Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Elezi: 22 parti politike konfirmuan pjesëmarrjen në zgjedhje, 9 parti dhe 3 koalicione mospjesmarrjen

08/05/2026 - 10:09
në Kryesore, Lajme
A A
Elezi: 22 parti politike konfirmuan pjesëmarrjen në zgjedhje, 9 parti dhe 3 koalicione mospjesmarrjen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në mesnatë ka përfunduar afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar KQZ-në lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme, si dhe për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore.

Deri në përfundim të afatit KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 22 parti politike, mospjesëmarrje nga 9 parti politike dhe 3 koalicione, të përbëra nga 9 parti politike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se cilat parti kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje.

“Më 7 maj, në orën 24:00, është përmbyllur afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve. Këto obligime kanë vlejtur vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrit të partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës. Deri në përfundim të afatit (1 maj – 7 maj 2026) KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 22 parti politike, mospjesëmarrje nga 9 parti politike dhe 3 koalicione, të përbëra nga 9 parti politike”, ka thënë Elezi.

“Partitë politike që deri në këtë kohë kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Socialdemokrate; 2. Kosovaki Nevi Romani Partia; 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 5. Srpska Lista; 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi; 7. Lidhja Demokratike e Kosovës; 8. Fjala; 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; 11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi; 14. Nova Demokratska Stranka; 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; 16. Kosovski Savez; 17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane; 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; 21. Stranka Demokratske Akcije; dhe 22. Partia Demokratike e Kosovës”, ka shtuar ai.

Ndërsa, ka treguar se cilat parti kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje.

“Partitë politike që kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Demokratike e Unitetit; 2. Balli Kombëtar i Kosovës; 3. Lëvizja Qytetare Vatra; 4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava; 5. Partia e Drejtësisë; 6. Srpski Narodni Pokret; 7. Partia Reforma Demokratike; 8. Aleanca Kosova e Re; dhe 9. Nisma Socialdemokrate”, ka thënë Elezi.

Partitë politike që kanë njoftuar formimin e koalicionit: 1. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT); (2). Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar) dhe 3. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!).

Sipas KQZ-së, njoftimi nga partitë politike të regjistruara i pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes në zgjedhje dhe formimi i koalicioneve është një proces tjetër nga aplikimi për certifikim i subjekteve të reja politike dhe dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë.

Sipas Elezit, afati për aplikim për certifikim të subjekteve të reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur), ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 10 maj. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur.

Ndërkaq, po sipas tij, dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë nga subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 12 maj 2026.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për presidente

Haxhiu: Zjarri në IML dyshohet se erdhi nga defektet në sistemin elektrik
25/06/2026 - 11:46

Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka deklaruar se po presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit për të filluar takimet me partitë politike për...

Më shumëDetails

Vendimi i ri i Trump për Ballkanin, Bujar Osmani: Minimi i Marrëveshjes së Ohrit është kërcenim për paqen

Vendimi i ri i Trump për Ballkanin, Bujar Osmani: Minimi i Marrëveshjes së Ohrit është kërcenim për paqen
25/06/2026 - 11:42

Ish-kryediplomati i RMV’së, Bujar Osmani, ka komentuar vendimin e SHBA’ve, për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare për Ballkanin Perëndimor. Osmani ka thënë se ky vendim i SHBA’ve,...

Më shumëDetails

Trump premton ndihmë për Venezuelën, pas tërmeteve që vranë dhjetëra persona

Trump premton ndihmë për Venezuelën, pas tërmeteve që vranë dhjetëra persona
25/06/2026 - 11:38

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, është zotuar të mërkurën se do të angazhojë burime amerikane për të ndihmuar Venezuelën, e goditur nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë...

Më shumëDetails

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë
25/06/2026 - 11:31

Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit të NATO-s, Mark Rute, që tha se Shtetet e Bashkuara kanë përdorur disa baza ushtarake të aleancës në...

Më shumëDetails

Gërvalla njofton për vendime të Qeverisë që prekin Odën e Avokatëve

Gërvalla njofton për vendime të Qeverisë që prekin Odën e Avokatëve
25/06/2026 - 11:26

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përmbledhur vendimet e djeshme të qeverisë në detyrë që prekin Odën e Avokatëve, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Qeveria...

Më shumëDetails

Igballe Huduti në protestën për Zvërnecin, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Igballe Huduti në protestën për Zvërnecin, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit
25/06/2026 - 11:21

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, prej që ka nisur protesta për Zvërnecin, ka drejtuar gishtin drejt Iranit për ndërhyrje. Rama në vazhdën e reagimeve të tij rreth protestës dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • 4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Del raporti për aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, Dimal Basha: Nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë