Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Infantino: Medaljen e Nderit ia dedikoj Fadil Vokrrit

08/10/2025 - 14:33
në Sport
A A
Infantino: Medaljen e Nderit ia dedikoj Fadil Vokrrit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantinoi ia ka dedikuar Medaljen e Nderit legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Të mërkurën në një ceremoni shtetërore, Infantino është dekoruar nga presidentja Osmani me Medaljen e Nderit.

Pas ndarjes së këtij çmimi, Infantino tha se ndihet shumë i privilegjuar me këtë çmim dhe me prezencën e tij në Kosovë, të cilën e cilësoi si shtëpia e tij.

Medaljen e Nderit, Infantino tha se ia dedikon ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrrit.

“Një kënaqësi e vërtetë të jem në shtëpi sot, në Kosovë. Kosova sot dhe Prishtina është kryeqyteti i botës. Siç e dimë futbolli është më i rëndësishmi në botë atëherë është kryeqyteti i botës. Do të doja t’ia kushtoja këtë medalje Fadil Vokrrit. Për Vokrrin dhe për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe jashtë saj”, ka thënë fillimisht Infantino.

I pari i shtëpisë botërore të futbollit rrëfeu momente të veçanta nga takimet me Vokrrin deri te pranimi i Kosovë në FIFA dhe UEFA.

Ai bëri të ditur se Vokrri kishte bërë çmos që Kosova të pranohej sa më parë në organizatat botërore të futbollit.

“E kam takuar disa herë Fadilin dhe e mbaj mend se kur Kosova ishte një shtet shumë i ri dhe FFK dëshironte të bëhej anëtare e saj ishte pak e sikletshme të takohej me dikë nga Kosova për shkak se shumë shtete nuk e njihnin si shtet të pavarur. Kur u takova për herë të parë me të dhe biseduam gjatë isha pjesë e departamentit ligjor të UEFA-s dhe pas shumë takimeve po i thoja se do të shohim çfarë do të ndodhë, pasi që tashmë vetëm se kishim biseduar shumë herë. Pas shumë këmbënguljeve në fund e kuptova kurajon e njerëzve që besonin në shtetin e tyre dhe në atë çfarë ata dëshironin. Kjo këmbëngulje i solli njohjen nga UEFA dhe FIFA. Pasi i thash Fadilit se nuk do të takoheshim më, ai më dilte gjithkund. Fadili ishte në çdo samit, në çdo seminar, çdo herë kur e hapja derën ose dritaren Fadili më dilte aty, i pari”, rrëfeu me buzëqeshje Infantino.

Ai e cilësoi si nder pranimin e Kosovës në FIFA nën udhëheqjen e tij.

“Kur u bëra president i FIFA-s e kisha shumë të qartë që në kongresin e parë Kosova të bëhej pjesë e FIFA-s dhe kështu ndodhi. Kisha nderin që derisa isha president i FIFA-s dhe në 3 mujorin tim të parë, Kosova të pranohej në FIFA”, deklaroi Infantino.

Presidenti i FIFA-s bëri të ditur se lidhjen e njohjen e tij me Kosovën e kishte edhe para se Kosova të ishte shtet i pavaruar.

Ai tregoi disa momente që kishte kaluar me emigrantët shqiptarë në Zvicër gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Shpërthim me granatë pas mesnate në Prishtinë, kamerat kapin të dyshuarin duke lëvizur me biçikletë – dëmtohet shtëpia dhe një Audi Q8

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas Edit vjen edhe reagimi i Jozit, ja çka ndodhi mbrëmë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ky është çmimi i naftës sot në Kosovë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë