Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Farsë publike” dhe mungesë vullneti – çfarë deklaruan partitë politike pas takimit të thirrur nga Kurti

29/06/2025 - 09:53
në Kryesore, Lajme
A A
“Farsë publike” dhe mungesë vullneti – çfarë deklaruan partitë politike pas takimit të thirrur nga Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas takimit të thirrur nga kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare për zhbllokimin e ngërçit institucional pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, partitë opozitare reaguan ashpër, duke e quajtur takimin të dështuar dhe pa përmbajtje reale.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “nuk ka pasur asnjë ndryshim qëndrimi nga Lëvizja Vetëvendosje”.

“Kjo është një farsë publike e inskenuar për të krijuar përshtypjen e një vullneti që në fakt mungon“.

Sipas tij, “Kosova mbetet në krizë” dhe se “nevojitet vullnet i sinqertë politik për ta zgjidhur situatën, jo takime për konsum publik”.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se takimi nuk ishte tjetër veçse një përpjekje për të simuluar procesin e konsultimit

“Takimi që u ftua nga Kurti për të aktruar mbushjen e një obligimi që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ia jep për konsultime në mirëbesim dhe përgjegjësinë për të gjetur kompromis, rezultoi i pasuksesshëm – sepse situata s’është e njëjtë, por Kurti është i njëjtë“.

Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se takimi nuk solli përparim konkret.

“Diskutimi u përqendrua më shumë në interpretimin e aktgjykimit dhe më pak në krizën politike dhe zgjidhjen e saj.”

Ndërsa Albin Kurti mbrojti propozimet e VV-së duke thënë:

“E kam bërë konsultimin konstruktiv dhe bashkëpunimin në mirëbesim, por u pa se konsensus nuk ka“.

Ai shtoi se kompromisi i parë ka qenë:

“Tërheqja e kandidaturës së Albulena Haxhiut nëse në votimin e fshehtë nuk merr 61 vota.”

Dhe propozimi i dytë:

“Një paketë e përbashkët për votimin e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit, sipas nenit 67 të Kushtetutës.”

Takimi përfundoi pa ndonjë marrëveshje, ndërsa kriza politike në Kosovë mbetet e pazgjidhur.

JU REKOMANDOJMË

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca
28/08/2026 - 09:19

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për 28 gusht 2026. Sipas njoftimit, çmimi maksimal për naftën...

Më shumëDetails

Suspendohet nga puna gjyqtari i arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Suspendohet nga puna gjyqtari i arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare
28/08/2026 - 08:52

Pas arrestimit nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pezulluar nga detyra gjyqtarin Avdirrahman Gashi. Vendimi është marrë gjatë takimit të 371-të të...

Më shumëDetails

Në aksionin para Qeverisë, PDK-së i bashkohen asamblistë e aktivistë nga Ferizaj dhe Hani I Elezit

Në aksionin para Qeverisë, PDK-së i bashkohen asamblistë e aktivistë nga Ferizaj dhe Hani I Elezit
28/08/2026 - 08:31

Aksionit të Grupit Parlamentar të PDK-së, e cila po mbahet tash e disa javë para ndërtesës së Qeverisë në shenjë proteste për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit,...

Më shumëDetails

Vrasje në Prizren: Vdes një 14-vjeçar pas therjes me thikë, i dyshuar një i mitur

Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
28/08/2026 - 08:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten mbrëma në Prizren, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një goditje me thikë....

Më shumëDetails

Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!

Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!
28/08/2026 - 00:21

Më 16 shtator, Haga pritet të jehojë nga zëri i mërgatës shqiptare, e cila po mobilizohet për të shprehur mbështetjen e fuqishme për krerët e UÇK-së, në ditën...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë
27/08/2026 - 23:04

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme. Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Rrezik i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    445 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Na i copëtove zemrat”/ Familja njofton për vde’kjen e të riut në aksident trafiku në autostradë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë