Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Investitori nga Shqipëria i rrokaqiejve në Prishtinë dhe rrjeti i tij i biznesit që lidhet me politikanë të njohur në Tiranë

21/02/2025 - 20:24
në Kryesore, Lajme
A A
Investitori nga Shqipëria i rrokaqiejve në Prishtinë dhe rrjeti i tij i biznesit që lidhet me politikanë të njohur në Tiranë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prishtina po tërheq gjithnjë e më shumë investitorë nga Shqipëria, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, ku zona e njohur si “Prishtina e Re” është shndërruar në një epiqendër të projekteve të mëdha. Së fundmi, kompania “Paluca Group” ka siguruar një leje ndërtimi për dy komplekse të mëdha banimi, një investim që ka kaluar nëpër procedura të gjata në Komunën e Prishtinës, shkruan Demokracia.com.

Mbi një vit iu deshtë kompanisë të sigurojë një leje për dy rrokaqiej në Prishtinë. Hulumtimi tregon se rrjeti i kompanive dhe ortakërive të “Paluca Group” shtrihet përtej Kosovës, duke krijuar lidhje të ndërlikuara biznesore me kompani të tjera në Shqipëri. Këto lidhje shkojnë deri te biznesmenë dhe figura të rëndësishme politike, ku mes tyre është edhe Ilir Meta, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, aktualisht i përballur me akuza për korrupsion.

Demokracia.com ka zbuluar detaje të rëndësishme mbi mënyrën se si u lidhen këto kompani mes vete, përmes ortakërive dhe transfertave të kapitalit.

Kompania “Paluca Group” ka marrë leje për të ndërtuar dy komplekse të larta banimi me qira, pas një pritjeje prej më shumë se një viti për shqyrtimin e dokumentacionit në komunë. Pronari i tokës ku do të ndërtohen këto komplekse është Avni Gashi, në zonën qendrore të “Prishtinës së Re”.

Leja e lëshuar për ndërtim mbulon një sipërfaqe prej 19,956.40 m2 dhe kompania ka paguar taksa komunale në vlerë prej 233,647.46 euro. Sipas dokumentacionit të lejes së ndërtimit, objektet do të kenë katësi 2B+P+11+K në dy ndërtesa.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), “Paluca Group” është regjistruar si shoqëri aksionare në janar të vitit 2022, me dy aksionerë që kontrollojnë nga 50% të aksioneve: Besnik Paluca si drejtor menaxhues dhe Edmir Frani. Aktiviteti kryesor i biznesit është ndërtimi i objekteve banesore dhe komerciale.

Në Shqipëri nuk ka të dhëna për biznese të regjistruara me emrin “Paluca Group”, megjithatë kompania ka faqe të dedikuara në internet dhe Facebook, ku promovon projektet e saj, duke përfshirë disa projekte në Shqipëri dhe ato që planifikon të fillojë në Prishtinë.

Gjithashtu, ekziston një kompani në emër të Besnik Palucës, e quajtur “ALBES INVEST” Sh.p.k,e cila është themeluar në vitin 2021 dhe ka lidhje me kompaninë “Primo Group”.

“ALBES INVEST” kontrollon 50% të aksioneve të “Primo Group”, ndërsa 50% të tjera i kontrollon kompania “E&E Rrjolli” Sh.p.k, me pronarë Edmir Frani dhe Ervis Rrjolli, e cila është hapur në të njëjtën kohë me “ALBES INVEST”.

Bazuar në të dhënat e opencorporates.al, kompania “Primo Group” që është në pronësi të Besnik Paluca posedon në pronësi kompaninë “Primo Invest”, e cila është hapur më datë 15/03/2024. Këtu posedon aksione edhe “ALFAZED” shpk, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar më datë 27/10/1998 që është hapur nga Shefikat Ngjela dhe Niko Ngjela. Por, Shefikat Ngjela, e cila ia ka kaluar 100 për qind aksionet të bijës, blogeres së famshme shqiptare, Ersi Ngjela.

Me kapital 46 mijë lekë, Alfazed ka si objekt kryesor import-eksport artikuj të ndryshëm, industrial dhe ushqimor, por edhe punime dheu, muraturë betoni e beton arme, e punime shembjesh, ndërtime civile etj.

Sipas mediave në Shqipëri, në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) më 2 korrik 2024, është miratuar një leje për ndërtimin e një kulle prej 50 kateve në Tiranë, e cila do të realizohet nga “XH & M” Sh.p.k (ish-Merkaj), “ALFAZED” Sh.p.k dhe “Smart Construction Invest” Sh.p.k. Kompania “Smart Construction Invest”, me pronar Redi Struga, është themeluar në vitin 2021 dhe ka një kapital fillestar prej vetëm 100 lekë. Administrator në kompaninë “XH & M” (ish “M E R K A J”) është Fatmir Merkaj, ndërsa pronare është Sofije Merkaj. Fatmiri ka qenë shoferi i Ilir Metës për një kohë të gjatë.

Ilir Meta privatizoi Birrën e Tiranës në vitin 2001 dhe aktualisht kontrollon rreth 10% të aksioneve të “ALFAZED”. Në vitin 2003, Shefikat Ngjela bleu disa hidrocentrale në Bulqizë.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se asnjëra nga kompanitë pjesëmarrëse nuk disponojnë burime të mjaftueshme financiare për të realizuar një investim kaq të madh si kulla prej 50 kateve, megjithatë ato mund të aplikojnë për kontrata kredie në banka, të cilat zakonisht nuk mbulojnë më shumë se 10% të vlerës së investimit.

Demokracia.com ka analizuar vetëm të dhënat publike mbi “Paluca group” dhe lidhjet e pronarëve biznesore, duke u bazuar në dokumente zyrtare dhe burime të hapura. Ky hulumtim nuk sugjeron ndonjë veprim të paligjshëm nga individët apo kompanitë e përmendura, por synon të informojë publikun mbi rrjetin e ndërlidhur të bizneseve dhe investimeve në sektorin e ndërtimit.

JU REKOMANDOJMË

Shtyhet mbledhja e KGJK-së, mungesa e kuorumit pengon trajtimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

Shtyhet mbledhja e KGJK-së, mungesa e kuorumit pengon trajtimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë
24/07/2026 - 13:58

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi disa anëtarë kanë lëshuar takimin. Fillimisht, mbledhjen e ka lëshuar anëtari i...

Më shumëDetails

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë
24/07/2026 - 13:53

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në Prishtinë sot e ka dënuar Ahmetin...

Më shumëDetails

Tra’gjedi në Shtime: Humb jetën 3-vjeçari, dyshohet se u ngulfat me një copë mishi

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
24/07/2026 - 13:49

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Shtime, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u ngulfat me një copë mishi. Sipas raportit...

Më shumëDetails

“VitaLab” e Lavdim Zhdrellës kapet me staf të palicencuar, teste HIV dhe shërbime të palicencuara – gjobitet me 3 mijë euro

“VitaLab” e Lavdim Zhdrellës kapet me staf të palicencuar, teste HIV dhe shërbime të palicencuara – gjobitet me 3 mijë euro
24/07/2026 - 12:23

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr u paguan nga Serbia, morën pjesë në takime për bllokimin e rrugëve

Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr u paguan nga Serbia, morën pjesë në takime për bllokimin e rrugëve
24/07/2026 - 11:57

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se, bazuar në të dhënat që ka në dispozicion, pjesa dërrmuese e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ mbështetës të...

Më shumëDetails

“Ndryshe” – Bajqinovci prezanton ndryshimin në look

“Ndryshe” – Bajqinovci prezanton ndryshimin në look
24/07/2026 - 11:35

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka zgjedhur rrjetet sociale për të prezantuar pamjen e tij të re. Bajqinovci mbrëmë ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shfaqet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia deklarohet për Veriu.info për plagosjen në Vushtrri: I dyshuari gjendet në arrati (Video)

    Policia deklarohet për Veriu.info për plagosjen në Vushtrri: I dyshuari gjendet në arrati (Video)

    216 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Dr. Gëzim Bajrami sfidon vendimin e shtetit, kryen analiza në poliklinikë edhe pas pezullimit të veprimtarisë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ndërpritet emisioni, analisti i vërsulet Nexhmedin Spahiut

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Euroja ndryshon pamje pas më shumë se 20 vitesh

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • LAJMI I FUNDIT: Plagoset një person në Vushtrri

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë