Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?

17/01/2025 - 09:52
në Kryesore, Lajme
A A
Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e ftoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Por, dy ftesave të prokurorisë, kreu i ekzekutivit kosovar iu përgjigj me një kërkesë: prokurorët të shkonin dhe ta intervistonin në zyrën e tij, në kryeministri.

As Prokuroria Speciale e as Qeveria e Kosovës, nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse palët kanë rënë dakord për një datë për dëshmimin e kryeministrit.

Ndonëse që nga ftesa e parë ka kaluar më shumë se një muaj, njohësit e fushës së drejtësisë thonë se nuk ka një afat të caktuar kohor se sa mund ta presë prokuroria kryeministrin Kurti që të dëshmojë.

Viona Bunjaku, hulumtuese ligjore në Lëvizjen FOL, thotë për Radion Evropa e Lirë se, pavarësisht se nuk ka një afat ligjor, Kurti duhet ta japë dëshminë e tij sa më shpejt.

“Në parimet e Kodit [të procedurës penale], është i mishëruar parimi i ekonomizimit të procedurës, që nënkupton se duhet të ndodhë sa më parë, e në të njëjtën kohë Prokuroria është e lidhur me afatin e hetimit, i cili është dy vjet. Por, në këtë rast, kjo duhet bërë sa më parë”, shprehet ajo.

Ndërkaq, Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se në çdo rast Prokuroria duhet të ruajë integritetin e hetimeve dhe të veprojë në bazë të ligjit dhe ndaj dëshmitarit të marrë masa, që parashihen me Kodin e procedurës penale.

Sipas tij, “nëse prokurorët nuk kanë guxim profesional”, atëherë jo vetëm kryeministri, por edhe qytetarët e zakonshëm “mund të tallen dhe të mos e respektojnë autoritetin e prokurorisë”.

Se sa mund të zgjasë e gjithë kjo situatë, varet nga ajo se kur ka marrë prokuroria vendim për nisjen e hetimeve, dhe më pas nga kjo ndikohet edhe afati ligjor kur prokurori i rastit duhet të marrë vendim për hedhjen poshtë të kallëzimit penal apo ngritjen e ndonjë aktakuze, shpjegon Miftaraj.

“Sidoqoftë, prokurori, në asnjë rrethanë, nuk duhet të lejojë që dëshmitari të bëjë obstruksione në administrimin e procedurës penale, por duhet të ndërmarrë veprime procedurale për të zbardhur të vërtetën lidhur me rastin që ka në punë”, thotë ai.

Çfarë thotë Ligji për mosparaqitjen e dëshmitarëve?

Në Kodin e procedurës penale thuhet se një gjyqtar, sipas detyrës zyrtare, apo me kërkesë të prokurorit të shtetit, mund ta detyrojë një dëshmitar që të paraqitet. Nëse ai nuk paraqitet në prokurori, gjyqtari e dënon atë me gjobë prej 250 eurosh, sa herë që ai refuzon. Por, nëse ka refuzim edhe pas shqiptimit të gjobave, ai mund të burgoset, por jo më shumë se një muaj.

Më 16 dhjetor 2024 Kurti nuk shkoi në Prokurorinë Speciale, e cila tha se ai gjendej në një udhëtim jashtë vendit.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, deklaroi për REL-in se Kurti “ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”.

Katër ditë më vonë u bë e ditur se Kurtit i është dërguar një ftesë e re.

Përplasja e ekzekutivit me gjyqësorin

Çështja e ftesës për Kurtin ka përplasur Qeverinë me Prokurorinë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se pajtohej me kryeministrin se e gjithë kjo gjoja ishte planifikuar nga kryeprokurori i shtetit, Blerim Isufaj, që të bëhet lajm “në media vendore e ndërkombëtare, që Kurti paska qenë i ftuar për një aferë korruptive”.

Haxhiu tha se, në të kaluarën, zyrtarë të lartë qeveritarë – pa përmendur emra – janë intervistuar në ambiente të qeverisë. Por, Isufaj tha se, në pesë vjetët sa ai ka qenë në post, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Intervistimi në zyrë, “i kundërligjshëm”

Kërkesa e Kurtit që të intervistohet në zyrë, sipas Viona Bunjakut, është e gabuar dhe nuk është “praktikë e shëndoshë”, pasi duhet të synohet të ndërtohet një sistem i shtetit të së drejtës, mbi praktika “të mirëqena, dhe jo duke bërë veprime të kundërligjshme”.

Refuzimi nga cilido zyrtar shtetëror që të paraqitet në prokurori, sipas saj, është praktikë e rrezikshme, që në “një mënyrë apo tjetrën cenon sigurinë juridike” dhe krijon “precedent të një revolte ndaj institucionit ndjekës”.

Edhe Ehat Miftaraj pajtohet se, nëse bëhet përjashtim për Kurtin që të japë dëshminë në zyrën e tij, kjo do të ishte në kundërshtim me Kodin e procedurës penale dhe me rastet “kur dëshmitari ose i pandehuri mund të merren në pyetje në vende jashtë zyrave të prokurorisë”.

Rasti i rezervave shtetërore

Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e tyre ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Në këtë ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku pretendohej se një sasi vaji, e blerë në Poloni dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.

Qeveria ka thënë se pagesat për rezervat shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin.REL

JU REKOMANDOJMË

Rezoluta e kongresistëve për Kosovën në NATO, Kurti: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA’së

Rezoluta e kongresistëve për Kosovën në NATO, Kurti: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA’së
01/05/2026 - 22:12

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rezolutën e paraqitur nga kongresistë amerikanë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Në postimin e tij...

Më shumëDetails

Arrestohet ish- këshilltari i Kurtit, shkak statuset në Facebook për një imam të BIK-ut

Arrestohet ish- këshilltari i Kurtit, shkak statuset në Facebook për një imam të BIK-ut
01/05/2026 - 22:01

Durim Berisha, ish- këshilltari i kryeministrit Albin Kurti është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës. Rastin e ka konfirmuar avokat i Berishës, Ngadhnjim Makolli. Makolli ka...

Më shumëDetails

Policia del me sqarim për Vilën e Radojiçiqit: S’është zhvilluar asnjë aktivitet i kundërligjshëm, monitorohet çdo hyrje-dalje

Policia del me sqarim për Vilën e Radojiçiqit: S’është zhvilluar asnjë aktivitet i kundërligjshëm, monitorohet çdo hyrje-dalje
01/05/2026 - 21:50

Policia e Kosovës, ka thënë se në ‘’Villën e Radojqiqit’’, objekt i marr nën mbikëqyrje, nuk është zhvilluar asnjë aktivitet i kundërligjshëm apo çështje që pretendohet apo deklarohet...

Më shumëDetails

Bedri Hamza, sërish kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 7 Qershorit!

Bedri Hamza, sërish kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 7 Qershorit!
01/05/2026 - 21:40

Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Bedri Hamza do të jetë sërish kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit. Ajo në Blic Interview me Astrit Gashin...

Më shumëDetails

E rëndë: Kjo ësht 43-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës në Piranë të Prizrenit

E rëndë: Kjo ësht 43-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës në Piranë të Prizrenit
01/05/2026 - 21:28

Pak më parë u raportua për një rast të rëndë që ka ndodhur pasditën e sotme në fshatin Piranë të Prizrenit, ku një grua është gjetur pa shenja...

Më shumëDetails

Goditet Trepça – vidhen dy trafo, dëmi deri në 80 mijë euro

Ndërrimi i parë i punëtorëve të Trepçësë bojkoton punën, ende nuk i kanë marrë pagat e plota
01/05/2026 - 21:10

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku persona të panjohur kanë goditur një objekt të Trepçës dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare. Ngjarja është raportuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kompania e vellaut të ish shefit të Hysen Durmishit shpërblehet me kontratë milionëshe nga Komuna e Mitrovicës

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Fejohet motra e Gjestit, kush është personi që i ka marrë zemrën

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Kurti për ngushëllime në Zhabar, mungon kryetari Peci dhe drejtorët komunal nga GUXO

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë