Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj kritikon Qeverinë Kurti për mos rritje pagash në dy mandate qeverisje, premton pagë mesatare 1 mijë euro

19/08/2024 - 17:00
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj kritikon Qeverinë Kurti për mos rritje pagash në dy mandate qeverisje, premton pagë mesatare 1 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj ka thënë se zgjedhjet zgjedhjet e shpallura me 9 shkurt 2025 janë “një mundësi e jashtëzakonshme që të kthehemi në normalitet”.

Haradinaj në konferencë për media tha se koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët dhe E-30 tashmë e ka draftin e saj të programit qeverisës e madje edhe një strategji për “fushatat linçuese të Albin Kurtit dhe ushtrisë së tij të internetit”.

Haradinaj theksoi se nuk do të lejojnë asnjë qeveri me i rëndua raportet e Kosovës me aleatët edhe rrugën e vendit Euro-Atlantike.“Zgjedhjet e shpallura me 9 shkurt 2025, janë një mundësi e jashtëzakonshme që të kthehemi në normalitet. Sidoqoftë, me 9 shkurt 2025, populli i Kosovës do të dijë të dëshmojë se nuk është popull analfabet, ashtu siç e ka cilësuar kjo qeveri, se nuk mashtrohet, nuk harron e nuk gabon, se është popull mirënjohës ndaj Amerikës dhe se nuk lejon asnjë qeveri të lëndojë raportet tona me aleatet dhe rrugën tonë euro-atlantike, se nuk e lejon askënd ta ktheje prapa e ta stagnoje zhvillimin e vendit. Ne nuk e lejojmë asnjë qeveri që me rëndua raportet tona me aleatët dhe rrugën tone euroantlantike, që nuk lë askënd të kthejë mbrapa Kosovën, për ta ndarë zhvillimin e vendit. Nuk do ta lejoj askënd, sikurse po bën Qeveria Kurti, që po bën kriza artificiale, me qëllimin e vetëm mbetjen në pushtet”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj premtoi se si koalicion do t’ia kthejnë Kosovës zhvillimin, rrisin pagat, pensionet e shtesat dhe për t’i ulur taksat. Ai premtoi se në qeverisjen e tij nuk do të ketë pagë mestare nën 1 mijë euro, dhe s’do të ketë asnjë pagë nën 500 euro.

E deri në fund të mandatit 2028, ai tha se paga minimale do të jetë 1000 euro.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk ka rritur pagat për një mandat qeverisës.“AAK-ja me partnerët e saj si Nisma, Konservatorët dhe E-30 janë bërë bashkë të përballen me këtë qeveri, që ka shkelur mbi çdo vlerë, dhe ka thyer e nënçmuar besa edhe shpifur për vlerat kombëtare. Që ka tradhëtuar besimin e qytetarit, I ka tradhëtu të varfërit dhe diasporën.

Jemi bashkuar për të rritur pagat, pensionet e shtesat dhe për t’i ulur taksat të cilat rëndojnë mbi qytetarët e Kosovës. Nuk do të ketë page mesatare nën 1000 euro dhe nuk do të ketë page nën 500 euro. Dhe deri në fund të mandatit të qeverisë, të vitit 2028, paga minimale do të jetë 1000 euro.Kurti nuk e ka bërë këtë, me fillimin e mandatit dhe është mandati i dytë qeverisës, nuk i ka rritur pagat. Me siguri Kurti ka skenarin me I rrit pagat në javën e fundit para zgjedhjeve. I bëjë thirrje Kurtit, të paktën ti rrit pa hyrë në dimër. Sepse katër vite I ka lënë pa rritje pagash. Jo, ti mashtrojë njerëzit këtë mënyrë dhe në fund ti poshtërojë me një rritje në ditën e zgjedhjeve apo prag të zgjedhjeve”, vijoi Haradinaj.

Haradinaj ka thënë po ashtu se ky koalicion tashmë e ka draftin e saj të programit qeverisës e madje edhe një strategji për siç tha ai “fushtatat linçuese të Kurtit dhe ushtrisë së tij të internetit”.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku shkëputet pak nga politika, publikon foto me vajzat nga bjeshkët e Istogut

Abdixhiku shkëputet pak nga politika, publikon foto me vajzat nga bjeshkët e Istogut
15/08/2026 - 18:59

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një foto me vajzat e tij nga bjeshkët e Istogut. Abdixhiku në postimin e tij ka shkruar ‘’nën...

Më shumëDetails

Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti përfundon në kanal, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti përfundon në kanal, shoferi dërgohet me urgjencë në spital
15/08/2026 - 18:55

Një aksident është shënuar këtë mesditë në Rrugën e Kombit, në afërsi të qytetit të Kukësit. Mësohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka...

Më shumëDetails

Besim Dina propozohet për president të vendit: Ja nga kush dhe pse

Besim Dina propozohet për president të vendit: Ja nga kush dhe pse
15/08/2026 - 18:30

Kosova po i afrohet afatit kushtetues që paracakton përfundimin e mandatit të ushtrueses së detyrës së presidentit, Albulena Haxhiut, derisa partitë politike ende nuk kanë një marrëveshje se...

Më shumëDetails

Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve
15/08/2026 - 18:19

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

PDK i çoi letër të re që të thërras vazhdimin e seancës për nesër, Dehari refuzoi menjëherë

PDK i çoi letër të re që të thërras vazhdimin e seancës për nesër, Dehari refuzoi menjëherë
15/08/2026 - 18:12

Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, bëri të ditur se, grupi parlamentar i kësaj partie i ka dërguar sërish kërkesë, kryesuesit të seancës...

Më shumëDetails

Të martën takimi në Presidencë/ Kush i tha “po” e kush e refuzoi Albulena Haxhiun?

Të martën takimi në Presidencë/ Kush i tha “po” e kush e refuzoi Albulena Haxhiun?
15/08/2026 - 18:09

Përfaqësuesit e partive politike janë ftuar në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për të diskutuar gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e presidentit dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bllokada politike, PDK merr një vendim!

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë