Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Evropa në rrezik

19/12/2023 - 13:51
në Opinione
A A
Evropa në rrezik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenca spanjolle e BE-së gjithashtu po aspiron (shpresa kundër shpresës!) të arrijë marrëveshje për një paketë të re të BE-së për politikën e migracionit. Çështja e migracionit po trondit politikën e shumicës së vendeve evropiane

Nga Timothy GARTON ASH

Gjatë këtij viti kam qenë në më shumë se 20 shtete evropiane dhe kam parë dy Evropa. Përgjatë pjesëve të mëdha të kontinentit – kur udhëtoni pa probleme midis demokracive shumë të integruara liberale, të përcaktuara për të zgjidhur të gjitha konfliktet e mbetura përmes mjeteve paqësore – ju ende jeni në një Evropë ku trenat e shpejtësisë së lartë ju bartin përtej kufijve të cilët mezi i vini re. Por, merreni një tren të vjetër të ngadaltë, vetëm disa orë më në lindje, dhe do ta kaloni kohën nëpër strehimoret e bombave dhe do të flisni me ushtarët – rëndë të plagosur – për rrëfimet nga istikamet që ta kujtojnë Luftën e Parë Botërore. Në telefonin tim e mbaj aktiv aplikacionin Air Alarm Ukraine, kështu që atë Evropën tjetër për çdo ditë ma kujtojnë paralajmërimet për sulmet ajrore në qytetet e Ukrainës.Advertisements

Ekziston një dualizëm përkitazi me politikën tonë. Shumë vende evropiane ende kanë qeveri të spektrit midis qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë, shpeshherë me koalicione të ndërlikuara, megjithatë që të gjitha të përkushtuara – në një mënyrë apo tjetër – për të funksionuar si demokracia liberale ashtu edhe Bashkimi Evropian. Në Poloni, këtë javë ne mund ta festojmë rikthimin e një qeverie të tillë nën Donald Tuskun, që ka dëbuar një parti nacionaliste populiste që në mënyrë të rrezikshme e kërcënonte demokracinë e vendit. Nga ana tjetër, suksese të dukshme kanë shënuar partitë nacionaliste populiste të së djathtës ekstreme – që nga dalja e Giorgia Melonit si kryeministre italiane gjatë vitit e kaluar, e deri te fitoret shqetësuese në zgjedhjet rajonale të Alternativës për Gjermaninë (AfD) dhe fitores së fundit zgjedhore të Geert Wildersit në Holandë. Udhëheqësi hungarez Viktor Orbán është më agresiv se kurrë, pasi punon kundër interesave dhe vlerave të BE-së duke i shfrytëzuar të gjitha avantazhet e anëtarësimit në të. (Breksiterët të paktën e kishin ndershmërinë për ta braktisur klubin që e urrejnë).

Në samitin e rëndësishëm të BE-së që nis të enjten në Bruksel, këto dy Evropa do ta bëjnë një betejë politike me njëra-tjetrën. Ajo për çfarë vendosin do të ndikojë ndjeshëm në çështjen më të madhe nëse po shkojmë drejt Evropës së luftës apo të paqes, të diktaturës apo të demokracisë, të shpërbërjes apo të integrimit. Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Vladimir Putin më 24 shkurt 2022, ia dha fund periudhës së pas-Murit – asaj që filloi me rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989 – dhe tani jemi në vitet formuese të një periudhe të re, emrin dhe karakterin e së cilës ende nuk e njohim. Në politikë, si në çdo marrëdhënie, nismat kanë rëndësi. Vitet e para pas 1945-ës i vendosën parametrat bazë për një rend evropian që zgjati pastaj me dekada – siç ndodhi me vitet menjëherë pas 1989-ës. Në aspektin intelektual, liderët evropianë këtë e dinë. Është temë e fjalimeve të mijëra politikanëve dhe uebinarëve të grupeve të mendimit. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ndjeshëm i ka ndryshuar qëndrimet ndaj sigurisë në vendet e tilla si Gjermania dhe Danimarka, për të mos përmendur Finlandën dhe Suedinë që katapultuan nga neutraliteti i gjatë drejt anëtarësimit në NATO. Por, në aspektin emocional dhe në shoqërinë e gjerë, gjërat janë më pak të qarta. Në fillim të këtij viti, një student i Universitetin e Gëttingenit më pyeti nëse mendoj se do të ketë një gjeneratë të re evropiane të “22-shit” – me angazhimin e tyre për të ndërtuar një Evropë më të mirë, që kalitet nga ndikimi i luftës më të madhe në Evropë që nga viti 1945. Që atëherë, këtë pyetje e kam shtruar në të gjithë kontinentin, por reagimet nuk janë inkurajuese. Edhe në Republikën Çeke dhe në Sllovaki, njerëzit tundin kokën dhe thonë “në fakt, jo”. Në vendet më në perëndim, si Italia, Spanja, Portugalia apo Irlanda, negativja është edhe më e vendosur.

