Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Igli Tare: Dua titullin kampion dhe Ligën e Kampionëve me Milanin

02/10/2025 - 13:08
në Sport
A A
Igli Tare: Dua titullin kampion dhe Ligën e Kampionëve me Milanin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I ftuar në “Top Story”, drejtori sportiv i Milan dhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare ka rrëfyer shumëçka për rrugëtimin e tij.

Ai ka folur për zgjedhjet e Allegrit si trajner, axhendën e lojtarëve dhe disiplinën që ato ndjekin. Ndër të tjera, Tare ka theksuar se Milan është një klub që nuk duhet thjeshtë të fitojë ndeshje, por duhet të fitojë trofe. Ai thotë se ka ëndërr që me klubin e “Djallit” të “korrë” Scudetton si edhe kupën “veshëgjatë” të UEFA Champions League.

“E dija që rruga ime do kryqëzohej me Milan, është frut i një pune dhe sakrifice ndër vite”, Igli Tare “hap zemrën”: E ndjej shpirtërisht të jem pjesë e historisë së këtij klubi
“Nodhin kudo kritikat në çdo klub. Ka të bëjë me anën tonë profesionale dhe jetën tonë të përditshme. Është shumë e rëndësishme fakti që të arrish këtë klub është ambicie e shumë njerëzve dhe shumë profesionistëve që kanë dhënë shumë në futbollin europian. Prisja vendimin që do merrte klubi në momentin e caktuar. Fakti që zgjati shumë në filli më dha shumë tensioni, por pastaj me kalimin e kohës e jetoja me emocionin e duhur. E dija se nëse do të ishte e shkruar që do të bëhet, do të bëhej. Kur ia arrita isha shumë i bindur që të arrish është diçka e madhe, por të dishë ta mbash është akoma më e madhe.

U fokusova që kur erdha në detyrë pasi ishim me vonesë, disa gjëra duhej të bëheshin më para. Falë faktit ardhja e trajnerit Allegri ishte zgjedhje e duhur edhe nga klubi dhe mbështetën mendimin tim për ta marrë si trajneri. Eksperienca e tij dhe si menaxhon ai skuadrën në nivel imazhi, është shumë e rëndësishme. Rezultatet duken edhe pse jemi në fillimin e këtij sezoni, por kemi premisa. Duke pasur fat edhe për dëmtimet, pasi është i rëndësishëm për një sezon futbollistik, ndoshta do të realizojmë mbrëmje të bukura si ajo përballë Napolit. Kë qaj nga dëmtimet? Leao dhe Jasharin. Këto dy lojtarë kanë qenë të rëndësishëm përsa i përket lojës sonë. Leao i konsoliduar, ndërsa Jashari blerje e madhe përsa i përket anës ekonomike. Kemi pritshmëri pasi ka të gjitha mundësitë për t’u bërë një futbollist i madh në arenën ndërkombëtare.

Axhenda e lojtarëve, disiplina? Ka një diferencë nga politika për faktin që në fushë nuk shkojmë ne, por lojtarët. Ajo që ne kemi në dorë për t’u bërë atyre, është organizimi. Milan është një klub me organizim perfekt për çdo lloji aspekti. Për çdo lojtar që vesh fanellën e këtij klubi, e vetmja gjë që duhet të mendojë është të jetë brenda fushës. Edhe përsa i përket anës burokratike është e zgjidhur nga klubi me njerëz të caktuar, që merren vetëm me këto gjëra. Lojtarët duhet të kenë në kokë vetëm të stërviten dhe të zbresin në fushë për të fituar. Zakonisht pas ndeshjeve, në mëngjes në orën 11:00 fillon stërvitja. Unë kam ritualin që rishoh ndeshjen nga fillimi për të analizuar në detaje. Adrenalina të merr me vete deri në mëngjesin e ditës tjetër. Pagjumësia është një bashkëudhëtar i yni. Sot është stërvitje, nesër skuadra e ka pushim dhe nga e mërkura menduhet për ndeshjen e radhës kundër Juventusit.

Ndeshja ëndërr? Unë kam dy ëndrra të miat. Një ta fitoj kampionatin me këtë skuadër dhe dy të fitoj Champions League me këtë skuadër. Real Madrid, skuadrat angleze janë të mëdha, kanë forcë të madhe nga ana ekonomike, janë pretendentë për Champions. Siç thoshte Carlo Mazzoni, nëse e do biçikletën, pedalo. Nëse arrin në këtë klub të madh, historia e Milanit nuk është të fitosh ndeshje, por trofe. Duhet të dish ta transmetosh te bashkëpunëtorët e tu. Historia e Modric dje ishte ajo që bën diferencën. Fragment i bukur kur përfundon ndeshja, Modric ulet në gjunjë dhe si fëmijët e vegjël gëzonte në moshën 40 vjeçare, me një histori të gjatë me trofe. Kjo është e bukura e futbollit.

Unë e shoh nga ana profesionale rolin tim. Në çdo tratativë ka gjërat e brendshme dhe të jashtme. Gjërat e brëndshme i dimë ne, ndërsa të jashtmet ato që thuhen dhe nëse realizohen apo jo. Unë kam idetë e qarta si ndërtohet skuadra. Çdo gjë është e lidhur dhe fokusuar me skuadrën. Diferencën e bën 1cm, një gol po, një gol jo, jo vetëm për të fituar ndeshjen, por për vazhdimësinë. Sa më pak të gabosh aq më mirë është për këto nivele të larta”, tha Tare.

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas Edit vjen edhe reagimi i Jozit, ja çka ndodhi mbrëmë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Spitali i Mitrovicës ka një njoftim të rëndësishëm për pacientët me kancer

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ky është çmimi i naftës sot në Kosovë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë