Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka dënuar aktin e shefit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla i cili është parë duke vandalizuar në objektin e Kuvendit Komunal të kryeqytetit.
Hoti përmes një postimi u shpreh se vandalizmi duhet të ndëshkohet me ligj dhe me votë.
“Nuk duhet të ketë vend për sulme vandale në institucionet e vendit”, shkroi Hoti në Facebook, përcjell GazetaBlic.
Reagimi i plotë:












