Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Gëzim Sveçla është ftuar sot në polici për t’u intervistuar pas rastit që ndodhi sot në sallën e Kuvendit Komunal të kryeqytetit, ku ai dëmtoi pajisjet.
Sveçla përmes një shkrimi në “Facebook” njoftoi se do të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Krahas kësaj, ai nuk la pa përmendur edhe ish-qeveritarët duke thënë se më herët, nëse e ke pasë mbiemrin e ndonjë pushtetari, policia nuk kanë guxuar as me të thirrë.
E plotë:
Unë mbiemrin e kam ‘Sveçla’, dhe nga një aksion simbolik që bëra, po më dërgojnë në mbajtje 48h. Por, kjo ndoshta është edhe Kosova që po e ëndërrojmë, pavarësisht mbiemrave të jemi të gjithë të barabartë. A jemi nuk e di?
Veprimi im ishte për të shpërfaqur një pazar të madh në Prishtinë. Asgjë më shumë.
Por, imagjinoni përpara me mbiemra pushtetarësh çka ndodhte. As me thirrë nuk kanë guxu, se lëre më shumë!
Shihemi!













