Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gati një vit me masat e BE-së ndaj Kosovës / VV: As që bëhet fjalë për heqjen e masave me formimin e Asociacionit

23/05/2024 - 08:50
në Kryesore, Lajme
A A
Gati një vit me masat e BE-së ndaj Kosovës / VV: As që bëhet fjalë për heqjen e masave me formimin e Asociacionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me 28 qershor bëhen një vit prej kur Bashkimi Evropian përmes një deklarate kishte vendosur një paketë masash ndaj Kosovës. Edhe një vit pas vendosjes së këtyre masave, Kosovës veç sa po i shtohen kushte të reja për heqjen e tyre. Ani pse paraprakisht heqja e tyre ishte premtuar me mbajtjen e votimeve në veri të vendit në muajin prill të këtij viti dhe shtensionimin e situatës së sigurisë atje, një gjë e tillë nuk ndodhi, shkruan FrontOnline.

Përkundër saj, Bashkimi Evropian, thotë se kanë një mënyrë përmes së cilës do të mund të ia hiqnin Kosovës masat. Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, është kushti i ri nga BE.

Por dëmet nga vendosja e masave ndaj Kosovës kapin shifra milionëshe dhe bllokadë të shumë sektorëve.

Batusha: Masat e BE-së nuk krijuan dëm të madh, 5-7 milion është dëmi– As që bëhet fjalë formimi i Asociacionit si kusht për heqjen e masave

Deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, njëherit anëtar në Komisionin për Integrime Evropiane, për FrontOnline i quan të padrejta masat ndaj Kosovës, por se thotë se ka dakordim mes BE-së dhe Kosovës për de-eskalim të situates në Veri.

‘’Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta, por gjithsesi se ka një dakordancë mes BE-së dhe Kosovës për de-eskalim dhe krejt ato ç’ janë kërkuar nga BE, janë përfundua, por masat nuk janë hequr. Kjo tregon për politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor’’ thekson ai.

Batusha thotë se me deklaratën e shefit të zyrës së BE-së në Kosovë se masat hiqen kur Kosova formon Asociacionin, ai thotë se ky është kusht i ri dhe devalvon raportet.

‘’Me këtë që po e dëgjoj se BE ka vendos kushte të reja dhe kjo vetëm sa e devalvon raportin mes Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi thënë se nuk ka qasje të balancuar’’ potencon ai.

Deputeti i VV-së, thotë se dëmet e shkaktuara nga masat e BE-së, janë 5-7 milion euro dhe se këto masa sipas tij nuk kanë krijuar dëm të madh.

 ‘’Sipas informacioneve që kemi ne, ato janë projekte që janë por që janë shtyrë janë 5-7 milionë €, ndërsa vazhdohet me marrëveshje të reja që i sjellin Kosovës miliona euro të tjera. Nuk është se këto masa kanë krijuar dëm të madh, por këto masa kanë krijuar dëm në raportet BE-Kosovë. Por masat e reja janë të padrejta’’ potencon ai për FrontOnline.

Batusha thotë se as që do të bëhet fjalë që të formohet asociacioni për heqjen e masave nga BE-ja për Kosovën dhe se e quan kusht të padrejt dhe presion ndaj Kosovës.

‘’As që bëhet fjalë me formu asociacionin për heqjen e masave, marrëveshja e asociacionit është në kuadër të 30 marrëveshjeve tjera, dhe vendosja si kusht e vetëm njërës pikë që nuk është as e para dhe as e fundit, dhe kjo e dëmton dialogun dhe është qasje e pabalancuar. Ky është presion i padrejte ndaj Kosovës dhe ne kemi thënë se Asociacioni bëhet në kohën e duhur dhe kur Serbia të implementoj marrëveshjet e bëra. Ne po shohim presion të Kosovës nga BE por jo ndaj Serbisë’’ përfundon ai për FrontOnline.

Krasniqi e LDK-së liston dëmet nga masat e BE-së: Për keqardhje qysh Asociacioni po del kusht për heqjen e masave ndaj Kosovës

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, njëherit anëtare në Komisionin për Integrime Evropiane, për FrontOnline ka treguar shifrat e dëmeve nga masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës.

‘’Zyra e ZVK-së nuk po jep informacione. 92 milion euro është rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit të Prishtinës, 9.95 milion euro është menaxhimi i mbeturinave, 7.2 milion euro është përmirësimi i rrjetit të transmisionit, 7 milion euro mbështetja e institucioneve, këto janë disa prej tyre, por 290 milion është totali. Këtë shumë e kam, por ka edhe më shumë por këta s’po tregojnë. Veç çka po mundemi me shkëputë informacione, i kam dërguar e-mail z.Bislmi por s’po përgjigjet’’ deklaron ajo.

Deputetja e LDK-së e konsideron keqardhje që formimi i Asociacionit me dalë si kusht për heqjen e masave të BE-së.

 ‘’Tash është për keqardhje që Asociacioni me dal kusht për heqjen e masave, ne kemi pasur kusht mbajtjen e peticionit në Veri dhe ai është plotësuar. Por ky kusht s’ka qenë kusht, por është për keqardhje kjo çka po dëgjojmë kohës së fundit, por se di çfarë marrëveshje ka Kurti me ta’’ shprehet ajo.

Krasniqi, thotë se krerët e shtetit janë zotuar për implementimin e Asociacionit, por nuk e mbajtën këtë zotim dhe për këtë dështoj edhe anëtarësimi i Kosovës në KiE.

‘’Krerët e shtetit janë zotuar për implementimin e asociacionit dhe aty kanë qenë dy pika dhe këta nuk janë përmbajtur asaj deklarata dhe për këtë dështoj edhe Kosova për KiE. Më herët nuk ka pasur kusht, por paska pasur kusht që Asociacioni, por s’paskan treguar. Nëse kanë bërë marrëveshje këta, unë nuk e di’’, përfundon ajo për FrontOnline.

Kadriaj e AAK-së: 500 milion euro dëme nga masat – Ditë të rënda e masa të rënda nga BE-ja pritet të vijnë për Kosovën

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, për FrontOnline thotë se dëmet e shkaktuara nga vendosja e masave të BE-së ndaj Kosovës janë mbi 500 milion euro, por se nuk kanë shifra të sakta për këtë.

‘’I kemi kërkuar prej MPJ por edhe zyrës së ZVK-së, por nuk kemi marr përgjigje për shumën e dëmeve. Dëmet janë 500 milion euro nga fondet e BE-së si shkak i sanksioneve dhe është rreziku për humbje të fondeve tjera nga pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor’’ deklaron ajo.

Deputetja Kadrijaj thotë se si opozitë kanë kërkuar në çdo takim heqjen e masave ndaj Kosovës, por se ndërkombëtarët kanë treguar kushtet e tyre.

‘’Edhe si opozitë në çdo takim me shefin e BE-së këtu kemi kërkuar që me u heq sanksionet, por ata na kanë treguar kushtet që duhet plotësuar, njëri nga kushtet ka qenë de-eskalimi i situatës në Veri, por po e shihni se Qeveria po merr vendime pa koordinim me ta në Veri e që kemi parë reagime edhe nga BE edhe nga DASH dhe këto veprime nuk janë lajm i mirë dhe ndikojnë që Kosovës mos me iu heq masat’’ deklaron ajo.

Kadriaj paralajmëron ditë të rënda për Kosovën dhe masa të rënda për Kosovën në ditët në vazhdim që do të vijnë nga BE-ja.

