Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjermania në krizë, Merz shpall reforma të thella për të shpëtuar ekonominë

02/10/2025 - 09:54
në Ekonomi, Lajme
A A
Gjermania në krizë, Merz shpall reforma të thella për të shpëtuar ekonominë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Firma që falimentojnë, largime jashtë vendit, deficite të mëdha në sektorin e sigurimeve sociale, një popullsi e pakënaqur: Vetëm 22 përqind e të anketuarve në sondazhin e fundit të ARD-së për Gjermaninë në fillim të shtatorit u shprehën të kënaqur me punën e qeverisë së përbërë nga Unioni kristiandemokrat/kristiansocial (CDU/CSU) dhe Socialdemokratët (SPD).

Kancelari Friedrich Merz (CDU) kuptohet që është nën presion nga rezultate të tilla në sondazhe – dhe për këtë arsye ai ftoi kabinetin qeveritar për konsultime në rezidencën Vila Borsig në Berlin. Konsultimet përfunduan të mërkurën (01.10.2025). “Modernizimi i shtetit që do të ishte dashur të realizohej me kohë tani duhet të avancojë shpejt”, tha Merz gjatë konsultimeve të qeverisë. “Ne duhet të verifikojmë rendimentet shtetërore dhe duhet të bëhemi më efikas dhe më pak të ndërlikuar”.

Kërkohen ritme të shpejta, beson Merz: “Sipërmarrjet ndodhen pjesërisht me shpatulla pas murit ose me një këmbë në humnerë.” Ekonomia gjermane duhet të rritet sërish, Gjermania si zonë ekonomike duhet “të bëhet sërish joshëse për investime”.

Qëllimi: Themelimi i sipërmarrjes në një ditë
Pikërëndesa e “Agjendës së modernizimit” konsiston në reduktimin e burokracisë, zhdërvjelltësimin e administratës, forcimin e digjitalizimit si dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në administratë. Aparaturat e fakseve ende gjenden nëpër zyrat gjermane duke qendruar atje si një simbol për ngecjen e reformave. Vendi prej shumë vjetësh është bërë si një “nyje”, sikurse e formuloi ministri për Modernizimin e Shtetit dhe Digjitalizimin, Karsten Wildberger.

16 miliard euro duhet të kursehen deri në fundin e periudhës legjislative në vitin 2029 nga ulja e burokracisë dhe personeli i federatës duhet të reduktohet me rreth tetë përqind.

Bëhet fjalë për rreth 80 masa të veçanta. Shembuj: Në të ardhmen automjeti mund të regjistrohet në mbarë Gjermaninë përmes një portali të unifikuar, deri tani ekzistojnë 400 portale të veçanta të landeve dhe komunave. Themelimi i sipërmarrjes duhet të jetë i mundur brenda një dite – po ashtu përmes një portali qendror.

Për rekrutimin e punonjësve të huaj të kualifikuar do të krijohet një agjenci digjitale “Work-and-stay-Agentur”, përmes së cilës do të zgjidhen në mënyrë të centralizuar çështjet e vizës ose të njohjes së diplomave profesionale.

Në adresë të Bashkimit Europian, Merz pas konsultimeve qeveritare tha: “Janë vërtetë shumë”, shumë rregullore, që vijnë nga Brukseli.

Konsulta qeveritare e zhvilluar tani në Berlin është një ndër masat më të fundit të qeverisë për t’i dhënë shtysë reformave aq të nevojshme në vend duke harmonizuar qendrimet për shumë tema të diskutueshme brenda koalicionit. Kancelari Merz theksoi, se e kemi arritur qëllimin duke krijuar “një atmosferë pune shumë, shumë të mirë, shumë kolegiale dhe të hapur në këtë koalicion”. Javët e ardhshme do të tregojnë, nëse ai ka të drejtë.

Reforma për sigurimet sociale më vonë
Sfidat vërtetë të mëdha për koalicionin janë ende përpara, si p.sh. reformimi i sigurimeve sociale. Shoqërive të sigurimeve për shëndetësinë, kujdesin dhe pensionet po u mbarojnë paratë. Rritja e kuotizacioneve për të siguruarit do të rëndonte edhe më shumë sipërmarrësit dhe do të dobësonte edhe më shumë aftësinë konkurruese të Gjermanisë.

Shteti vërtetë ka marrë borxhe të reja, por këto para nuk do të derdhen në konsum, por do të përdoren për forcimin e Bundeswehrit si dhe modernizimin e infrastrukturës. Ndaj si rrugëdalje koalicioni sheh kursime në sektorin e ndihmës sociale. Për reformimin në këtë sektor fillimisht komisionet përkatëse do të përpilojnë propozimet, përpara se të vendosë kabineti qeveritar.

Merz deklaroi fillimisht një “vjeshtë të reformave”. Por pasi u bë e qartë, që brenda një stine nuk mund të realizohen reformat, ai tha në Bundestag, se: “Do të vijë dimri, pranvera, vera dhe do të pasojë vjeshta tjetër me reforma.”

Qeveria shpreson, që fryma jo e mirë në Gjermani mund të ndryshojë pozitivisht. Zëvendëskancelari Lars Klingbeil (SPD), sipas pjesëmarrësve në konsultimet e qeverisë, tha së është e nevojshme një kthesë kulturore në vend, për të krijuar një frymë optimiste për hov zhvillimi.

Me rastin e 3 Tetorit ditës së bashkimit të Gjermanisë, kancelari do të mbajë një fjalim, ndoshta në fjalën e tij ai të vendosë theksin për një hov të ri në vend./DW

JU REKOMANDOJMË

Hajra ironizon me Bahtirin pasi ky ftoj për kafe kundërkandidatët: Kysmet po vij për një bakllavë

Hajra ironizon me Bahtirin pasi ky ftoj për kafe kundërkandidatët: Kysmet po vij për një bakllavë
26/05/2026 - 21:22

Kandidati për deputet nga LDK, Naim Hajra, ka ironizuar me kandidatin e Vv-së, Agim Bahtiri, pasi ky i fundit ftoj kundërkandidatët për deputetë nesër për kafe për festën...

Më shumëDetails

Hasanpapaj: Jemi të gjithë bashkë në LDK

Hasanpapaj: Jemi të gjithë bashkë në LDK
26/05/2026 - 20:56

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Në një paraqitje televizive, Hasanpapaj ka thënë...

Më shumëDetails

Jashari uron Kurban Bajramin: Thirrje për paqe, solidaritet dhe unitet

Jashari uron Kurban Bajramin: Thirrje për paqe, solidaritet dhe unitet
26/05/2026 - 20:44

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë pjesëtarët e FSK-së, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë të besimit mysliman...

Më shumëDetails

Vizita në Serbi, s’dihen arsyet pse u anulua takimi mes kongresmenëve dhe Bërnabiq

Vizita në Serbi, s’dihen arsyet pse u anulua takimi mes kongresmenëve dhe Bërnabiq
26/05/2026 - 20:37

Një takim i planifikuar në Beograd midis Kryetares së Asamblesë Kombëtare Ana Brnabiq dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, republikanit Keith Self dhe demokratit Suhas Subramanyam,...

Më shumëDetails

Vendimi i Gjykatës së Lartë “godet” rëndë Valon Ademin, Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

Vendimi i Gjykatës së Lartë “godet” rëndë Valon Ademin, Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës
26/05/2026 - 20:24

Gjykata e Lartë në Shqipëri ka zhbllokuar të drejtat e MABCO Constructions S.A. të Behgjet Pacollit, në administrimin e Aeroportit të Vlorës. Me vendimin e sotëm, Gjykata ka...

Më shumëDetails

Idrizi: Kurti s’më ftoi për nisjen e punimeve të stadiumit, unë ua kam shtruar tepihun e kuq gjithmonë

Idrizi: Kurti s’më ftoi për nisjen e punimeve të stadiumit, unë ua kam shtruar tepihun e kuq gjithmonë
26/05/2026 - 20:12

Kreu i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në FRONTAL të T7 ka thënë se kryetari i Qeverisë, Albin Kurti, ka shkuar në Vushtrri për nisjen e punimeve të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    556 Shpërndaje
    Shpërndaje 222 Tweet 139
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Albin Kurti shkonte me ar*ë në Parlament”, Krasniqi zbulon bisedën me të

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë