Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E rëndë | 47-vjeçari ndërron jetë pas kthimit nga Ulqini – familja kërkon të sqarohet shkaku i vdekjes

14/09/2026 - 12:11
në Lajme
A A
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një familje në Pejë po përballet me humbjen e papritur të një të afërmi, i cili ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës në Spitalin e Përgjithshëm, vetëm pak kohë pasi ishte kthyer nga Ulqini.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Nexhmedin Boletinin, 47-vjeçar, i cili është dërguar nga familjarët në Emergjencë për shkak të problemeve serioze me frymëmarrjen dhe gjendjes së rënduar shëndetësore.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në momentin e pranimit në spital ai kishte parametra të ulët jetësorë.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta mbajtur në jetë, rreth orës 23:40 është konstatuar vdekja e tij.

Në spital ka qenë edhe vëllai i të ndjerit, i cili ka kërkuar që të sqarohen plotësisht rrethanat e vdekjes.

Ai ka bërë me dije se vëllai i tij ishte kthyer po atë ditë nga Ulqini, ku kishte qëndruar nga 5 deri më 13 shtator, ndërsa familja nuk kishte njohuri të plota për rrethanat e qëndrimit të tij atje.

Për këtë arsye, familja ka kërkuar që trupi t’i nënshtrohet obduksionit, në mënyrë që të përcaktohet me saktësi shkaku i vdekjes dhe të eliminohet çdo paqartësi.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar nisjen e hetimeve dhe dërgimin e trupit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Në trajtimin e rastit janë përfshirë edhe hetuesit rajonalë në Pejë.

Rreth orës 03:30, trupi i pajetë është marrë për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekoligjore.

JU REKOMANDOJMË

Dyshimet për korrupsion në Fushë Kosovë, Kryetari e shkarkon drejtorin e arrestuar, e bën publik vendimin

Dyshimet për korrupsion në Fushë Kosovë, Kryetari e shkarkon drejtorin e arrestuar, e bën publik vendimin
14/09/2026 - 12:07

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka njoftuar për shkarkimin e Drejtorit të Pronës në këtë komunë, Gëzim Zogiani, i arrestuar në një aksion të organeve të rendit...

Më shumëDetails

Rrahje mes punëtorëve të Rentave në ‘Aeroportin Adem Jashari’: Fyerje, shtyrje dhe më pas grushte – njëri ndalohet për 48 orë

Dita e parë pa viza, mbi 30 aeroplanë fluturojnë sot nga Aeroporti i Prishtinës
14/09/2026 - 11:29

Një konflikt mes dy personave të angazhuar në kompani të ndryshme rent-a-car në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka eskaluar dy herë brenda së njëjtës ditë, duke nisur me...

Më shumëDetails

Vendimi i Speciales, Ambasada Amerikane ngre alarmin: Po planifikohen demonstrata të mëdha…!

Alarm për mjet të dyshuar pranë Ambasadës Amerikane
14/09/2026 - 11:05

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar lidhur me demonstratat e paralajmëruara për 16 shtator, ditën kur pritet të shpallet aktgjykimi në Hagë ndaj...

Më shumëDetails

Kurti, opozitës: E pafalshme të shkojmë në zgjedhje, ejani të zgjedhim presidentin

Kurti, opozitës: E pafalshme të shkojmë në zgjedhje, ejani të zgjedhim presidentin
14/09/2026 - 10:55

Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e parë solemne të Qeverisë, ku ka folur për zhvillimet politike në vend dhe sfidat që e presin institucionet e reja. Kurti...

Më shumëDetails

Kurti para vendimit të Speciales: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, shpresojmë që drejtuesit të kthehen të lirë

Kurti para vendimit të Speciales: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, shpresojmë që drejtuesit të kthehen të lirë
14/09/2026 - 10:45

Qeveria e re e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e parë pas votimit të saj në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes, ka folur...

Më shumëDetails

Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar
14/09/2026 - 10:37

Mimoza Kusari-Lila e ka siguruar mandatin e radhës se Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë e Inovacionit. Në ditën e parë të punës në mandatin e ri, ministrja ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mësohet arsyeja, ja pse Leonora Jakupi nuk ishte dje në Marshin për Çlirimtarët

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë