Hargreaves tha se politikanët duhet të gjejnë mënyra ku fitojnë të gjitha palët, e jo situata ku njëra palë fiton e tjetra humb.
Sipas tij, Kosova është ndërtuar dhe zhvilluar në frymën e bashkëpunimit.
Ai kërkoi nga partitë politike që gjatë fushatës zgjedhore të kenë parasysh nevojën për kompromis dhe bashkëpunim pas zgjedhjeve.
“Ajo që do të jetë shumë e rëndësishme gjatë kësaj fushate që fillon të enjten është që politikanët në të gjitha partitë, të bëjnë fushatën me njohurinë që do të ketë nevojë gjithsesi për një lloj kompromisi, për një lloj marrëveshjeje pas zgjedhjeve. Nuk e dimë se cila do të jetë zgjidhja për shkak se nuk e dimë shifrat që do të dalin, por që sigurisht që do të ketë nevojë për zgjedhjen e presidentit dhe partitë politike në Kosovë do të do të duheshin të gjenin një mënyrë ku fitojnë të gjitha palët, e jo ku humb njëra ose fiton tjetra. Besoj që Kosova ka një Kushtetutë të shëndoshë, në të cilën kemi punuar së bashku”, theksoi Hargreaves në një intervistë për RTK.













