Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“E rëndë që ushtarët të detyrohen të padisin shtetin për orët shtesë të papaguara“

20/06/2026 - 20:51
në Kryesore, Lajme
A A
“E rëndë që ushtarët të detyrohen të padisin shtetin për orët shtesë të papaguara“
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-koloneli Afrim Veseli e ka cilësuar si të papranueshme dhe antiligjore moskompensimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për orët shtesë të punës, pas gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditorit se vetëm gjatë vitit 2025 ushtarëve u kanë mbetur pa u paguar afro 2.9 milionë euro për angazhimet shtesë.

Veseli tha se përgjegjësia bie mbi Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, duke shtuar se nuk mund të arsyetohet mungesa e pagesave me pretendimin se nuk ka mjete financiare.

“Është paradoksale. Përgjegjëse është e gjithë Qeveria, është Ministria e Mbrojtjes që pjesëtarëve të FSK-së, ushtarëve tanë, nuk u kanë paguar orët shtesë. Pra, nëse thuhet se s’kemi para, unë do të kisha tërhequr një paralele: nëse merrni pasqyrën e prezantimit të të ardhurave të zyrtarëve të shtetit, ju mund të shihni se sa para ata marrin për udhëtimet jashtë vendit; do të thotë, buxhet ka. Ndërsa për ushtarët tanë, për policët tanë, sepse nuk bën t’i ndajmë, të thuhet se nuk ka para apo të jepet çfarëdo justifikimi tjetër, është e papranueshme, e patolerueshme dhe antiligjore”, tha Veseli për EO.

ADVERTISING

Ai theksoi se nuk ka situatë më të rëndë sesa kur ushtarët dhe policët detyrohen të kërkojnë të drejtat e tyre financiare përmes proceseve gjyqësore kundër shtetit që e shërbejnë.

“Mendoj që nuk ka gjë më të rëndë se sa për një ushtar apo për një polic që janë thirrur për mbrojtjen dhe sigurinë e atdheut, të detyrohen të bëjnë ankesë apo padi ndaj shtetit të cilin janë thirrur ta mbrojnë dhe ta sigurojnë”, u shpreh ai.

Duke folur për vonesat në zgjidhjen e çështjes, ish-koloneli tha se institucionet përgjegjëse duhej ta kishin trajtuar këtë problem shumë më herët.

“Për këto duhet të japë përgjegjësi Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria. Nuk është faji i asnjë ushtari dhe kjo është dashur të realizohet që moti. Të realizohet çdo muaj. E jo të pritet dhe të detyrohen engjëjt mbrojtës të Kosovës, ushtria dhe policia, që të bëjnë padi kundër shtetit të vet”, deklaroi Veseli për EO.

I pyetur nëse Ministria e Mbrojtjes ka bërë sa duhet për të mbrojtur të drejtat financiare të ushtarëve, ai dha një përgjigje të shkurtër.

“Po sikur të kishte bërë, ata do të ishin paguar”, tha ai.

Veseli komentoi edhe faktin që Ministria e Financave nuk e ka mbështetur kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për buxhet shtesë për pagesën e orëve shtesë, duke ngritur pikëpyetje mbi qasjen e institucioneve ndaj sektorit të sigurisë.

“Nëse çdo ditë thuhet se po rritet buxheti i ushtrisë dhe se mbrojtja është prioritet, e në anën tjetër një prej dikastereve të kësaj Qeverie, në këtë rast Ministria e Financave, refuzon të bëjë pagesën e orëve shtesë të ushtrisë dhe të policëve, atëherë cila do të ishte përgjegjësia që do të mbante Qeveria? Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave janë që të dyja resorë të Qeverisë së Kosovës. Cili është konflikti i tyre i brendshëm? Apo ndoshta ministri i Financave ka diçka kundër ushtrisë dhe kundër policisë, e në këtë rast posaçërisht kundër ushtrisë së Kosovës”, deklaroi Veseli.

Zyra Kombëtare e Auditorit ka prezantuar të gjetura shqetësuese për gjendjen e ushtarëve, të cilët, sipas ZKA-së, disa prej tyre janë kompensuar me ditë pushimi vetëm për aq “sa zhvillimi i aktiviteteve operative të FSK-së të mos ndikohet/pengohet”.

Plot 2 milionë e 869 mijë e 999 euro u ka mbetur shteti borxh vetëm në vitin 2025 pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për orët shtesë që nuk ua ka paguar. Zyra Kombëtare e Auditorit ka prezantuar të gjetura shqetësuese për gjendjen e ushtarëve, të cilët, sipas ZKA-së, disa prej tyre janë kompensuar me ditë pushimi vetëm për aq “sa zhvillimi i aktiviteteve operative të FSK-së të mos ndikohet/pengohet”.

Për më tepër, kur Ministria e Mbrojtjes ka bërë kërkesë për ndarje të buxhetit shtesë për të paguar orët shtesë të ushtarëve, Ministria e Financave nuk i ka mbështetur.

“Ministria, për punën e kujdestarive ka paguar pjesëtarët e FSK-së, vetëm për muajin janar 2025. Po ashtu, kompenzimi me ditë pushimi, gjatë vitit është bërë për aq sa zhvillimi i aktiviteteve operative të FSK-së të mos ndikohet/pengohet. Ministria kishte bërë kërkesë në vazhdimësi në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për ndarje të buxhetit shtesë për përmbushjen e obligimeve, por kjo kërkesë nuk kishte gjetur mbështetje. Bazuar në këto kërkesa vërehet se vlera e kujdestarive të papaguara për pjesëtarët e FSK-së për vitin 2025 kishte arritur 2,869,999€, dhe për shkak të mospagesës kishte filluar procesi i padive nga pjesëtarët e FSK-së ndaj Ministrisë”, thotë Auditori në të gjeturat e saja.

Ligji nr. 08L-196 për pagat në sektorin publik, në nenin 36 paragrafi 1 përcakton se zyrtarët publik dhe kategoritë e tjera të të punësuarve që paguhen nga buxheti i shtetit përfitojnë kompensim në vlerë monetare apo me pushim për punën me kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës, punën në fundjavë, punën në ditët e festave zyrtare.

Ministria, në përgjigjen dhënë Auditorit, është arsyetuar se “Draft-Rregullorja për orarin e punës gjate vitit 2025 edhe pse është hartuar dhe finalizuar, nuk është miratuar për shkak të kufizimeve ligjore për shkak se ministri është vetëm në detyrë”.

JU REKOMANDOJMË

Maliqi: Propozimi i Kurtit për gazifikimin e linjitit është improvizim dhe pretekst për të shmangur kërkesën konkrete amerikane

Maliqi: Propozimi i Kurtit për gazifikimin e linjitit është improvizim dhe pretekst për të shmangur kërkesën konkrete amerikane
20/06/2026 - 22:31

Analisti politik, Agon Maliqi, ka deklaruar se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po përdor një aftësi devijuese për t’iu ikur debateve të vërteta me “alternativa të paqena” dhe...

Më shumëDetails

Donald Trump: Nuk ka taksa në Ngushticën e Hormuzit, as tani dhe as pas një periudhe 60-ditore

Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit
20/06/2026 - 22:22

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, deklaroi se nuk do të ketë tarifa për kalimin e anijeve në Ngushtica e Hormuzit, as gjatë periudhës 60-ditore të armëpushimit dhe as...

Më shumëDetails

Diaspora shqiptare i bashkohet protestës në Shqipëri, “ultimatum” për Ramën

Diaspora shqiptare i bashkohet protestës në Shqipëri, “ultimatum” për Ramën
20/06/2026 - 22:05

Protesta e 21-të qytetare në Tiranë është zhvilluar këtë të shtunë me pjesëmarrjen e shqiptarëve të ardhur nga diaspora, duke i dhënë tubimit karakterin e një proteste mbarëkombëtare....

Më shumëDetails

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Protestuesit nisin rrethimin e Kryeministrisë në Tiranë: Sonte do ta gdhijmë këtu!

Protestuesit nisin rrethimin e Kryeministrisë në Tiranë: Sonte do ta gdhijmë këtu!
20/06/2026 - 21:46

Aktivisti Arben Kola njoftoi se marshimi sot do të zhvillohet rreth Kryeministrisë. “Shumë shqiptarë kanë zbritur në shesh për ta gdhirë sonte këtu. Ata që kanë dëshirë janë...

Më shumëDetails

Hargreaves: Çështjet me të cilat përballet Kosova e kontinenti nuk presin – Pas 18 muajsh pasigurie, partitë të punojnë së bashku

Hargreaves: Çështjet me të cilat përballet Kosova e kontinenti nuk presin – Pas 18 muajsh pasigurie, partitë të punojnë së bashku
20/06/2026 - 21:26

Dy ditë më parë, ambasada britanike në Kosovës, ka organizuar pritje me rastin e ditëlindjes së Mbretit, ku të pranishëm ishin personalitete të ndryshme përfshirë politike, anipse, aty...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Digjet resorti i famshëm, evakuohen 1700 pushues

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Zelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të …

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë