Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Familja e policit Bunjaku: Dënimi me vetëm 30 vjet burgim për Maksimoviqin, fyerje për Kosovën

24/04/2026 - 16:58
në Lajme
A A
Familja e policit Bunjaku: Dënimi me vetëm 30 vjet burgim për Maksimoviqin, fyerje për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Arton Bunjaku, familjar i policit të vrarë në sulmin terrorist në Banjskë, Afrim Bunjaku, e ka quajtur fyerje dënimin prej vetëm 30 vjetësh burgim për Dushan Maksimoviqin.

Gjykata Themelore në Prishtinë sot i dënoi me burgim të përjetshëm Blagoje Spasojeviqin dhe Vladimir Toliqin, ndërsa Maksimoviqin me 30 vjet burgim. Sipas familjarit të rreshterit të vrarë, është dashur që të tre të dënohen me burgim të përjetshëm. Ai ka paralajmëruar ankesë për këtë dënim.

“Mund të them që ne ndihemi të fyer dhe dëshpëruar pasi që do të ishte e drejtë që të gjithë të marrin dënimin maksimal, me burgim të përjetshëm dhe jo me 30 vite. Bëj thirrje që sa më parë të përgatitet ankesa drejt panelit që e gjykuan rastin. Kërkoj nga Republika e Kosovës dhe instancat ndërkombëtare që sa më parë të sjellin edhe pjesën tjetër të grupit të paraqiten para drejtësisë, dhe jo më me 30 vite por dënim me burgim të përjetshëm. Ky dënim është fyerje për popullin e Kosovës, për familjen Bunjaku dhe të gjithë ata që janë heronjtë e gjallë që janë në mbrojtje të atdheut”, ka thënë ai.

Të tre të akuzuarit u dënuan për sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023.

Sipas vendimit ata kanë qenë pjesë e grupit të serbëve, të armatosur rëndë, që fillimisht bllokoi urën në fshat, e më pas sulmoi policët që shkuan në vendngjarje për ta hequr kamionin nga rruga.

Gjatë sulmit të serbëve të armatosur u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë policë. Grupi serb sipas organeve të drejtësisë udhëhiqej nga ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq, i cili gjendet në arrati bashkë me shumicën e të akuzuarve të tjerë.

JU REKOMANDOJMË

Gjenerali Lama: Gjykimi në Hagë, abuziv – janë ca budallallëqe që logjika nuk i pranon

Gjenerali Lama: Gjykimi në Hagë, abuziv – janë ca budallallëqe që logjika nuk i pranon
16/10/2026 - 19:12

Gjenerali i ushtrisë shqiptare, Kudusi Lama, në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),...

Më shumëDetails

Spiropali -Ramës: Dil përballë qytetarëve jep zgjidhje, mos u fshih pas mandateve – mblidh partinë të merren vendime

Spiropali -Ramës: Dil përballë qytetarëve jep zgjidhje, mos u fshih pas mandateve – mblidh partinë të merren vendime
16/10/2026 - 18:59

Elisa Spiropali i ka bërë thirrje kryeministrit shqiptar Edi Rama që të dalë përballë protestuesve dhe të marrë përgjegjësi politike për krizën në Shqipëri. Në një letër publike...

Më shumëDetails

Moti këtë fundjavë me diell, por mëngjeset dhe mbrëmjet e ftohta

Moti këtë fundjavë me diell, por mëngjeset dhe mbrëmjet e ftohta
16/10/2026 - 18:49

Të shtunën dhe të dielën në Kosovë moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. “Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara....

Më shumëDetails

Sulmohet me dronë impianti i Gazpromit në RusI (VIDEO)

Sulmohet me dronë impianti i Gazpromit në RusI (VIDEO)
16/10/2026 - 18:16

Një impiant për përpunimin e naftës dhe kondensatit të gazit në qytetin e Surgutit, në Rusi, është sulmuar me dronë dhe është përfshirë nga zjarri. Objekti është në...

Më shumëDetails

I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja
16/10/2026 - 18:10

Besart Mani, Erion Rexhepi dhe Agon Ramadani janë tre zyrtarët policorë ndaj të cilëve Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin, nën dyshimin për ngacmim seksual dhe...

Më shumëDetails

Krasniqi tha se pritet arrestimi i Faton Pecit – I pari i Mitrovicës reagon ashpër: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Krasniqi tha se pritet arrestimi i Faton Pecit – I pari i Mitrovicës reagon ashpër: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje
16/10/2026 - 17:57

Dardan Krasniqi, ka thënë se sipas tij, pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave. Krasniqi, theksoi se njëri prej tyre, ka qenë edhe në pozitën e ish-ministrit. ‘’Mund...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (Video)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë