Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

15/06/2026 - 18:51
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesën për masë të përkohshme të sigurimit dhe ka pezulluar procedurën e gradimit në Policinë e Kosovës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Me aktvendimin PA.nr.16/2026, Gjykata ka ndaluar zbatimin e disa dispozitave të Udhëzimit Administrativ nr. 01/2026 për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policorë, si dhe ka pezulluar konkursin për gradim të shpallur më 28 maj 2026.

Padia është paraqitur nga V.Z. nga Vitia, e cila ka kontestuar ligjshmërinë e dispozitave që u mundësojnë disa zyrtarëve policorë me mbi 10 vjet përvojë të aplikojnë për dy grada më të larta njëherësh.

Sipas saj, këto dispozita cenojnë parimin e meritokracisë dhe trajtimit të barabartë në procesin e gradimit.

Gjykata vlerësoi se ekziston rreziku i shkaktimit të dëmit të pariparueshëm nëse procedura vazhdon para shqyrtimit të plotë të çështjes, duke vendosur kështu ruajtjen e gjendjes ekzistuese deri në vendimin përfundimtar.

Postimi i plotë:

Gjykata Supreme aprovon kërkesën për masë të përkohshme të sigurimit dhe pezullon procedurën e gradimit në Policinë e Kosovës

   Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas kërkesës për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit dhe padisë së parashtruar nga paditësja V.Z. nga Vitia, kundër të paditurës Policia e Kosovës, pas seancës së kolegjit të mbajtur më 15 qershor 2026, ka aprovuar si të themeltë kërkesën për caktimin e masës së posaçme të sigurimit.

Me aktvendimin PA.nr.16/2026, ndalohet ekzekutimi i zbatimit të nenit 7 paragrafët 2, 3, 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ nr. 01/2026 për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policor, të nxjerrë nga Policia e Kosovës. Po ashtu, pezullohet procedura e gradimit sipas Konkursit për Gradim të datës 28 maj 2026, e shpallur mbi bazën e dispozitave të kontestuara, deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Supreme lidhur me këtë çështje juridike administrative.

Paditësja V.Z., nga Vitia, më 10 qershor 2026, ka paraqitur në Gjykatën Supreme padi për shpalljen e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e pjesshëm të aktit nënligjor normativ, përkatësisht të nenit 7 paragrafët 2, 3, 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ nr. 01/2026 për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policor, duke kërkuar njëkohësisht caktimin e masës së posaçme/të përkohshme të sigurimit.

Paditësja ka pretenduar se dispozitat e kontestuara cenojnë parimin e meritokracisë dhe trajtimit të barabartë në procesin e gradimit, pasi mundësojnë që zyrtarët policorë me së paku dhjetë (10) vite përvojë aktive në Policinë e Kosovës, të cilët nuk kanë përfituar gradim gjatë kësaj periudhe, t’i nënshtrohen një procedure të veçantë gradimi dhe të aplikojnë për fitimin e dy gradave më të larta njëherazi, pa iu nënshtruar kufizimeve që lidhen me kohëzgjatjen minimale të qëndrimit në gradën paraprake. Sipas saj, një rregullim i tillë krijon avantazh për një kategori të caktuar zyrtarësh policorë në raport me ata që kanë kaluar nëpër procedurat e rregullta të gradimit dhe kanë ushtruar detyrat, përgjegjësitë dhe përvojën profesionale të lidhura me gradat përkatëse.

Po ashtu, paditësja ka pretenduar se dispozitat e kontestuara mund të cenojnë strukturën hierarkike dhe zinxhirin komandues brenda Policisë së Kosovës, pasi u mundësojnë zyrtarëve policorë që nuk kanë ushtruar funksione mbikëqyrëse dhe udhëheqëse në gradën e Rreshterit të konkurrojnë drejtpërdrejt për gradën toger, në të njëjtën procedurë me zyrtarët që kanë kaluar proceset paraprake të gradimit dhe kanë fituar përvojën përkatëse në pozita mbikëqyrëse. Sipas pretendimeve të paditëses, kjo mund të ndikojë në funksionimin e sistemit të gradimit, disiplinës organizative dhe menaxhimit të personelit policor.

Pas shqyrtimit të kërkesës, pretendimeve të palës paditëse, provave të paraqitura dhe dispozitave ligjore të zbatueshme, Gjykata Supreme vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore të parapara me nenin 100 të Ligjit nr. 08/L-182 për Konfliktet Administrative për caktimin e masës së posaçme të sigurimit.

Gjykata konstatoi se paditësja ka ngritur pretendime serioze lidhur me ligjshmërinë e dispozitave të kontestuara, duke përfshirë pretendimet për tejkalim të autorizimit ligjor, cenim të parimit të meritokracisë, ndikim në hierarkinë dhe zinxhirin komandues, si dhe mungesë proporcionaliteti dhe arsyetimi.

Në vlerësimin paraprak të kërkesës, Gjykata arriti në përfundimin se ekziston rreziku real i shkaktimit të një dëmi të rëndë dhe të pakthyeshëm në rast të vazhdimit të zbatimit të dispozitave të kontestuara dhe procedurave të gradimit të bazuara në to. Gjykata vlerësoi gjithashtu se pezullimi i përkohshëm i zbatimit të këtyre dispozitave nuk cenon rëndë interesin publik, ndërsa është në përputhje me parimin e proporcionalitetit.

Duke pasur parasysh se procedura e gradimit është iniciuar mbi bazën e dispozitave që janë objekt i shqyrtimit gjyqësor dhe se përfundimi i saj para vendosjes meritore do të mund të krijonte pasoja të pakthyeshme, Gjykata konsideroi se ruajtja e gjendjes ekzistuese përmes masës së posaçme të sigurimit është e nevojshme deri në vendimin përfundimtar.

Gjykata Supreme thekson se vendimi për caktimin e masës së posaçme të sigurimit është marrë në kuadër të shqyrtimit paraprak të çështjes dhe nuk paragjykon vendimmarrjen përfundimtare lidhur me themelësinë e padisë për shfuqizimin e pjesshëm të dispozitave të kontestuara të Udhëzimit Administrativ nr. 01/2026.

Vendimi përfundimtar lidhur me ligjshmërinë e dispozitave të kontestuara do të merret pas shqyrtimit të plotë të çështjes në procedurën gjyqësore përkatëse.

JU REKOMANDOJMË

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen në mënyrë elektronike para ceremonisë zyrtare

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen në mënyrë elektronike para ceremonisë zyrtare
15/06/2026 - 20:47

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë nënshkruar në mënyrë elektronike marrëveshjen kornizë për t’i dhënë fund luftës tremujore dhe për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, thanë zyrtarë të...

Më shumëDetails

“Narkotikun si e merr?” – Dejona Mihaili aludon se Përparim Rama drogohet dhe ka përfunduar në Emergjencë për pasojë

“Narkotikun si e merr?” – Dejona Mihaili aludon se Përparim Rama drogohet dhe ka përfunduar në Emergjencë për pasojë
15/06/2026 - 20:27

Dejona Mihali e Lëvizjes Vetëvendosje, ka eskaluar në gjuhën e përdorur ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke pretenduar se ai përdor narkotikë. Në një postim në rrjetet...

Më shumëDetails

“30 deri 80 mijë për një organizatë” MAPL-ja ndan gjysmë milioni euro për OJQ-të, por fsheh emrat dhe shumat e përfituesve

15/06/2026 - 20:15

MAPL ka ndarë gjysmë milioni euro për projektet e OJQ-ve në fushën e qeverisjes lokale. Mirëpo, në listën zyrtare të rezultateve të publikuar më 8 qershor, ministria ka...

Më shumëDetails

Përditësimi i fundit: PDK-ja e kthen mandatin e 23-të, VV bie në 51 deputetë

Përditësimi i fundit: PDK-ja e kthen mandatin e 23-të, VV bie në 51 deputetë
15/06/2026 - 19:49

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave për zgjedhjet e 7 qershorit. Derisa po numërohen votat me postë, Partia Demokratike e Kosovës e ka kthyer...

Më shumëDetails

VV e siguron ulësen e 52-të, Diaspora i humb PDK-së deputetin e dytë

VV e siguron ulësen e 52-të, Diaspora i humb PDK-së deputetin e dytë
15/06/2026 - 19:19

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave të zgjedhjeve të 7 qershorit. Lëvizja Vetëvendosje e ka fituar deputetin e 52-të, nga 92.51% e votave të numëruara....

Më shumëDetails

Asamblisti i VV-së bën kallëzim penal ndaj drejtoreshës së QKMF-së, shkak punësimet pa konkurs

Asamblisti i VV-së bën kallëzim penal ndaj drejtoreshës së QKMF-së, shkak punësimet pa konkurs
15/06/2026 - 19:00

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Ferizajt ka bërë kallëzim penal ndaj drejtoreshës së QKMF-së, Nadire Ymeri, dhe përfaqësuesit ligjor të QKMF-së, Ali Halimi, lidhur me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?

    Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • 69 makineri për 10 punëtorë: Dyshime se tenderi 3 milionësh i Komunës së Mitrovicës është kurdisur për Dios Bes dhe Eurokos Holding

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    635 Shpërndaje
    Shpërndaje 254 Tweet 159
  • Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë