këto...

Më shumëDetails

Sulmohet edhe anija e tretë në Ngushticën e Hormuzit

Sulmohet edhe anija e tretë në Ngushticën e Hormuzit
22/04/2026 - 12:16

Një anije mallrash me flamur të Panamasë, MSC Francesca, është sulmuar sot në mëngjes ndërsa po kalonte përmes Strait of Hormuz, rreth 6 milje detare larg bregut të...

Më shumëDetails

“82-sh, fatmirësisht pshtoj”, Kurti përcjell operimin në zemër në QKUK, mjeku ia jep disa informata

“82-sh, fatmirësisht pshtoj”, Kurti përcjell operimin në zemër në QKUK, mjeku ia jep disa informata
22/04/2026 - 12:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në QKUK për përurimin e disa hapësirave të reja në repartin e Kardiologjisë. Gjatë qëndrimit aty, Kurtit i ka rastisur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

    Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Eronita shuan kureshtjen, kaq vjet diferencë ka me Bleron

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Trimat e tastierës”, Haradinaj: Prej Merdares e deri në Prishtinë duke qajtë i biri i qenit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kurti iu çon fjalë Hamzës e Abdixhikut që të pyesin në Europë për ofertën që ua bëri , përmend Merzin, Tuskun…

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “A ma ndreq edhe mu?” – Si ia mori gazetari Duriqi passwordin e e-mailit Nazim Bllacës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë