Punëtorët në vendin tonë vazhdojnë të kryejnë punën e tyre në mungesë të kushteve elementare të punës.
Një rast i tillë i ka ndodhur dje edhe në Mitrovicë kompanisë së ndërtimit “Aurora Group”, të cilës i janë ndëprerë punimet nga Inspektorati i Punës në dy vendpunishte për shkak të mungesës së skeleve dhe kushteve të sigurta për punë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Sinjalizues të Veriu.info kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.
Vendpunishtet janë rrethuar me shirita nga Inspektorati./Veriu.info/












