Fjalët e veta të para 10 vitesh e kanë zënë tash vetë atë.
Donika Gërvalla para 10 vitesh kërkonte “dorëheqje” të Ministrit të Brendshëm, Skender Hysenit dhe të Drejtësisë, Dhurata Hoxha pas vdekjes së Astrit Deharit në burg në Prizren.
Teksa Gërvalla kërkonte përgjegjësi institucionale për Deharin, ajo atë politike dhe morale e konsideronte për dorëheqje që duhej dhënë “që para një jave.”
Kjo, thoshte ai, do të ishte së paku “përgjegjësi morale.”
“Ministri i brendshëm dhe ministrja e drejtësisë me deklaratat e saj qesharake do të duhej të kishin dhënë dorëheqje që para një jave. Por fatkeqësisht përgjegjësia morale dhe politike nuk është kategori të cilën e njeh elita politike kosovare,” kishte shkruar ajo.


















