Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhaj fajëson qeverinë pse Kosova s’u bë shtet me të drejta të plota në OIF

16/11/2024 - 21:17
në Kryesore, Lajme
A A
Hoxhaj fajëson qeverinë pse Kosova s’u bë shtet me të drejta të plota në OIF
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë aktuale duke thënë se paaftësia e saj është shkak që Kosova s’ka arritur të bëhet shtet me të drejta të plota në Organizatën Botërore të Frankofonisë (OIF).

Ai u shpreh krenar që gjatë mandatit të tij të parë si ministër i Jashtëm, Kosova u pranua si anëtare vëzhguese e organizatës së lartcekur.

“Krenar që gjatë mandatit tim të parë si Ministër i Jashtëm, Kosova u pranua si anëtare vëzhguese e Organizatës Botërore të Frankofonisë (OIF), para 10 vitesh, në nëntor të vitit 2014 në Senegal të Afrikës! Kjo arritje u përmbush pas një pune të madhe lobuese jashtë vendit për disa vite në Evropë, Afrikë dhe Azi, së bashku me përmbushjen e kritereve të domosdoshme brenda vendit!”, shkroi ai.

Hoxhaj thotë se ende e ka në mendje gëzimin e fitores së Kosovës kundër Serbisë, Rusisë dhe kundërshtarëve të tjerë, raporton Klankosova.tv.

“Një fitore e rëndësishme, ku Kosova, së bashku me Meksikën, u bë pjesë e kësaj organizate që ka 88 shtete anëtare me një gjeografi globale. Ende kam në mendje gëzimin e fitores sonë kundër Serbisë, Rusisë dhe kundërshtarëve të tjerë, të cilët lobonin kundër Kosovës deri në minutat e fundit para votimit dhe vendimit. 21 vende që ende nuk e kishin njohur Kosovën mbështetën anëtarësimin e saj, një fakt që bëri që presidenti i atëhershëm serb, Nikolić, të anulonte pjesëmarrjen e tij në Samit”, shkruan në postimin e deputetit të PDK-së.

Ish-ministri i Jashtëm thotë se qeveria aktuale ia ka humbur Kosovës jo vetëm aftësinë për ndonjë anëtarësim në ndonjë organizatë, por as nuk është në gjendje ta avancojë statusin e saj aty ku është anëtare.

“Para disa muajsh Kosova ka kërkuar dhe aplikuar për t’u bërë shtet me të drejta të plota, meqë Frankofonia ka shtete anëtare vëzhguese, të asociuara dhe anëtare të plota. Aplikimi i Kosovës nuk ka arritur të sigurojë mbështetje në Samitin e Parisit, çka tregon se qeveria aktuale ia ka humbur Kosovës jo vetëm aftësinë për ndonjë anëtarësim në ndonjë organizatë, por as nuk është në gjendje ta avancojë statusin e saj aty ku është anëtare!”, shkroi ai.

JU REKOMANDOJMË

Kurti i kërkon BE’së të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën: Premtimi juaj është zgjerimi

Kurti i kërkon BE’së të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën: Premtimi juaj është zgjerimi
07/05/2026 - 14:56

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe të hapen negociatat për anëtarësim, duke thënë se vendi...

Më shumëDetails

Mulla Osman Musliu reagon ashpër ndaj Florin Krasniqit: Drenica nuk është plaçkë për lojëra politike!

Mulla Osman Musliu reagon ashpër ndaj Florin Krasniqit: Drenica nuk është plaçkë për lojëra politike!
07/05/2026 - 14:49

Imami i Xhamisë së Drenasit, Mulla Osman Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ish-deputetit Florin Krasniqi, i cili kishte kritikuar Vetëvendosjen me fjalët: “Drenicën s’e kanë mposhtë...

Më shumëDetails

Dita e fundit e afatit, LVV e PDK ende pa njoftim zyrtar, KQZ: 20 parti njoftuan pjesëmarrjen në zgjedhje, dy formuan koalicion

KQZ: Ka nisur numërimi i votave për kryetarë komunash
07/05/2026 - 14:36

Sonte në mesnatë do të përmbyllet afati për partitë politike për të njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje ose mospjesëmarrjen dhe deklarimin e koalicioneve. Që nga hapja e këtij afati...

Më shumëDetails

Palatova – Kurtit: Brukseli nuk mund thjesht t’ua japë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet

Palatova – Kurtit: Brukseli nuk mund thjesht t’ua japë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet
07/05/2026 - 14:30

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka deklaruar se Kosova nuk mund ta marrë automatikisht statusin e kandidatit për anëtarësim në...

Më shumëDetails

Media turke: Kosova do të blejë pajisje për 100 automjete të blinduara

Media turke: Kosova do të blejë pajisje për 100 automjete të blinduara
07/05/2026 - 14:17

Sot në mediat turke u raportua se është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe kompanisë turke SYS për furnizim me pajisje për 100 mjete të blinduara. Kryetari i...

Më shumëDetails

SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Lindje të Mesme

SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Lindje të Mesme
07/05/2026 - 14:02

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë e tyre ushtarake në Lindje të Mesme mes tensioneve me Iranin. Sipas raportimit të The New York Times, që nga muaji shkurt...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim

    “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë