Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar konsultë mes shefave të grupeve parlamentare dhe kryesuesin e seancës, Avni Deharin, para seancës së sotme, për t’u konsultuar rreth kandidaturave për Kryetar të Kuvendit.
Haradinaj tha se mund të votojnë edhe kandidat tjerë nga VV, përveç Saranga Bogujevcit dhe Shqipe Selimit.
“Sot përmes Times, do të kërkojmë një konsultë para seancës me shefat e grupeve dhe kryesuesin. Nëse ka gatishmëri, edhe në nivel të kryetarëve të partive që të diskutojmë për kandidaturat, pra se kush mundet me qenë kandidaturë unifikuese. Është e vërtetë që pos emrave që i kemi cek, mund të ketë edhe tjerë, që mund ta marrin votën tonë”, ka deklaruar Haradinaj.
Propozimin e Donika Gërvalllës për Kryeparlamentare në seancën e kaluar, Haradinaj e cilësoi si befasi.
“Mirë është që të kemi informatë paraprake për kandidatin. Në seancën para kësaj ka qenë një befasi që ndodhi…Nuk mundemi me detyru VV kënd me proppzu, por është mirë me diskutu. Ka plot deputetë të VV’së që ne do t’i kishim votuar”.
“Po kërkojmë një kandidat ose candidate që na përfaqëson”, deklaroi Haradinaj./Reporteri













