Kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se është vendosur që më 27 prill të mbahet seancë plenare, por se kjo nuk do të jetë për presidentin.
Ajo, ka thënë se në seancën e 27 prillit do të adresohen çështje me rëndësi, përfshirë këtu edhe shqyrtimin e projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes
“Do të doja të ishte ashtu, por ende jemi në pritje të një konsensusi sa i përket çështjes së presidentit”, tha ajo.
“Kryesia e kuvendit vendosi që më 27 prill në orën 10:00 të mbajë një seancë të re, për t’i adresuar disa çështje shumë të rëndësishme, dhe në këtë drejtim është anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes”, u shpreh Haxhiu.













