Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjenden barna pa banderola në “Medical Group”, depoja gjobitet, qindra njësi kishin dalë në treg

04/05/2026 - 09:10
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Gjenden barna pa banderola në “Medical Group”, depoja gjobitet, qindra njësi kishin dalë në treg

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mijëra njësi të një produkti medicinal janë gjetur pa banderola në depon e kompanisë “Medical Group”, gjatë një inspektimi të kryer nga Inspektorati Farmaceutik, ndërsa një pjesë e tyre kishte përfunduar edhe në treg.

Bëhet fjalë për 4,650 kuti të barit “Pulmicort 0.25 mg/ml”, i cili përdoret për uljen e inflamacionit në rrugët e frymëmarrjes. Ky produkt është gjetur pa banderola, element i detyrueshëm për qarkullim të ligjshëm në Kosovë, gjatë kontrollit të realizuar në depo, raporton Front Online.

Sipas raportit të Inspektoratit Farmaceutik, të cilin e ka siguruar portali, më 11 qershor 2025 është kryer inspektim në këtë depo lidhur me produktin në fjalë. Në raport thuhet se “Pulmicort 0.25 mg/ml” ishte shpërndarë paraprakisht edhe në barnatoret “Zana” në Prizren dhe “LM Kushtrimim”, njësia nr. 8 në Prishtinë, pa banderola.

Gjatë kontrollit në hapësirat e deponimit, inspektorët kanë konstatuar një sasi të konsiderueshme prej 4,650 kutish (me nga 20 ampula secila) pa banderola, për çka është urdhëruar karantinimi i menjëhershëm i të gjithë produktit.

Në momentin e inspektimit, depoja ishte funksionale dhe e hapur, ndërsa e pranishme ishte farmacistja përgjegjëse. Sipas deklarimeve të palës, barnatoret në Prishtinë dhe Prizren ishin furnizuar me këtë produkt pa banderola.

Rasti ka nxitur reagim institucional. Më 10 korrik 2025, përmes një njoftimi zyrtar, përgjegjësi i depos ka bërë të ditur se Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) kishte lëshuar banderolat për produktin në fjalë.

Vetëm një ditë më vonë, më 11 korrik 2025, Inspektorati Farmaceutik ka rikontrolluar depon, duke konstatuar se banderolat ishin vendosur nga stafi dhe produkti ishte liruar për qarkullim.

Megjithatë, ndërkohë është konfirmuar se 237 njësi të produktit pa banderola janë tërhequr nga tregu, çka nënkupton se një pjesë e barnave kishte arritur deri te pacientët jashtë kontrollit të plotë ligjor.

“Medical Group”: Produkti ishte i ligjshëm, problemi lidhet me çmimin

Të kontaktuar nga Front Online, përfaqësues të kompanisë “Medical Group” kanë reaguar ndaj këtyre pretendimeve, duke i cilësuar ato si interpretime të pasakta të situatës.

Në një përgjigje zyrtare, kompania thekson se produkti është importuar plotësisht në mënyrë të ligjshme, me leje importi nga autoritetet kompetente, i shoqëruar me Certifikatë Analize (CoA)dhe me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës.

Sipas kompanisë, çështja nuk lidhet me mungesën e banderolës si e tillë, por me mungesën e banderolës me çmim të shënuar, e shkaktuar nga vonesat institucionale në përcaktimin e çmimeve.

“Çmimi i publikuar fillimisht ka qenë më i ulët se çmimi i importit (CIP), për çka kompania ka ushtruar ankesë. Vendimi pozitiv nga komisioni përkatës ka ardhur me disa javë vonesë”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Kompania shton se, pavarësisht se institucionet kanë qenë të informuara për situatën, Inspektorati Farmaceutik ka shqiptuar një gjobë mandatore, e cila është paguar, ndërsa rasti është dërguar në procedurë gjyqësore në Gjykatën Komerciale në Prishtinë.

Sipas “Medical Group”, e gjithë situata është administrative dhe procedurale, e shkaktuar nga paqartësitë dhe vonesat në sistemin e vendosjes së çmimeve referuese në atë periudhë.

“Ky rast në asnjë rrethanë nuk lidhet me futje të produkteve në treg jashtë kontrollit shtetëror”, thuhet më tej në reagim.

Në fund, kompania thekson se të gjitha aktivitetet e saj të importit dhe distribuimit janë të rregulluara, të dokumentuara dhe të mbikëqyrura nga autoritetet kompetente, duke shtuar se mbetet e hapur për bashkëpunim dhe sqarime shtesë.

JU REKOMANDOJMË

Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

Vdes prishtinasi që u plagos nga polici gjatë një bastisjeje para disa ditësh
28/06/2026 - 23:49

Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Ferizaj mbrëmjen e së dielës. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë...

Më shumëDetails

Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir
28/06/2026 - 23:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Maznik të Deçanit, ku dy persona kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e goditjes nga rryma. Lajmin...

Më shumëDetails

Këta janë dy personat që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

Këta janë dy personat që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit
28/06/2026 - 22:56

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait me të birin në Deçan. Ai njoftoi se bëhet fjalë për Xhemajl Mustafajn dhe birit të...

Më shumëDetails

Del RAPORTI/ Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe

Del RAPORTI/ Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe
28/06/2026 - 22:32

Pavarësisht lajmeve të paguara në mediat ndërkombëtare, propagandës qeveritare dhe mediatike për “Shqipërinë turistike”, ajo që ndodh në terren është një realitet krejt tjetër. Teksa agjencitë qeveritare numërojnë...

Më shumëDetails

Dyshohet për vdekjen e një kosovari në Ulqin

Dyshohet për vdekjen e një kosovari në Ulqin
28/06/2026 - 22:00

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Plazhin e Vogël në Ulqin. Siç po raportohet në media, një person i moshuar ka...

Më shumëDetails

PREVENT: Beogradi shfrytëzon dezinformimin me rryma fetare për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës

PREVENT: Beogradi shfrytëzon dezinformimin me rryma fetare për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës
28/06/2026 - 21:36

Serbia vazhdon të përdorë narrativat për ekstremizmin islam si pjesë të një strategjie për ta dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe për të minuar harmoninë ndërfetare mes shqiptarëve,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vëllezërit bëhen “kërrsh” mes vete në Obiliq për shkak të një prone, ndalohen për 48 orë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë