Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka ndarë me ndjekësit një moment nga rutina e saj në palestër.
Ajo ka publikuar në Instagram Story disa fotografi ku shfaqet para pasqyrës, e veshur me një set sportiv në ngjyrë të kuqe, duke vënë në pah format e saj trupore.

Në një prej fotografive, Era pozon në ambientet e fitnesit, ndërsa në të tjerat shihet duke realizuar selfie para pasqyrës.
Këngëtarja njihet për paraqitjet e saj në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe aktivitetet e saj.













