Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

GJERMANIA: Drafti i Asociacionit është dashur para takimit te 16-17 majit, nuk ndodhi

16/05/2024 - 11:12
në Kryesore, Lajme
A A
GJERMANIA: Drafti i Asociacionit është dashur para takimit te 16-17 majit, nuk ndodhi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova ende s’i ka bërë hapat e mëdhenjt drejt formimit të Asociacionit, pavarësisht letrës që sot i nisi kryediplomatja Donika Gërvalla, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ky është qëndrimi i Gjermanisë. Aleatja e Kosovës i tha Nacionales se një gjë e tillë, do të duhej bërë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave.

Në një përgjigje nga Ambasada Gjermane në Kosovë, i kanë thënë Nacionales së QUINT-i në vazhdimësi i ka kërkuar Kosovës hapa të prekshëm drejt themelimit të Asociacionit.

“QUINT-i dhe të tjerët në vazhdimësi kanë theksuar se nga Kosova pritet që të ndërmarrë hapa të prekshëm për themelimin e Asociacionit, në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme për dy të treta në Komitetin e Ministrave, që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm.” – thuhet në përgjigje.

Sipas Gjermanisë, dorëzimi i draft-statutit para mbledhjes do të kishte nënkuptuar një “hap të prekshëm”. Ambasada na e rikujtoi deklaratën e Jorn Rohde se “Kosova tani duhet ta bëjë pjesën e rëndë”.

Kjo, siç i tha Ambasada Gjermane Nacionales, nuk ka ndodhur ende.

“Siç tha ambasadori Rohde në postimin e tij në Twitter pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: “Kosova tani duhet të bëjë pjesën e rëndë”. Kjo nuk ka ndodhur ende.” – thuhet në përgjigje.

Kosova premton dërgimin e një drafti tjetër në Kushtetuese

Mëngjesin e së enjtes, kryediplomatja Donika Gërvalla njoftoi se i ka nisur një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku zotohet sërish së Qeveria e Kosovës do ta zbatojë obligimin për Asociacionin.

Veç kësaj, Qeveria e Kosovës ka premtuar dërgimin e draft-statutit në Kushtetuese der në fund të muajit maj.

“Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft Statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (në kuadër të obligimeve të parapara në nenet 7 dhe 10), të frymëzuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, i cili do t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të majit 2024.” – thuhet mes tjerash në letrën e Gërvallës.

Ndërkohë, sot e nesër Komiteti i Ministrave të KiE-së pritet të mbajnë mbledhjen e radhës. Kosova nuk është vendosur në agjendën e takimit.

Javën që lamë pas, kryeministri Kurti njoftoi se Qeverisë i është vënë një kusht i ri për anëtarësim, e që është zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pengesat për anëtarësim i mendonim nga shtete që s’e njohin Kosovën, por assesi e asnjëherë s’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përkrahëse të Kosovës për zhvillim e demokratizim e më herët ishin krah nesh për çlirim e pavarësim.” –kishte thënë Kurti, derisa njoftonte për kushtin në fjalë.

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe

Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe
29/08/2026 - 22:59

Serbia do të prezantojë përdorimin e parë të robotëve kinezë në ushtrinë e vendit brenda dy javëve, tha presidenti Aleksandar Vuçiq të shtunën në Shabac, ku u hap...

Më shumëDetails

Parashikimi i moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit

Parashikimi i moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit
29/08/2026 - 22:54

Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë pritet të mbajë të dielën në Kosovë. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 12–16°C, ndërsa ato maksimale 29–33°C. Era do të...

Më shumëDetails

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
29/08/2026 - 22:41

Bekim Sejdiu është emri që Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në parim që ta kenë...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun
29/08/2026 - 21:58

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar sërish një takim sonte me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info. Pas...

Më shumëDetails

Ankohet punëtori i ndërmarrjes “Trepça”: U sulmova nga inxhineri, dhe më pas u penalizova me 30% të pagës për 6 muaj dhe ndërrim të vendit të punës

Ankohet punëtori i ndërmarrjes “Trepça”: U sulmova nga inxhineri, dhe më pas u penalizova me 30% të pagës për 6 muaj dhe ndërrim të vendit të punës
29/08/2026 - 21:53

Punonjësi i ndërmarrje “Trepça”, Meriman Ismajli, përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur pakënaqësitë e tij pas një vendimi të ndërmarrjes për penalizimin e tij me 30% të...

Më shumëDetails

Kamberi: Serbia s`mund të integrohet në BE duke glorifikuar kriminelët e luftës

Shqiptarët e Luginës në fokus, Kamberi paraqet rezolutë në parlamentin serb
29/08/2026 - 21:41

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit që ish-komandanti serb Ratko Mladiq, i dënuar përfundimisht për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë