Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga PDK, Ferit Idrizi, ka falënderuar qytetarët e Vushtrrisë për këto javë të kaluara në fushatë, duke i ftuar në tubimin përmbyllës.
“Kemi kaluar bashkë javë të jashtëzakonshme të fushatës. Ju falënderoj nga zemra secilin prej jush që me keni pritur në shtëpitë e juaja, në çdo lagje e fshat, me përkrahje të madhe për katër vitet e ardhshme.” – shkruan ai.
Idrizi i ka ftuar të gjithë në tubimin përmbyllës ditën e premte në sheshin “Adem Jashari” në Vushtrri nga ora 18:00.
“Nesër ju ftoj të gjithëve në sheshin “Adem Jashari”, nga ora 18:00 që të përmbyllim këtë fushatë, ashtu siç e kemi nisur me disponim e energji të mirë. Shihemi nesër!” – përfundoi ai.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Kemi kaluar bashkë javë të jashtëzakonshme të fushatës. Ju falënderoj nga zemra secilin prej jush që me keni pritur në shtëpitë e juaja, në çdo lagje e fshat, me përkrahje të madhe për katër vitet e ardhshme.
Nesër ju ftoj të gjithëve në sheshin “Adem Jashari”, nga ora 18:00 që të përmbyllim këtë fushatë, ashtu siç e kemi nisur me disponim e energji të mirë.
Shihemi nesër!













