Bekim Haxhiu ka kritikuar drejtorin e SHKSUK-së, Elvir Azizin, shkruan Veriu.info.
Haxhiu ka thënë se lista e pritjeve pritjeve për stendime është 1 vit, ndërsa Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, promovon qasjen diskriminuese për trajtimin e infraktit akut të miokardit për banorët e Prishtinës dhe jo për banorë të komunave të tjera.
Ai duke e etiketuar si shokun e Arben Vitisë ka pyetur drejtorin e SHSKUK-së se përse nuk e furnizojnë rregullisht Klinikën e Kardiologjisë dhe përse pacientët që ftohen nga lista e pritjes prej 1 vit duhet të presin edhe 2-3 javë për intervenim.
“Pyetja për drejtorin e SHSKUK-së, shokun e Arben Vitisë është :
“Përse nuk e furnizoni rregullisht Klinikën e Kardiologjisë me material bazik për koronarografi dhe stendime?
“Përse po ndodh që pacientët që ftohen nga lista e pritjes që kanë pritë një vit, pasi të pranohen në repart duhet të presin edhe 2-3 javë për intervenim?!”
Ai poashtu ka thënë se reformimi dhe përmirësimi i gjendjes së shëndetësisë në Kosovë nuk bëhet përmes mashtrimeve dhe propagandës, por me punë dhe përkushtim, raporton Veriu.info.
“Reformimi dhe përmirësimi i gjendjes në shëndetësi nuk bëhet përmesë mashtrimeve e propagandës, por me punë, me ndalje të keqpërdorimeve dhe abuzimeve, me kujdes të barabart dhe efikas të pacientëve e jo me lista të gjata te pritjes për operacione e procedura diagnostifikuese, jo me referime për në klinikat private dhe barnatoret pranë QKUK-së?”
Postimi plotë i Haxhiut:












