Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykimi drejt fundit: Përplasje në Hagë për afatet e avokatëve për ta përgatitur mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

30/06/2025 - 09:57
në Kryesore, Lajme
A A
HRW: Gjykata e Hagës nxjerr në pah nevojën për drejtësi 24 vjet pas luftës në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria e Specializuar e Hagës ka kritikuar ashpër një kërkesë të mbrojtjes së krerëve të UÇK-së për disa afate lidhur me dorëzimin e listave të dëshmitarëve.

Prokuroria, pavarësisht se kishte dorëzuar në ditën e fundit me mijëra materiale si prova, ka theksuar se mbrojtja duhet t’i respektojë afatet.

Prokuroria ka kërkuar që deri më 21 korrik, mbrojtja të prezantojë materialet dhe dëshmitarët për Prokurorinë.

Më pas, të përfundojë të gjithë dorëzimin e materialeve deri më 18 gusht, më së largu.

Deri më 18 gusht, Prokuroria ka kërkuar që të dorëzohen edhe listat e plota të dëshmitarëve.

Megjithatë, avokatët janë përgjigjur ashpër në kritikat e Prokurorisë.

“Kërkesa identifikoi pesë faktorë që demonstrojnë shkak të mirë për të ndryshuar afatet kohore, dhe lejet e Rregullës 107 ishin vetëm një nga këta faktorë. Sidoqoftë, përshkrimi i çështjes si “vetëm” leje të Rregullës 107 gabimisht përcakton vëllimin e punës së kërkuar për të marrë lejet dhe ndikimin më të gjerë të lejeve në përgatitje. Siç është padyshim në dijeni të ZPS-së, lejet ndikojnë në çdo fazë të procesit për dëshmitarët e prekur (leja fillestare për të folur me një dëshmitar, miratimi i çdo deklarate të propozuar, miratimi për të dëshmuar, miratimi për përdorimin e dokumenteve me një dëshmitar) dhe kanë një efekt rrjedhës në vendimet se në cilat materiale dhe dëshmitarë që nuk i nënshtrohen lejes së Rregullës 107”, thuhet në përgjigjen e mbrojtjes, raporton Nacionale.

“Për më tepër, disa ekipe të Mbrojtjes kanë pasur vështirësi në marrjen e bashkëpunimit nga ofruesit e Rregullës 107 dhe kanë përjetuar vonesa të konsiderueshme në marrjen e përgjigjeve ose materialeve të kërkuara, duke çuar në vonesa pasuese në përpunimin dhe përgatitjen e çështjes së Mbrojtjes. Për shembull, Mbrojtja e Thaçit kërkoi zbulimin e dokumenteve nga një ofrues në vitin 2022, por mbi 900 artikuj të kërkuar u zbuluan gjatë majit dhe qershorit 2025”, thuhet më tutje.

Kritikat e Prokurorisë, mbrojtja i ka quajtur të padobishme dhe hutuese.

“Përveç kësaj, parashtrimet e ZPS-së në lidhje me kohëgjatësinë e mbylljes së çështjeve të ZPS-së dhe Konferencave Përgatitore të Mbrojtjes janë të padobishme dhe hutuese”, thuhet më tutje.

20 deri në 25 dëshmitarë pritet t’i ketë mbrojtja e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Gjykatën Speciale të Hagës.

Prej tyre, rreth 15 mund të ftohen për të dëshmuar ‘live’ në gjykatë.

Në një parashtrim të cilin e ka parë gazeta Nacionale, thuhet se mbrojtja e Thaçit mund të thërrasë deri në 12 dëshmitarë që do të dëshmojnë në Gjykatë, por që edhe ky numër mund të reduktohet.

Kurse, mbrojtja e Jakup Krasniqit do të ketë 10 dëshmitarë, prej të cilëve maksimalisht pesë do të dëshmojë në Gjykatën Speciale.

Aktualisht, mbrojtja e Veselit dhe Selimit nuk kanë planifikuar të ftojnë dëshmitarë.

“Pas konsultimeve midis ekipeve të Mbrojtjes gjatë javës së 9 qershorit 2025, aktualisht parashikohet që numri i përgjithshëm i dëshmitarëve të Mbrojtjes të mos jetë më shumë se 20 deri në 25. Nga këta dëshmitarë, afërsisht 15 mund të thirren për të dëshmuar drejtpërdrejt (ose viva voce ose në përputhje me Rregullën 154), ndërsa provat e dëshmitarëve të mbetur do të paraqiten në përputhje me Rregullat 153 ose 155. Konkretisht: Mbrojtja e Thaçit mund të thërrasë deri në 12 dëshmitarë drejtpërdrejt, megjithëse ka të ngjarë të jenë më pak; Mbrojtja e Krasniqit mund të thërrasë deri në 10 dëshmitarë, nga të cilët afërsisht pesë mund të thirren për të dëshmuar drejtpërdrejt; dhe as Mbrojtja e Veselit dhe as Mbrojtja e Selimit aktualisht nuk kanë ndërmend të thërrasin ndonjë dëshmitar, por po vazhdojnë hetimet dhe rezervojnë të drejtën për të shtuar dëshmitarë në Listat e tyre të Dëshmitarëve”, thuhet në dokument, raporton Nacionale.

Si rezultat, rasti i mbrojtjes do të jetë dukshëm më i shkurtër se që është menduar. Nga 9 muaj, rasti i avokatëve pritet të përfundojë për tre muaj.

Andaj, mbrojtja ka kërkuar që të ndryshohen disa afate që janë caktuar nga gjyqtarët.

Listën e dëshmitarëve, mbrojtja ka kërkuar ta dorëzojnë më 18 gusht.

Kurse, në javën që vjen gjatë 18 gushtit, të mbahet një konferencë përgatitore për rastin e mbrojtjes.

Në këtë parashtrim, avokatët kanë propozuar që dëshmitari i parë i mbrojtjes të ftohet për të dëshmuar në javën e 15 shtatorit.

Megjithatë, për këtë, pritet vendimi nga gjyqtarët e Speciales.

Aktualisht, procesi ka mbetur në mocionin e avokatëve të krerëve të UÇK-së për hudhjen e akuzave.

Krerët e UÇK-së kanë pasur kohë deri më 12 qershor për të dorëzuar mocionin, kurse vendimi i gjyqtarëve pritet kah mesi i korrikut. Prokuroria do të ketë kohë deri më 7 korrik për të dorëzuar përgjigjet.

“Më 5 qershor 2025, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët lëshoi ​​një urdhër të rishikuar lidhur me caktimin e hapave të ardhshëm në këtë procedurë. Në vendimin e tij më të fundit mbi pranimin e provave të ZPS-së, të dorëzuar në mënyrë konfidenciale më 29 maj të këtij viti, Trupi Gjykues urdhëroi ekipet e Mbrojtjes të dorëzojnë mocionin e përbashkët në përputhje me rregullën 130, deri më 12 qershor, ndërsa ZPS-ja u urdhërua të dorëzojë përgjigjen e saj deri më 14 korrik. Megjithatë, në vendimin e sotëm, Trupi Gjykues e gjeti të përshtatshme, proprio motu (me iniciativën e vet), të zvogëlojë afatin kohor për përgjigjen e ZPS-së më 7 korrik.” – thuhet në njoftim.

Në rast se mocioni i mbrojtjes refuzohet, qoftë plotësisht apo pjesërisht, Mbrojtësi i Viktimave do të duhet të jetë i gatshëm të thërrasë dëshmitarët e tij që më 16 korrik. Po atë ditë, ekipet e mbrojtjes duhet të njoftojnë nëse do të paraqesin provat e tyre në vazhdim.

Gjithashtu, Trupi Gjykues ka planifikuar që Konferenca Përgatitore e Mbrojtjes të zhvillohet në javën që fillon më 21 korrik.

“Trupi Gjykues theksoi se aktualisht synon të nxjerrë vendimin e tij sipas rregullës 130 në javën që fillon më 14 korrik. Nëse Trupi Gjykues e refuzon mocionin e Mbrojtjes sipas rregullës 130 tërësisht ose pjesërisht, Mbrojtësi i Viktimave urdhërohet të përgatitet për të thirrur dëshmitarët e tij më 16 korrik, ndërsa ekipet e Mbrojtjes duhet të njoftojnë nëse synojnë të dorëzojnë provat e tyre deri më 16 korrik. Për më tepër, Trupi Gjykues aktualisht synon të mbajë Konferencën Përgatitore të Mbrojtjes në javën që fillon më 21 korrik.“– thuhet më tej.

Andaj, avokatët kanë kërkuar që afatet e mësipërme të ndryshohen.

JU REKOMANDOJMË

Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!

Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!
28/08/2026 - 00:21

Më 16 shtator, Haga pritet të jehojë nga zëri i mërgatës shqiptare, e cila po mobilizohet për të shprehur mbështetjen e fuqishme për krerët e UÇK-së, në ditën...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë
27/08/2026 - 23:04

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme. Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Rrezik i...

Më shumëDetails

“LVV-ja është në rënie të lirë”, Kasapolli: Kurtit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje

“LVV-ja është në rënie të lirë”, Kasapolli: Kurtit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje
27/08/2026 - 22:41

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se Vetëvendosjes nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje. “Rezultatet e fundit kanë treguar se është në rënie të...

Më shumëDetails

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë
27/08/2026 - 22:36

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka pritur në selinë e NATO-s Nënsekretarin e Luftës të SHBA-së për Politikë, Elbridge A. Colby. Z. Colby u takua me...

Më shumëDetails

Haradinaj: Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB, ekziston një incizim 2-orësh

Haradinaj: Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB, ekziston një incizim 2-orësh
27/08/2026 - 22:24

Daut Haradinaj, ka folur për informatat që, sipas tij, u dërgohen deputetëve dhe zyrtarëve të ndryshëm, duke thënë se disa prej tyre shoqërohen edhe me prova. “Personalisht, kontakte...

Më shumëDetails

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator
27/08/2026 - 21:52

Veprimtari i çështjes kombëtare, Hektor Beqiri, ka bërë thirrje që mërgata shqiptare të mobilizohet më 16 shtator pranë Gjykatës Speciale në Hagë, në ditën kur pritet të shpallet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    445 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Na i copëtove zemrat”/ Familja njofton për vde’kjen e të riut në aksident trafiku në autostradë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë