Imami i njohur nga Drenasi, Osman Musliu, i cili ka kandiduar për herë të parë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, ka arritur të marrë 5 mijë e 189 vota duke i radhitur si i 16-ti për nga numri i votave, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Musliu ka lënë pas me vota edhe ministra të qeverisë Kurti si Saranda Bogujevci, Artane Rizvanolli, Fitore Pacolli, Armend Muja, Dimal Basha, e të tjerë.
Sipas këtyre rezultateve ai pritet të jetë zëri i qytetarëve në legjilstarurën e 7-të në Kuvendin e Kosovës./Veriu.info