‘’Njëri nga kushtet ka qenë me punu Kosova në de-eskalim dhe jo në eskalim dhe faktori ndërkombëtar po i sheh si provokime dhe që munden me ndiku në eskalim në Veri dhe këto kanë qenë.Peticioni u bë, por masat nuk u hiqen, për Kosovën çdo ditë do të ketë ditë me të rënda, sanksione me të rënda në raport për rrugën e integrimit evropian’’ shton ajo për FrontOnline.

Njohësi i integrimeve: Për heqjen e masave të BE-së, Kosova duhet të formoj Asociacionin

Njohësi i çëshjve për integrime evropiane. Arbnor Sadiku, për FrontOnline thotë se janë afër 500 milion euro dëmet e shkaktuara nga vendosja e masave të BE-së ndaj Kosovës.

‘’Afërsisht 500 milion janë dëmet që janë shkaktuara nga vendosja e masave ndaj Kosovës’’, deklaron ai.

Sadiku, ka treguar edhe sektorët e prekur nga vendosja e masave të BE-së.

‘’Sektorët që kanë të bëjnë me sektorin ekonomik dhe projektet që kanë qenë për infrastrukturë, dhe projekte që kanë qenë të bëhen si salla të sportit dhe projekte tjera si fonde të Gizit, që janë të varura nga fondet e BE-së’’, thekson ai.

Ai thotë se për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, duhet formuar Asociacioni.

‘’Për heqjen e masave Kosova duhet formuar Asociacionin. Faktikisht Kosova e formon ASK-në ndërsa kthehen serbët në institucionet veriore. Ajo që dihet se një Asociacion do të themelohet por a është ky më i miri që do të bëhet do të shohim, për këtë është pajtuat edhe Kurti në Marrëveshjen e Ohrit’’, deklaron ai për FrontOnline.

JU REKOMANDOJMË

Përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe zyrës së BE-së marrin pjesë në Kuvend

Përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe zyrës së BE-së marrin pjesë në Kuvend
28/08/2026 - 11:51

Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe zyrës së Bashkimit Evropian kanë marrë pjesë sot në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët...

Më shumëDetails

Kadriaj pas vizitës së Kurtit në IML: Sigurisht u interesua edhe për mostrat e Astrit Deharit, Drejtësi për të tash po kërkojmë ne

Kadriaj pas vizitës së Kurtit në IML: Sigurisht u interesua edhe për mostrat e Astrit Deharit, Drejtësi për të tash po kërkojmë ne
28/08/2026 - 11:29

Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka reaguar pas vizitës së Albin Kurtit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Kadriaj ka thënë se Kurti, gjatë vizitës, sigurisht është interesuar...

Më shumëDetails

Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në Kullë, konfiskohen mbi 13 mijë euro

Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në Kullë, konfiskohen mbi 13 mijë euro
28/08/2026 - 11:06

Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 54 mijë euro të padeklaruara gjatë një kontrolli në pikëkalimin kufitar të Kullës. Sipas Doganës, gjatë kontrollit të një automjeti të përzgjedhur...

Më shumëDetails

Kuvendi i KMShK-së mori vendime për 27 ankesa

Kuvendi i KMShK-së mori vendime për 27 ankesa
28/08/2026 - 10:51

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 27 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen 12...

Më shumëDetails

Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës
28/08/2026 - 10:27

Në seancën gjyqësore ndaj Xhelal Sveçlës për rastin e gazit lotsjellës, mbrojtja ka hequr dorë nga marrja në pyetje e të pandehurit, ndërsa deklarimet e tij do t’i...

Më shumëDetails

Shtetësia për Abazin e VV-së, Rama tallet keq: Urime Kosovë, u shpërblye ai që e kundërshtoi shtetësinë e Kosovës

Shtetësia për Abazin e VV-së, Rama tallet keq: Urime Kosovë, u shpërblye ai që e kundërshtoi shtetësinë e Kosovës
28/08/2026 - 10:09

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar vendimin e deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, e cila e ushtron edhe pozitën e detyrës së presidentes, për dhënien e shtetësisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    446 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 112

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë