Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Enver Hoxhaj, tungjatjeta!

11/07/2023 - 17:14
në Opinione
A A
Enver Hoxhaj, tungjatjeta!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Blerim Canaj

Shteti i ri i Kosovës, tanimë po kalon fazën më të rëndë që nga pavarësia. Tanimë temat kyqe të mirëqenies nuk janë tema të politikës. Më nuk flitet për ekonominë, shëndetësinë, arsimin gjendjen sociale atj., edhe pse në të gjitha këto fusha jemi totalisht të dështuar.

Pra, duket sikur jemi në një gjendje lufte dhe në gjendje të tillë temat e tilla janë të vdekura. Por jo: në fakt, pushteti aktual dështimet në zgjidhjen e premtuar të këtyre problemeve e ka zëvendësuar me prioritetin e 7 të premtimit zgjedhor, me atë të dialogut dhe asociacionit, e cila tani do duhej të ishte një temë e harruar!

E në periudhën më të rëndë të vendit, duket sikur edhe partitë politike opozitare peshën më të rëndë duket të kenë guximin për lëshuarje rruge apo për të pasur vendimmarrësit e duhur në krye të partive. E në këtë rast mendoj jo në njerëz të cilët partinë e përdorin për të ruajtur rehatinë, ndikimin dhe interesin e tyre dhe përzgjedhjen e lidershipit – së paku në dukje nga jashtë – e llogarisin me atë se sa vota do i sjellin atij personalisht në fushatat elektorale duke mos ju interesuar se sa i sjellin partisë dhe vendit, por njerëz që në fakt partinë do ta bënin prijës të ideve dhe kanë dijen që këtij vendi të i ipet një orientim dhe drejtim.

Por tani, në fazën të cilën po e kalojmë duket qartazi se sa e rëndësishme për këtë vend është politika e jashtme dhe marrja e orientimit në këtë fushë! Krejt kjo, ngase tanimë po e shohim që ballafaqimi me politikën e jashtme po na e determinon edhe zhvillimin ekonomik edhe të gjitha poret e tjera të jetës në Kosovë. E tani për tani, nga inatet, egot personale – të dyja këto si karakteristikë e të paditurve dhe injorantëve – këtë vend, si kurrë më parë e kanë futur në kollaps! Këtë vend si kurrë më parë e kanë futur në rrugë pa krye! Shtetasin si kurrë më parë e kanë përqarë dhe ia kanë humbur orientimin!

A duhet të harrojmë që ne jemi nën sanksione njejtë si Rusia, Irani, Siria, Koreja Veriore e Bellorusia, Venezuela e Maynmari? A nuk kemi guximin që kur i shohim këto shtete të listuara nën sanksione të pranojmë që jemi në të njëjtën listë me shtetet liderët e të cilave drejtojnë një politikë proruse, me shtete të cilat ushtrojnë një politikë antiperëndimore e antiamerikane! Apo edhe ne sikur këto shtete, të përqirremi kundër atyre që na sanksionuan sepse paria jonë politike ka humbur orientimin dhe mbanë një diskurs të tillë që na futë në të njejtën listë me shtete antiperëndimore e antiamerikane, e që automatikisht na tregon dhe paraqet si prorus! A duhet që një popull i tërë të vuaj egon dhe inatin personal të një njeriu i cili tërë kabinetin e tij qeverisës e ka mbushur me njerëz pa haber e si pasojë e kësaj të mbushur me inat?!

Pesha e sanksioneve është e parëndësishme! E rëndësishme është që ne jemi shtet në listën e të sanksionuarve me këto shtete proruse!

E kush është fajtori këtu?

Përpos qeverisë që ka sjellë vendin në këtë gjendje, po aq faj ka edhe opozita që nuk di ta luftojë këtë! E brenda opozitës fajtorë janë edhe mjaft akter kyq politik të cilët kanë kontribuar në ndërtimin e këtij vendi dhe tani bëjnë sehir dhe nuk marin guximin që të marin frerët dhe dijen dhe përvojën e tyre ta fusin në zbatim. Kjo ka sjellur aty që opozita ende nuk duket askund dhe brenda sajë nuk ka asnjë figurë që mund dhe di të dalë me një zgjidhje! Kjo sepse përvoja dhe dija e shumë figurave brenda partive opozitare, tani ju duket e panevojshme! E panevojshme për shkak të nevojës për ndikim dhe egos së personave të caktuar, të rinjë dhe të vjetër! Është e dhimbshme kur flet me qytetarët dhe ata në paritë e këtyre partive nuk e shohin ndonjë lider që ka dijen dhe idenë dhe përgjigja e qytetarit zakonisht është pyetje: e kush? Pra, Albin Kurti prap do i fitojë zgjedhjet kurdo që mbahen ato, edhe atë jo pse ai është meritori dhe alternativa, por për shkak se nuk ka një lider tjetër që ka dijen dhe vullnetin që qytetarit të japë një alternativë tjetër, dhe me këtë nuk ka kush di ta mundë!

Pse është kështu?!

Fare e thjeshtë! Sikur që u përmend më sipër, sepse në partitë politike tradicionale të cilat kanë bërë shtetin, është futur fitili i smirës! Akter të caktuar brenda partive përkrahin dhe sjellin njerëz pa dije dhe ndikim me shpresën dhe qëllimin që të ruajnë ndikimin e tyre mbi ta e kështu pastaj mbi partinë! Pra nuk vërehet interesi nacional dhe shtetërorë por ai personal-politik. Por pastaj shtrohet pyetja: kujt i duhet një parti e cila bie për tokë dhe nuk ka njeri që mund të i tregojë qytetarit rrugën dhe qytetari të i besojë atij?! Ç‘ kuptim ka një parti që nuk e ka synim qeverisjen por e mbanë shpresa e pazareve eventuale të koalicioneve?!

Rasti i Enver Hoxhajt nga PDK është për të u përmendur! Kjo për arsye se edhe ai duke lënë pozitën e udhëheqësit të partisë është bërë bashkëfajtor i mungesës së ideve! Ai është fajtor që nuk i hyri garës që të vazhdoj punën që e kishte trashëguar nga ata liderë që kishin sakrifikuar dhe po sakrifikojnë edhe më për këtë shtet dhe këtë vend? E tani, mu në kohën kur këtij vendi i mungon më së shumti dija e politikës së jashtme, një dije e munguar në tërë skenën politike, partia e tij srollatet duke kërkuar diçka, por pa ditur se çka!

Kandidimi i tij do mjaftonte, sepse do ishte e parëndësishme a do humbte në garën për të parin e partisë, sepse është e qartë që do të mund të rrezikohej interesi personal për ndikim i ndonjë personi apo grupi të caktuar! Por pastaj përgjegjësia dhe faji do ishte i tyre! E me kandidim, ndërgjegja e tij do ishte e qetë sepse ai do i hynte garës për të vazhduar porosinë dhe amanetin e atyre që ja lanë! Tani nuk jemi në periudhën e politikës së odave!

Tani është periudha kur këtij vendi i duhet shkollimi, përvoja, kontaktet e dikujt si ai!
Natyrisht, vendet e vogla bëjnë politika të vogla, por rreshtimi luan rol! E me të vendi dhe shteti do të kishte së paku një lider opozitar që do dinte të merrej me këtë situatë dhe do të mund të gjente rreshtimin!

E në këtë situatë nuk i duhet askujt pozita, por i duhet vendit pozicionimi i duhur me njerëzit e duhur, andaj Enver Hoxhaj…tungjatë jeta!

JU REKOMANDOJMË

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën
25/06/2026 - 15:13

Opinion nga Ulsi Manja Raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë, paanshmërinë dhe standardet...

Më shumëDetails

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
22/06/2026 - 16:38

Ky debat rreth qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që vijnë në protestë është shumë hipokrit. Përpjekja e Edi Ramës për t’i distancuar ata...

Më shumëDetails

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Si mund ta ripërcaktojë energjia rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
20/06/2026 - 15:47

Shkruan: Agon Maliqi Që nga momenti kur administrata Trump mori detyrën në janar të 2025-ës, vëzhguesit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë kanë pyetur veten nëse politika e...

Më shumëDetails

Cila është e vërteta për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe rolin e “SHOQËRISË CIVILE “

11/06/2026 - 14:09

Shkruan: Muhamet Mustafa CILA ËSHTË E VËRTETA PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA ENERGJETIKE DHE ROLIN E “SHOQËRISË CIVILE “ Çka parashihte “Strategjia e zhvillimit te energjisë 2005-2015”...

Më shumëDetails

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

DITA BOTËRORE E MJEDISIT
05/06/2026 - 11:03

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj  I. Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Murati jep lajmin e shumëpritur, ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë