Kishte ardhur nga Belgjika për pushime në Kosovë, por vdekjen e gjeti brenda shtëpisë në fshatin Vitomiricë të Pejës ditën e djshme, trasnemton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është S.D, 61-vjeçar, i cili kishte ardhur nga Belgjika rreth një javë më parë për të kaluar pushimet në Kosovë.
Familjarët kishin shkuar për ta vizituar, por pasi nuk kishin arritur të kontaktonin me të, e kishin vërejtur përmes dritares të shtrirë brenda shtëpisë, pa lëvizur.
Rasti është raportuar menjëherë në Polici, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitë patrulluese dhe është kërkuar ndërhyrja e ekipit të emergjencës.
Rreth orës 18:11, ekipi mjekësor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se 61-vjeçari ishte pa shenja jete.
Në shtëpi kanë dalë edhe hetuesit policorë dhe krimteknika, të cilët kanë kryer veprimet fillestare për dokumentimin e rastit.
Pas konsultimit me Prokurorinë, është urdhëruar inicimi i rastit si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.















