Po vazhdon përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani janë numëruar 21,98 % e votave, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Derisa po vazhdon numërimi i votave, deri më tani ish deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka marrë 14 mijë e 442 vota, duke u rënditur si e dyti në PDK për nga numri i votave pas kryetarit Bedri Hamza, duke lënë prapa shumë figura të njohura në këtë parti.

Gruda u bë për herë të parë deputet në legjislaturën e 10-të në Kuvendin e Kosovës, madje me fjalimet e tij në foltoren e Kuvendit ka qenë një kritikues i zëshëm i Qeverisë Kurti./VERIU.INFO











