Mirlinda Krasniqi, nënkryetare e degës së LDK-së në Fushë Kosovë ka reaguar lidhur me mospërfshirjen e degës së tyre në Kryesinë Qëndrore.
Krasniqi tha se kjo “nuk pasqyron kontributin” e degës dhe se është “përjashtim dhe mosvlerësim”.
“Sot, si Nënkryetare e Degës së LDK-së në Fushë Kosovë dhe si asambleiste, ndjej obligim moral dhe politik të shpreh pakënaqësinë time lidhur me mos përfshirjen e Degës sonë në Kryesinë Qendrore. Ky anashkalim jo vetëm që nuk pasqyron kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të anëtarëve tanë, por gjithashtu krijon një ndjenjë përjashtimi dhe mosvlerësimi”, shkroi ajo.
“Dega jonë ka dëshmuar në vazhdimësi përkushtim në aktivitetet dhe proceset e përbashkëta, prandaj mungesa e përfaqësimit në nivelet vendimmarrëse është e pajustifikueshme dhe e papranueshme. Kur injorohet një degë që ka dhënë dhe vazhdon të japë, dëmtohet vetë fryma e përbashkët sepse përfaqësimi nuk është privilegj është e drejtë. Ne nuk kërkojmë më shumë se sa na takon, por nuk pranojmë as më pak se atë që meritojmë” shkruan Krasniqi në reagim”, shtoi Krasniqi.