Kjo pjesërisht është kështu për shkak të vetë fuqisë së rendit evropian – i ndërtuar që nga viti 1945 dhe i zgjeruar dhe i thelluar që nga viti 1989. Njerëzit që jetojnë në vendet që i përkasin NATO-s dhe BE-së, ende nuk besojnë se lufta vërtet mund të vijë në dyert e tyre të përparme. Me një grumbull problemesh në shtëpi, nga inflacioni deri te shtetet me vështirësi të mirëqenies, ata natyrisht se janë ngurrues për t’u përballur me sfidat e frikshme përreth nesh – nga lufta në lindje te presionet migratore në jug, nga shkrirja e akullit në veri te perspektivën e një presidence të dytë të Donald Trumpit në perëndim. Dhe, politikanët e tyre hezitojnë t’ua thonë këtë në mënyrë të drejtpërdrejt, nga frika se nuk rizgjidhen. E ndarë mes këtyre dy Evropave, supozohet se shumë prej këtyre çështjeve BE-ja do t’i adresojë përpara Krishtlindjeve. Në Këshillin Evropian, këtë javë, liderët e BE-së duhet ta marrin vendimin jetik për të hapur negociatat e anëtarësimit me Ukrainën, t’ia japin asaj mbështetjen e vazhdueshme ushtarake dhe financiare (sidomos kur kjo po rrezikohet në Uashington) dhe të shtojnë buxhetin e BE-së për ta bërë këtë të mundshme. Por, Orbáni kërcënon ta vë veton ndaj gjithë kësaj. Gjithashtu synojnë të diskutojnë për luftën Izrael-Hamas – për të cilën BE-ja ka qenë e ndarë dhe joefektive, megjithëse konflikti kërcënon drejtpërdrejt marrëdhëniet ndërkomunale të vetë shoqërive tona – si dhe politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes që po bëhet urgjente teksa përballemi me perspektivën e presidentit Trump 2.0 që ta tërheq qilimin nën këmbë.

Supozohet se ministrat e Financave të BE-së, javën e ardhshme do të bien dakord për marrëveshjen e kompromisit franko-gjerman mbi rregullat e reja fiskale që janë aq të ndërlikuara dhe të paqarta saqë, edhe me një peshqir të ftohtë të lagur e të mbështjellë rreth kokës, është e vështirë t’i kuptosh ato. Megjithatë, rritja e ardhshme ekonomike e Evropës dhe punët që ofrojnë shanse jetese për të rinjtë evropianë, do të varen nga efekti i tyre.

Presidenca spanjolle e BE-së gjithashtu po aspiron (shpresa kundër shpresës!) të arrijë marrëveshje për një paketë të re të BE-së për politikën e migracionit. Çështja e migracionit po trondit politikën e shumicës së vendeve evropiane. Italia ka bërë marrëveshje me Shqipërinë për të trajtuar atje kërkesat e azilit. Qeveria e koalicionit e Gjermanisë po prezanton një grup të ri të ashpër të politikave të migracionit. Në Francë, qeveria e Emmanuel Macronit sapo e pësoi një disfatë dërrmuese me projektligjin e ri të emigracionit, sepse e djathta nuk e konsideroi atë si mjaft të ashpër. (Në këtë aspekt, Britania është një vend krejtësisht tipik evropian, me përjashtim të faktit se nuk e njeh atë dhe dëshiron që të gjithat t’i bëjë vetë). Duke i nënvizuar të gjitha këto çështjeve, mjaft të rënda, është edhe një çështje më e madhe: a mundet një bashkësi politike demokratike – e bazuar në ligj – e 27 shteteve shumë të ndryshme, pa një hegjemon të vetëm, të qëndrojë unike dhe të japë rezultate? Çështja e reformimit të BE-së, në mënyrë që ajo të mos e ketë mundësinë të përmbyset nga akterët mashtrues si Orbáni, në përgjithësi shtrohet në kontekstin e një zgjerimi të mundshëm për të krijuar një Union prej më shumë se 35 shteteve anëtare, por dilema që tash është aty. Me qenë se po fragmentohet politika e partive evropiane, kjo do të thotë të luftosh jo vetëm me 27 interesa të ndryshme kombëtare, por me kompleksitetin e shtuar të qeverive të shumta të koalicionit. Dhe, le të jemi të qartë: ky lloj dhe kjo përmasë e bashkimit johegjemonik, me pëlqim, nuk është bërë kurrë më parë në historinë evropiane dhe nuk ka asgjë të ngjashme me të – askund tjetër në botën e sotme.

Cila nga këto dy Evropa do të mbizotërojë? Kjo është pyetja që kudo ma kanë shtruar gjatë këtij viti, meqë historianët patjetër duhet ta njohin të ardhmen. Por, përgjigja nuk qëndron te ndonjë proces i pashmangshëm historik, por te ne. Varet nga ne.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë