Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjakova me mbështetje masive për Vjosa Osmanin: Gjakova gjithmonë ka ditur të zgjedhë drejt

31/05/2026 - 19:48
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Gjakova me mbështetje masive për Vjosa Osmanin: Gjakova gjithmonë ka ditur të zgjedhë drejt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjakova ka qenë nikoqire e tubimit të madh elektoral të Lidhjes Demokratike e Kosovës, ku qytetarëve të shumtë të pranishëm iu është drejtuar Presidentja e 6-të dhe kandidatja për presidente për mandat të dytë, njëherësh bartëse e listës së LDK-së, Vjosa Osmani.

Ajo e nisi fjalën e saj duke lartësuar identitetin e pacenueshëm, dinjitetin dhe qëndresën historike të Gjakovës në çdo kohë, transmeton Klankosova.tv.

“Jemi në një qytet që nuk flet vetëm me zë politik, por me zë kulture, me zë historie dhe me zë sakrifice. Gjakova është qytet që ka lindur poetë, ka rritur atdhetarë dhe ka mbajtur gjallë shpirtin e Kosovës në momentet më të rënda të saj”.

Nga ky ambient, Osmani, shpërfaqi nevojën imediate të shtetit për të gjetur rrugën e zhvillimit dhe bashkëpunimit të jashtëm, duke lënë pas konfliktet e brendshme dhe tendencat për izolim.

“Kosova sot ka nevojë për unitet, jo për ndarje. Ka nevojë për zhvillim, jo për stagnim. Ka nevojë për partneritet me botën demokratike, jo për izolim”.

Osmani vuri në qendër të fjalimit mirëqenien e qytetarëve dhe rëndësinë e hapjes së një kapitulli të ri zhvillimor, duke u bashkuar në këtë vizion me kryetarin e LDK-së.

“Qytetarët tanë jetojnë nga puna, e nuk jetojnë nga politika. Nga bizneset. Nga pagat. Nga arsimi. Nga siguria. Nga shpresa që fëmijët e tyre do të kenë më mirë se ata. Dhe për këtë arsye jemi këtu bashkë me Lumir Abdixhikun”.

Në këtë linjë, ajo rikujtoi përvojat e kaluara të shtetndërtimit, ku përparimi i vendit erdhi gjithnjë përmes ruajtjes së miqve ndërkombëtarë dhe ndjekjes së trashëgimisë rugoviane.

“Sa herë Kosova ka zgjedhur bashkimin, ka fituar. Sa herë Kosova ka zgjedhur partneritetin, ka fituar. Sa herë Kosova ka zgjedhur rrugën e Rugovës, ka fituar respekt dhe mbështetje ndërkombëtare”.

Përpara të pranishmëve në Gjakovë, bartësja e listës kërkoi reflektim dhe mobilizim për të përcaktuar me votë fatin e ardhshëm të vendit, duke kërkuar të mos lejohet humbja e perspektivës për gjeneratat e reja.

“Më 7 qershor është momenti i vendimit. Mes Kosovës që shihet si kaos, dhe Kosovës që ndërton. Mes Kosovës që vetizolohet dhe Kosovës që integrohet”.

Tubimi u përmbyll me mesazhet e qarta për angazhim të përbashkët elektoral në kutitë e votimit, nën thirrjen për fitoren e koalicionit dhe shtetit.

“Le të ngrihet Gjakova! Le të ngrihet Kosova! Le të fitojë Republika jonë! LDK 113 është adresa”.

JU REKOMANDOJMË

Si u pajtua PDK-ja me Kurtin për Justina Shiroka-Pulën? Tregon Arian Tahiri

Tahiri me mesazh për Kosovën: Kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet
07/10/2026 - 22:36

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka deklaruar se mosvotimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë do të përbënte, sipas...

Më shumëDetails

Bllokimi i minatorëve në minierë, reagon ministrja Rizvanolli

Rizvanolli prezanton një pako të re të subvencionimit për qytetarët
07/10/2026 - 22:08

63 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar të mërkurën mbrëma brenda minierës, pas një defekti në pajisjet e furnizimit me energji elektrike. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli,...

Më shumëDetails

Skandali me aeroportin në Libi: Si u paguan 600 mijë dollarë për kompaninë e Ademit? Veriu.info zbardh kallëzimin penal të Pacollit ndaj Llukës

Skandali me aeroportin në Libi: Si u paguan 600 mijë dollarë për kompaninë e Ademit? Veriu.info zbardh kallëzimin penal të Pacollit ndaj Llukës
07/10/2026 - 22:02

Sot, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë biznesmeni Valon Lluka, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “Mashtrimi”, “Shperdorimi i pasurise se huaj”, “Keqperdorimi i...

Më shumëDetails

Debat Sadiku – Ramadani: Biseda dallon prej ofertës – Qysh bre dallon, a ka pasë qëndrim publik lideri juaj

Debat Sadiku – Ramadani: Biseda dallon prej ofertës – Qysh bre dallon, a ka pasë qëndrim publik lideri juaj
07/10/2026 - 21:49

Në emisionin “Pressing”, të T7, kishte debat edhe mes deputetit të LDK-së Ermal Sadiku dhe atij të AAK-së, Burim Ramadani. Sadiku tha se Lumir Abdixhiku nuk ka biseduar...

Më shumëDetails

Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re
07/10/2026 - 21:44

Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës ka sjellë reagime të shumta, si nga liderët institucionalë, ashtu edhe nga figura të njohura publike. Në mesin e atyre që...

Më shumëDetails

Arian Tahiri: PDK-ja e ka pasur qëllim unitetin politik pas vendimit të Speciales

Tahiri: Ne i kërkuam Kurtit që PDK të propozonte edhe kandidatin edhe kundërkandidatin për President
07/10/2026 - 21:29

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka deklaruar se qëllimi i PDK-së pas vendimit të Gjykatës Speciale ka qenë krijimi i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1078 Shpërndaje
    Shpërndaje 431 Tweet 270
  • 15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    227 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë