Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari, ka shpallur Igballe Huduti (Berishën) si “persona non grata” apo “person i pa dëshiruar” në Republikën e Shqipërisë për një periudhë 15-vjeçare.
Siç raportohet nga mediat në Shqipëri, vendimi është marrë mbi bazën e të dhënave dhe vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse, të cilat e konsiderojnë veprimtarinë e saj si kërcënim për sigurinë kombëtare, rendin kushtetues dhe sigurinë publike në vend.
Urdhri i ministrit i është përcjellë për zbatim Policisë së Shtetit, si dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, të cilat do të ndjekin procedurat përkatëse.
Vendimi u mor pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikoi një foto që tregonte prezencën e saj në protestë. Rama më tej publikoi një foto të mëhershme të Hudutit me ish-liderin iranian, Mahmud Ahmedinexhad.












