Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gola, i përgjigjet Sadikut për nënkryetarin e Kuvendit: Është votuar për procese politike, jo për individ!

12/09/2026 - 10:56
në Lajme
A A
Gola, i përgjigjet Sadikut për nënkryetarin e Kuvendit: Është votuar për procese politike, jo për individ!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Ermal Sadiku, lidhur me mbështetjen që mori nga opozita.

Gola ka thënë se e falënderon opozitën për vlerësimin dhe mbështetjen, por ka theksuar se vota e tyre nuk e sheh si vlerësim personal ndaj tij.

“Është votuar për procese politike e jo për individë”, ka deklaruar Gola.

Ai ka thënë se, bazuar në përvojën e tij më shumë se pesëvjeçare parlamentare, beson se vota e opozitës lidhet me qëndrimin e tyre ndaj një procesi të caktuar politik, e jo me karakterin e tij politik.

Gola ka përmendur edhe sulmet e mëparshme ndaj tij, duke thënë se po të ishte fjala për vlerësim personal, opozita nuk do ta kishte sulmuar dhe denigruar personalitetin e tij më 12 gusht.

Postimi i plotë:

I nderuari koleg Ermal Sadiku,

Të shpallësh një grup politik si “grup me shumë njerëz të pakulturuar e të paarsimuar”, e pastaj të veçosh dikë si përjashtim të pranueshëm, është paragjykim i veshur me gjuhë elitiste dhe me dozë të theksuar raciste, ngase kultura e arsimi nuk maten me përkatësi partiake.

Vlora Çitakun edhe mund ta votoja. Por vota parlamentare nuk është borxh personal që kthehet pesë minuta më vonë. Ironikisht as kjo nuk do të më bënte imun ndaj akuzave për hipokrizi ose protagonizëm, se po votoj pikërisht atëherë kur vota ime nuk ndryshon asgjë. Ashtu sikurse unë nuk jam zgjedhur me votën e Vlora Çitakut, as ajo nuk do të zgjedhej me votën time.

Unë i falënderoj opozitën për vlerësimin dhe mbështetjen. Besoj që me kryesimet e balancuara të seancave që kam bërë duke funksionuar mbi premisën e shenjtërisë së fjalës së lirë të deputetit dhe me paraqitje politikisht korrekte e institucionale, e kam merituar një mbështetje të tillë. Por fatkeqësisht, pas përvojës sime parlamentare më shumë se pesëvjeçare, nuk besoj që ajo votë reflekton vlerësimin e tyre për karakterin tim politik, por qëndrimin e tyre në raport me një proces të caktuar politik, ku individualitetet tona nuk çojnë peshë. Në fakt, po të më kishin vlerësuar, nuk do të më sulmonin duke synuar denigrimin e personalitetit tim, siç kanë bërë më 12 gusht të këtij viti..

Grupi parlamentar nuk krijohet vetëm nga fakti që disa deputetë ulen në të njëjtën anë të sallës. Ai bëhet grup politik kur arrin ta shndërrojë pluralitetin e brendshëm në qëndrim të përbashkët, e qëndrimin në votë.

Në Parlament, vota është gjuha përfundimtare e politikës. Qëndrimi pa votë mbetet deklaratë ndërsa grupi pa aftësi për ta bashkuar votën mbetet vetëm numër, ndonëse nganjëherë jo pa pasoja politike.

Këtë fatkeqësisht e pamë së voni edhe te LDK-ja: përçarjet e brendshme dhe pamundësia për ta garantuar votën e vet për një marrëveshje të arritur që synonte shmangien e zgjedhjeve treguan sa shpejt mandatet humbin peshën politike kur nuk mund të shndërrohen në votë të unifikuar.

Prandaj, më irriton standardi i dyfishtë: kur LV-ja e mban votën të bashkuar, quhet “nënshtrim” e “direktivë partiake”; kur të tjerët nuk arrijnë ta mbajnë të bashkuar të tyren, fragmentimi shpallet “liri e deputetit”.

Është e vërtetë se dija pa integritet nuk mjafton. Por as protagonizmi i maskuar si integritet. E unë nuk kam nevojë ta simuloj integritetin, sepse e kam atë. Kush e ka përcjellë jetën parlamentare e politike nga 2021-ta, mund të hasë në një mori rastesh ku, përpos integritetit, kam dëshmuar edhe guxim edhe dije. Zatën ato asnjëherë nuk i kam nda.

Kështu që, më pak etiketime për njerëzit, më pak moralizim të qëndrimeve dhe më shumë debat për qëndrimet politike.

Aty le të përballemi.

JU REKOMANDOJMË

Policia merr masa sigurie për marshin në shesh, bllokohen për qarkullim disa rrugë kryesore

Policia merr masa sigurie për marshin në shesh, bllokohen për qarkullim disa rrugë kryesore
12/09/2026 - 10:42

Policia e Kosovës tha se ka ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë për Marshin për Liri që do të mbahet sot në sheshet kryesore të Prishtinës...

Më shumëDetails

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje
12/09/2026 - 10:30

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave që shihen në fotografi, të cilët dyshohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”....

Më shumëDetails

“E shtrirë në tokë …”, një grua gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

“E shtrirë në tokë …”, një grua gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
12/09/2026 - 09:58

Policia ka njoftuar se një grua është gjetur e vdekur në Fushë Kosovë. Trupi i pajete është dërguar ne IML. “Polica është njoftuar se një person femër kosovare...

Më shumëDetails

Gjini fton qytetarët që t’i bashkohen “Marshit për Liri”: Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë

Aleanca thërret konferencë të jashtëzakonshme
12/09/2026 - 09:47

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në “Marshin për Liri” që organizohet sot në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu” nga ora 14:00. Përmes një...

Më shumëDetails

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin
12/09/2026 - 09:16

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje vjetore prej 7.3 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të...

Më shumëDetails

Rexhaj: Kosova është 5-6 vjet prapa OECD-së dhe BE-së, “fëmijët po dënohen pa fajin e tyre”

Rexhaj: Kosova është 5-6 vjet prapa OECD-së dhe BE-së, “fëmijët po dënohen pa fajin e tyre”
12/09/2026 - 08:56

Ish-zëvendësministri i Arsimit në Kosovë, Xhavit Rexhaj, ka thënë për Front Online se rezultatet e fundit të PISA-s nuk paraqesin një situatë të re për Kosovën, pasi vendi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sulmohet me shishe Fehmi Kupina në objektin e Komunës së Prishtinës

    Përparim Rama ia dha në mënyrë tinëzare ‘Tulltoren’ biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Probleme në ajër, presion në kabinë, anulim i fluturimit Cyrih-Prishtinë” – si u përfshi në incident Chair, kompania partnere e Air Prishtina

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë kur grupi parlamentar i PDK-së lëshoi seancën

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë