Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për partneritetin ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, si dhe për çështjet me të cilat përballen Kosova dhe rajoni më i gjerë.
Një tjetër temë e diskutimit ishte edhe roli i Grupit të Punës për Strategjinë Shtetërore për Procesin e Ankesave në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Një diskutim i vlefshëm me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, për partneritetin ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, si dhe për çështjet me të cilat përballen Kosova dhe rajoni më i gjerë. Diskutuam gjithashtu për rolin e rëndësishëm të Grupit të Punës për Strategjinë Shtetërore për Procesin e Ankesave në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në sigurimin që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj ekzistuese ndërkombëtare dhe të vazhdojë të respektojë sundimin e ligjit.”, ka shkruar në Facebook.















