Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj akuzon Kurtin për dështime në sektorin e energjisë: Premtove transformim, energjia nuk matet me propagandë

15/06/2026 - 11:46
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për mungesë rezultatesh dhe dështim në realizimin e projekteve strategjike në sektorin e energjisë.

Haradinaj tha se Kurti, në mungesë të rezultateve, vazhdon të flasë për të kaluarën, ndërsa qytetarët jetojnë me problemet e vitit 2026.

Ai theksoi se, pavarësisht premtimeve për transformim dhe pavarësi energjetike, Kosova vazhdon të mbetet importuese neto e energjisë elektrike dhe nuk ka ndërtuar asnjë kapacitet të ri bazik prodhues.

“Kur e more pushtetin, premtove transformim energjetik, pavarësi energjetike nga importi, zhvillim ekonomik dhe investime strategjike. Sot, pas pesë-gjashtë vjetësh: • Kosova ende nuk e prodhon energjinë që konsumon, pra nuk mund ta mbulojë konsumin; • Kosova vazhdon të mbetet importuese neto e energjisë elektrike; • Sipas të dhënave të Energy Community, në vitin 2024 Kosova ka prodhuar rreth 6,059 GWh energji elektrike, ndërsa ka konsumuar rreth 6,611 GWh, duke mbetur me deficit prej mbi 550 GWh; • Kërkesa/ngarkesa kulmore (në peak) në vitin 2025 ka arritur rreth 1,600 MW, ndërsa kapaciteti operativ ka qenë rreth 1,241 MW • Kosova ende mbështetet pothuajse tërësisht në termocentralet me linjit të ndërtuara para më shumë se pesë dekadash; • Nuk është ndërtuar asnjë termocentral i ri; • Nuk është ndërtuar asnjë central me gaz; • Nuk është ndërtuar asnjë kapacitet i ri bazik prodhues që garanton sigurinë energjetike afatgjate të vendit”, shkroi Haradinaj.

Ish-kryeministri gjithashtu ngriti shqetësimin për shpenzimet për importin e energjisë, duke pretenduar se nga 1 janari 2021 deri më 31 mars 2026 janë shpenzuar mbi 923 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike, ose mbi 652 milionë euro më shumë se në periudhën 2015-2020.

“Ku është termocentrali i ri? Ku është centrali me gaz? Ku është projekti që do ta zëvendësojë TC Kosova A? Ku është projekti që do ta bëjë Kosovën më pak të varur nga importi?”, pyeti Haradinaj.

Ai rikujtoi edhe arritjet e qeverisë së tij në sektorin energjetik, duke përmendur krijimin e bllokut rregullues Kosovë-Shqipëri, marrëveshjen e kyçjes me ENTSO-E dhe njohjen ndërkombëtare të zonës rregulluese të Kosovës.

Në fund, Haradinaj tha se dallimi mes tij dhe Kurtit qëndron te rezultatet konkrete, duke shtuar se “energjia nuk matet me propagandë, por me megavatë të ndërtuar, rrjet të ndërtuar dhe siguri të furnizimit për qytetarët”.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet nëna e 16-vjeçarit në Prizren, dyshohet për shtytje në vrasjen e kushëririt

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
15/06/2026 - 12:25

Një konflikt familjar në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar me një viktimë dhe disa të arrestuar, mes tyre edhe nëna e të dyshuarit. Zëdhënësi i Policisë për...

Më shumëDetails

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

Aksioni i manipulimit të votave: Kryeprokurori i Gjakovës del në koferencë në ora 15:00
15/06/2026 - 12:16

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave jashtë Kosovës, përkatësisht përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që u mbajtën...

Më shumëDetails

Tahiri: Marrëveshja SHBA-Iran lajm i mirë për paqen dhe ekonominë globale

Tahiri: Albin Kurti e Edi Rama mbeten jashtë dyerëve të Washingtonit, keq i kemi punët si komb
15/06/2026 - 11:53

Edita Tahiri e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së paqes mes SHBA-së dhe Iranit, e cila pritet të nënshkruhet të premten Sipas saj, kjo marrëveshje hap një epokë...

Më shumëDetails

E rëndë: Humb jetën kosovari që u godit në Rrugën e Kombit, edhe shoferja e dyshuar nga Kosova

E rëndë: Humb jetën kosovari që u godit në Rrugën e Kombit, edhe shoferja e dyshuar nga Kosova
15/06/2026 - 11:20

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e së hënës në “Rrugën e Kombit”, përkatësisht në aksin rrugor Rrëshen–Reps. Një shtetas nga Kosova sapo ka zbritur nga autobusi ka...

Më shumëDetails

Merret vendim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut

Operacion për krime lufte në disa lokacione, arrestohen pesë persona në rastin “Reçaku 2″
15/06/2026 - 11:09

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit pesë të arrestuarve të dielën nën dyshimin se kanë marrë pjesë në masakrën e Reçakut. Pas mbajtjes së...

Më shumëDetails

Këta janë kandidatët me më së paku vota

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara
15/06/2026 - 10:55

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 7 qershorit. Edhe këtë të hënë po...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Numërohen afër 30% nga votat e diasporës, kjo është 5-shja më e votuar e LDK-së

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    620 Shpërndaje
    Shpërndaje 248 Tweet 155

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë