Këshilli Prorokurorial i Kosovës ka njoftuar se intervistat për Kryeprokuror të Shtetit do të mbahen me datë një korrik.
Në njoftim shtohet edhe se, hartimi i pyetjeve do të fillojë në ora 08:00, ndërsa intervistat do të fillojnë nga ora 11:00, në objektin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, salla e takimeve kati VI.
Postimi:
Bazuar në nenin 3 (6A) të Rregullores 07/2026 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores 07/2024 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës se Kosovës, Këshilli Prorokurorial i Kosovës njofton palët e interesuara për monitorim, se intervistat për Kryeprokuror të Shtetit do të mbahen me datë 01 korrik 2026.
Hartimi i pyetjeve do të filloj në ora 08:00, ndërsa intervistat do të fillojnë nga ora 11:00, në objektin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, salla e takimeve kati VI.
Njoftohen të gjithë të interesuarit që t’u përmbahet të gjitha rregullave dhe orareve të përcaktuara nga KPK-ja dhe me mirëkuptim luten që për shkak të hapësirës së kufizuar, të konfirmojnë emrin e një përfaqësuesi/monitoruesi duke kontaktuar Zyrën pёr Komunikim Publik në adresën: [email protected] më datë 26 qershor 2026.
ORARI I INTERVISTAVE -KANDIDATËT PËR KRYEPROKURORË TË SHTETIT
E mërkurë, 01 korrik 2026
Takimi i Panelit Vlerësues për hartimin e pyetjeve standarde (tre orë para fillimit të intervistave) 08:00
1. z. Atdhe Dema nga ora 11:00
PAUZA 12:00-13:00
2. z. Naim Abazi nga ora 13:00
3. z. Rafet Halimi nga ora 14:15
4. z. Shqipdon Fazliu nga ora 15:30
5. z. Zejnulla Gashi nga ora 16:45














