Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj zbulon skenarin e Kurtit, tregon çka iu premtoi ai ndërkombëtarëve se do të bëjë pas zgjedhjeve

25/05/2024 - 08:11
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj zbulon skenarin e Kurtit, tregon çka iu premtoi ai ndërkombëtarëve se do të bëjë pas zgjedhjeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ramush Haradinaj, deputet në Kuvendin e Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, thotë se kryeministri Albin Kurti ka një skenar pse dëshiron të shkojë në zgjedhje por që s’do ta ndihmojë asgjë pasi VV po bie.

“Nuk mundem për besë të flas me ndonjë saktësi të caktuar por duhet pasur një arsye pse ai po nxitohet tash, më shumë se sa që po i bie përqindje, pra ai i ka të dhënat që është në rënie e sipër. Ne po flasim me njëfarë qartësie, ne kemi informata. Kurti ka problem, s’do t’i ndihmojnë as pakot sociale, as koeficienti”, shprehet ai.

Sipas tij, Kurti e ka skenarin që ta shpërndajë Kuvendin e më pas të nisë me disa dhurata për qytetarët për të blerë vota.

“Ai e ka skenarin, shpërndarja e parlamentit dhe në kohën prej shpërndarjes ai do t’i drejtohet qytetarëve me disa dhurata sa për t’ua blerë votën, që është mashtrim dhe njëkohësisht nga frika se diaspora nuk e voton më, e ka votuar diasporën me ministren e jashtme, MPJ edhe pse i ka marrë krejt kërkesat nga KQZ, nuk i ka ndërmarrë veprimet që t’ua mundësojnë shtetasve tonë që jetojnë jashtë Kosovës, që të votojnë në ambasada apo nuk ka hapur kutinë postare që qytetarët tanë të votojnë atje për 60 centë, i ka dënuar të votojnë si herën e kaluar, nuk besoj se është vetëm rënia e votave, ka edhe shqetësime tjera. Po i lëmë hipotetike, por nuk është e mirë e marrëdhënieve të tij me askënd”, vlerëson Haradinaj.

Ai shton se mos anëtarësimi në KiE ka qenë humbje dhe për aleatët dhe të gjitha këto humbje janë si pasojë e Kurtit.

“Unë mendoj se durimi e pasoni e toleranca ndaj tij po zvogëlohet për shkak të sjelljeve e të mashtrimeve të tij. Mos anëtarësimi në KiE s’ka qenë humbje vetëm për Kosovën por edhe për aleatët e Kosovës dhe të vetmit që kanë fituar në këtë rast janë Serbia e Rusia. KiE ka qenë dëshmi për të vazhduar edhe në NATO dhe BE. Edhe mungesa e këtyre dy opsioneve i ka shkaktuar humbje aleatëve tanë, që po luftojnë me Rusinë. Kurti i ka shkaktuar këto pasoja, këto shkojnë në emrin e tij, këto pasoja në emrin e tij kanë shkuar aq larg sa ta inkurajojnë Serbinë t’i shkruajë asamblesë parlamentare të NATO-s”, shton Haradinaj.

Sipas kreut të AAK-së, Kurti u ka premtuar ndërkombëtarëve që do ta bëjë Asociacionin dhe të gjitha që i kërkohet pas zgjedhjeve, andaj dëshiron që t’i shpallë ato.

“Po prandaj thash se po qarkullojnë zëra që Kurti u ka thënë autoriteteve të caktuara përmes emisarëve të vet, që në një mandat të ri ato që s’i ka kryer do t’i kryejë, por s’mund t’i bëjë para zgjedhjeve sepse do të jenë karta e tij kryesore zgjedhore dhe u ka thënë se do ta bëjë atë që tha edhe zonja Gërvalla, që buron nga ky premtim, që çoi dhe letër, pra buron nga premtimi i Kurtit që ka dhënë, andaj po ngutet që të shkojë në zgjedhje dhe sapo t’i kryejë i bën”, potencon ai.

Haradinaj shton se Asociacioni do të përdoret nga Kurti për të marrë votat në zgjedhje dhe më pas do ta dërgojnë draftin, siç dhe janë zotuar.

“Kurti nuk e ka hallin te partia e luftës. Unë e shoh Kurtin si ai që e bën Asociacionin sepse e kanë shkruar letrën, e ka bërë realisht. Zbatimi i tij është çështje praktike që duhet të ndodhë në një mënyrë të caktuar por Kurti u ka kërkuar ndërkombëtarëve, “ju lutem më ndihmoni të shkoj në zgjedhje i padëmtuar, t’i kryej zgjedhjet, t’i kryej punët tjera”, e kanë draftin e kanë bërë…nuk e çojnë draftin para zgjedhjeve, zonja Gërvalla thoshte në letër se e çojnë draftin në fund të majit, prandaj po iu ngutet që t’i shpallin zgjedhjet para fundit të majit, që drafti mos të shkojë para se të votohet, nëse shkojmë në zgjedhje, ai thotë se draftin e kanë të gatshëm por ua japin pas zgjedhjeve sepse iu duhet për t’i marrë votat. Kjo është situata”, deklaron Ramush Haradinaj për Blic Interview./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Në aksionin para Qeverisë, PDK-së i bashkohen asamblistë e aktivistë nga Ferizaj dhe Hani I Elezit

Në aksionin para Qeverisë, PDK-së i bashkohen asamblistë e aktivistë nga Ferizaj dhe Hani I Elezit
28/08/2026 - 08:31

Aksionit të Grupit Parlamentar të PDK-së, e cila po mbahet tash e disa javë para ndërtesës së Qeverisë në shenjë proteste për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit,...

Më shumëDetails

Vrasje në Prizren: Vdes një 14-vjeçar pas therjes me thikë, i dyshuar një i mitur

Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
28/08/2026 - 08:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten mbrëma në Prizren, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një goditje me thikë....

Më shumëDetails

Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!

Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!
28/08/2026 - 00:21

Më 16 shtator, Haga pritet të jehojë nga zëri i mërgatës shqiptare, e cila po mobilizohet për të shprehur mbështetjen e fuqishme për krerët e UÇK-së, në ditën...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë
27/08/2026 - 23:04

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme. Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Rrezik i...

Më shumëDetails

“LVV-ja është në rënie të lirë”, Kasapolli: Kurtit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje

“LVV-ja është në rënie të lirë”, Kasapolli: Kurtit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje
27/08/2026 - 22:41

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se Vetëvendosjes nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje. “Rezultatet e fundit kanë treguar se është në rënie të...

Më shumëDetails

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë
27/08/2026 - 22:36

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka pritur në selinë e NATO-s Nënsekretarin e Luftës të SHBA-së për Politikë, Elbridge A. Colby. Z. Colby u takua me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    445 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Na i copëtove zemrat”/ Familja njofton për vde’kjen e të riut në aksident trafiku në autostradë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë